-
VIDEO
Pas atentatit të dështuar në 2019, banda e Durrësit me ‘plan B’! Urdhri i Plarent Dervishaj: Vrisni prokurorin Ndoj dhe ‘Rrumin e Shijakut’
5 të arrestuarit, anëtarë të bandës së Durrësit që dyshohet se drejtohet nga i kërkuari i drejtësisë, Plarent Dervishaj, janë përgjuar prej vitesh nga SPAK. Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se nën organizimin e Dervishajt, bashkëpunëtorët e tij në bandë, miq e familjarë, do të tentonin së dyti të vrisnin prokurorin Arjan Ndoja dhe Rrumin e Shijakut, që i shpëtuan plumbave të tyre 3 vite më parë
-
VIDEO
Rrëshqet toka në Manati të Lezhës! Shkëputet muri dhe godet shtëpinë dy koteshe, të rrezikuara disa banesa
Toka ka rrëshqitur dhe muri mbajtës është shkëptur e goditur një banese dy katëshe, duke i shkaktuar plasaritje
-
VIDEO
Ministri i Drejtësisë: 21 janari krim shtetëror, të ndëshkohen autorët! Sprovë për drejtësinë e re
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një konferencë për mediat i ka kërkuar SPAK që të nisë hetimet për 21 janarin duke e konsideruar si krim shtetëror, teksa i është referuar një kasete përgjimi të publikuar në media. Manja tha se në kasetë tregohet se ka një provë të re materiale se kush janë urdhëruesit e 4 vrasjeve.
‘Të mos minohet shteti i së drejtës. 21 janari është krim shtetëror është akt i pastër krim terrorist i shtetit dhe nuk ka asnjë justifikim, kushdo që përpiqet të justifikoje këtë krim shtetëror si krim pushteti kryen një krim të ri mbi drejtësinë. Janë vrarë në demokraci duke protestuar si qytetarë të lirë ditën për diell nga pushkët e pushtetit të kohës. Edhe pse ky është një fakt i ditur botërisht, përpos vetë deklarimeve të vullnetshme të ish-kryeministrit Berisha se ato i varu shteti, nga mbarë më darkë ka një provë të re materiale që mbështet tërësisht deklarimet e ish-kryeministrit dhe provon se kush janë urdhëruesisit dhe autorët e vërtetë të 4 vrasjeve. Shqipëria ende sot reket ti japë fund tranzicionit të gjatë politik duke pasur lak për qafë pa ndëshkuar. Ky krim shtetëror i pa ndëshkuar vazhdon që tu bëjë karshillëk jo vetëm viktimave por vet drejtësisë së re. Në hundën e saj.’- tha Manja.
-
VIDEO
12 vite nga '21 janari', homazhe për 4 'Dëshmorët e Atdheut', lule nga Rama e të afërmit në vendet ku u vranë: SPAK të rihapë çështjen, po presim drejtësi
Sot shënohen 12 vite nga një prej ngjarjeve që ka shënjuar më së shumti historinë e të paktën këtyre 32 viteve demokraci në Shqipëri, krimi i rëndë i 21 janarit 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit. Në Bulevardin 'Dëshmorët e Atdheut po mbahen homazhe për 4 të vrarët.
-
VIDEO
Aksident në aksin Elbasan-Qafë Thanë! Makina përplaset me furgonin e mallrave
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë. Një makinë është përplasur me një furgon të transportit të mallrave.
-
VIDEO
Çfarë po paralajmëron Berisha? Ish-Kryeministri: Nuk pranojmë kurrë zgjedhje të vjedhura, do bëjmë revolucion! Betejë për 'jetë a vdekje'
Sali Berisha e ka gati skenarin në rast se humb garën elektorale të 14 majit. Ai thotë se nuk do të njohë zgjedhjet dhe do të nisë revolucionin kundër qeverisë. Ramën e akuzon se po mban peng logon dhe vulën e PD-së në Gjykatë që të mos fitojë zgjedhjet, ndërsa Alibeajn se përfiton tenderë të qeverisë.
-
VIDEO
Vrasja e Aleks Nikës ende pa autor, familjarët letër drejtuesve të lartë të shtetit: Para drejtësisë urdhëruesit e 21 janarit, po na soset durimi
Familjarët e Aleks Nikës, e vetmja vrasje pa autor më 21 janar, i dërgojnë institucioneve drejtuese më të larta në vend, një letër përmes së cilës shprehin zhgënjimin jo vetëm për mungesën e drejtësisë por edhe të vullnetit politik për të vënë para përgjegjësisë organizatorët dhe urdhëruesit e 4 vrasjeve në bulevard, që për ta janë krime shtetërore që duhet t’i hetojë SPAK.
-
VIDEO
Në pranga për atentatin ndaj prokurorit Ndoja dhe ‘Rrumit të Shijakut’, GJKKO lë në burg 5 të arrestuarit
Të pestë të arrestuarit ditën e djeshme me urdhër të SPAK për hetimet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja dhe ‘Rrumit të Shijakut’ do të mbeten në burg. Ky ishte vendimi i GJKKO pak më parë.
-
VIDEO
Përmbytjet/ Përkeqësohet situata në Barbullojë të Lezhës, banorët: Kemi tre ditë të izoluar nga uji! Ndreu: Jemi në gatishmëri
Situata e krijuar nga përmbytjet është përkeqësuar në fshatin Barbullojë të Lezhës. Niveli i ujit është rritur me rreth 15 cm. Shumë familje janë të izoluara për shkak të prezencës së ujit rreth banesave, ndërsa dhe rrugët janë të pakalueshme nga automjetet e vogla.
-
VIDEO
Berisha paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: Ka filluar manipulimi masiv, s’do e pranojmë kurrë! Do bëjmë revolucion
Sali Berisha ka paralajmëruar sot se forca e tij politike nuk do ta njohë një proces të manipuluar dhe të vjedhur zgjedhor sipas tij. Berisha thotë nuk do ta njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.
“Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet. Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratë nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur. Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve. Përgjigjja është vetëm një: vetëm revolucion”, ka thënë Berisha në komunikimin e tij me qytetarët në Facebook.
-
VIDEO
Berisha: Me mosregjistrimin e ’11 dhjetorit’ në gjykatë po merret peng vendimi i Zhukrit! Duan të mos hyjmë në zgjedhje, por s’na pengon më asgjë
Ish-Kryeministri Berisha e quan pengmarrje të vendimit të Gjykatës faktin e mosregjistrimit dhe pasqyrimit në regjistrin e partive politike të ndryshimeve në statutin e PD në Kuvendin që ai mbajti më 11 dhjetor 2021. Berisha tha se kjo bëhet për ta detyruar PD të mos hyjë në zgjedhje ose të hyjë me emër tjetër.
-
VIDEO
Moti i keq, disa zona në Korçë pa energji elektrike
Gjatë natës në qarkun e Korçës ka patur reshje shiu me intensitet të ulet dhe në lartësi mbi 800 m reshje dëbore. Trashësi e se cilës varion nga 10-25 cm, në Dardhe dhe Qafa e Qarrit. Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë natës për mirëmbajtjen e segmenteve kryesore nacionale dhe ato turistike, ato janë pastruar dhe vazhdon qarkullimi normal i automjeteve.