• VIDEO

    Dëbora e parë në Krujë, rrugët në Qafshtamë janë të kalueshme vetëm me zinxhirë

    Të gjitha malet në rrethin e Krujës janë mbuluar nga dëbora që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm. Trashësia e dëborës arrin deri në 15 cm ndërsa qarkullimi i automjeteve është i mundur vetëm duke përdorur zinxhirë.

    Report TV ka siguruar pamje nga Qafshtama, ku pavarësisht vështirësisë që dëbora sjell në qarkullim, panorama e krijuar është tepër e bukur.

    •  
  • VIDEO

    Dalin PAMJET e operacionit të policisë për atentatin ndaj Arjan Ndoj, kërkime me metal-kërkues në 11 banesa nga RENEA, FNSH dhe Forcat Operacionale

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Komploti”, për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një ngjarjeje të rëndë kriminale, të ndodhur në vitin 2019.

    Operacioni u zhvillua në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.  

    Operacioni, nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, FNSH dhe Repartin Special Renea, nën koordinimin e SPAK-ut. 

    Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 5 shtetas. Shpallen në kërkim 4 shtetas të tjerë. 

    Sekuestrohen 1 armë gjahu, 1 jelek antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme.  

    Gjatë këtij operacioni, u zhvilluan kontrolle në 11 banesa, në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.

    Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të një ngjarjeje të rëndë kriminale, të ndodhur në datën 1 nëntor 2019, në Shkozet, Durrës, bazuar në provat e siguruara, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, FNSH dhe Repartin Special Renea, ka organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Komploti“. 

    Gjatë këtij operacioni janë ekezkutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasit:

    B. H., 54 vjeç, M. D., 38 vjeç dhe G. N. alias K. N., 40 vjeç, të tre banues në Durrës;

  • VIDEO

    Aksident në rrugën Burrel-Klos, 6 persona të plagosur nga përplasja e dy automjeteve

    Një aksident ka ndodhur në rrugën ‘Burrel-Klos’. Mësohet se janë plagosur gjashtë persona, mes tyre dy drejtues mjetesh dhe katër pasagjerë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Shkëmbi i Kuq’.

  • VIDEO

    Elbasan/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit, nis seanca për Arbër Paplekajn! Sot priten të dëshmojnë dëshmitaret e ngjarjes

    Ka nisur seanca për Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen politike të Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021

  • VIDEO

    Rrëfimi i të penduarit të drejtësisë, arrestimi i 5 personave pas kontrollit në banesën e Ramazan Rrajës dyshohet se erdhi pas dëshmisë së Nuredin Dumanit

    Bashkëpunëtori i drejtësisë që dyshohet të ketë sjellë arrestimin e 5 personave mendohet të jetë Nuredin Dumani. Ka edhe të tjerë që i janë bashkuar drejtësisë duke rrëfyer ngjarje kriminale, por nuk është konfirmuar ende një emër konkret.

    SPAK pritet të dalë në një deklaratë për media që të japë detaje nga operacioni i kontrollit në banesën e Ramazan Rrajës.

  • VIDEO

    Reshjet e dëborës në Korçë, qarkullimi i mjeteve pa problematika! Dëmtime në 2 shkolla nga erërat, përmirësim të furnizimit me energjinë elektrike

    Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe Korçën por nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve. Trashësia e borës ka arritur nga 5 deri në 15 cm në rrugën e Dardhës ndërsa vijon puna me borëpastruese për pastrim dhe kriposje. Edhe në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme në rrugë.

    Segmentet kryesore nacionale dhe ato turistike Qafa e Thanës-Pogradec-Korçë-Kapshticë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë dhe Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë kanë qënë të hapura dhe pa probleme, është punuar gjatë gjithë natës për mirëmbajtjen e tyre.

    Në bashkinë Kolonjë gjatë natës ka patur erëra te forta dhe shira të rrëmbyeshëm, ndërsa në mëngjes borë 2-3 cm. Si pasojë ka patur dëmtime në dy shkolla, dhe po punohet për riparimin e tyre. Në bashkinë Korçë do të vazhdojë heqja e pjesës tjetër të çatisë në ndërtesën tek pazari. 

    Ka përmirësim te furnizimit me energji elektrike, sot ka defekte sporadike ne bashkinë Pogradec fshati Jollë, ne bashkinë Devoll fshati Çipan, në bashkinë Korçë, fshatrat Kodra dhe Peshtan, të Njësisë Administrative Vithkuq. Grupet e punës janë në teren dhe po vazhdojnë nga riparimet e defekteve

  • VIDEO

    Moti i keq në Lezhë, flet kryetari i Bashkisë Lezhë: Uji është tërhequr, s’ka pasur shumë probleme të pa menaxhueshme

    Rrugët janë duke u pastruar në Lezhë, pas tërheqjes së ujit. Kështu raporton kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu i cili shton se situata është monitoruar. Sipas tij, në qarkun Lezhë nuk ka patur probleme të pa menaxhueshme.

    “Siç e shihni uji është tërhequr. Gjatë natës ka rënë shi, por nuk ka më ngarkesë. Tani nuk kemi më situatë emergjente por do ndërhyjmë më lagje për t pastruar. Nëse ka reshje, do mbajmë në kontakt njerëzit që na ndihmojnë. Nuk ka pasur shumë probleme. Kontrolluam zonën, evakuuam disa familje ka pasur probleme por s’kemi pasur situatë jashtë kontrolli. Në Lezhë s’do ketë më të tilla situata.”- tha Pjerin Ndreu, kryetari i bashkisë së Lezhës

  • VIDEO

    Moti i keq/ Bllokohet aksi i rrugës së Arbrit!

    Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit gjatë orëve të fundit. Kjo ka sjellë bllokimin e rrugës së Arbrit ndërsa vijon pezullimi në 2 shkollat në Lezhë, oborret e të cilave ishin të mbuluara nga uji një ditë më parë. Moti i keq ka pezulluar edhe lundrimin nga Durrësi në Bari dhe anasjelltas. Shkak është bërë stuhia detare, ndërsa pritet që lundrimet të nisin ditën e nesërme. 

    • VIDEO

      Reshjet e dëborës në Llogara, pastrohet dhe kriposet rruga! Asnjë problematikë në qarkullimin e mjeteve

      Edhe Llogaraja është përfshirë nga reshjet e borës gjatë natës. Borëpastrueset kanë dalë menjëherë në terren duke pastruar dhe kriposur rrugën që të mos krijohen problematika në qarkullimin e mjeteve.

      •  
    • VIDEO

      U përmbytën ditën e djeshme, mësimi vijon të jetë i pezulluar në dy shkolla të Lezhës! Tërheqja e ujit, lë pas dëme në banesa dhe biznese

      Pavarësisht rënies së intensitetit të reshjeve të shiut, gjatë orëve të fundit, edhe gjatë ditës së sotme nuk po bëhet mësim në dy shkollat të cilat një ditë më parë ishin nën pushtetin e ujit, shkollat ‘Gjergj Kastrioti’ dhe ‘Besëlidhja’.

      Ndërkohë uji është tërhequr në disa prej zonave të qytetit ku kishte probleme, por ka lënë pas dëme të konsiderueshme në banesa dhe biznese të cilat u përmbytën një ditë më parë.

    • VIDEO

      Arrestimi i eurodeputetes Eva Kailit për korrupsion, Rama: Thashë karma të vjen hakut

      Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në samitin e Davos foli edhe për Reformën në Drejtësi, një reformë në kuadër të integrimit në BE. Sipas Ramës kur u filloi procesi i Reformës vendi mbeti pa Gjykatë Kushtetuese, por BE ngriti sërish problematikë për faktin se nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Rama u ndal edhe tek arrestimet për korrupsion të nënpresidentes së BE-së dhe eurodeputetes Eva Kaili. Rama tha se kur doli kjo çështje e arrestimeve për korrupsion tha se i zuri ‘karma’.

      Arrestimi i eurodeputetes Eva Kailit për korrupsion, Rama: Thashë karma të vjen hakut
       
    • VIDEO

      Vuçiç një Putin i Vogël në Ballkan? Presidenti serb: S’kemi sulmuar askënd! Për BE-në ka një popullaritet në rënie në rajon

      Presidenti Aleksandër Vuçiç nga Davosi i Zvicrës ku po merr pjesë në forumin ‘Zgjerimi i horizonteve të Europës’, u shpreh se në të gjithë këtë kohë Serbia nuk ka sulmuar asnjë vend dhe se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Teksa u përgjigj ne ligje me krahasimin që i bëhet me Putinin, presidenti serb u shpreh se Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës.  I pyetur nëse e konsideronte Putinin një kriminel lufte, Vuçiç iu shmang duke e kaluar këtë çështje.

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv