-
VIDEO
52 vjeçari u gjet i pajetë pranë gurores ku punonte, vëllai i Gjin Bibës flet për Report TV: E kanë masakruar punonjësit! Do t'i hedh në gjyq
Viktor Biba, vëllai i 52 vjeçarit, Gjin Biba i cili u gjet i pajetë sot, dy ditë pasi ishte deklaruar i zhdukur, ka folur për Report TV.
Ai është shprehur se besonte që vëllai i tij ishte masakruar dhe se dyshonte që ngjarja nuk kishte qenë aksidentale siç thuhet në njoftimin e policisë. Ai hodhi poshtë pretendimin se viktima konsumonte alkool, duke deklaruar se 52 vjeçari nuk e tepronte me pijen.
-
VIDEO
Zbulohet magazina me lëndë radioaktive dhe municion luftarak në Kukës, arrestohet 41 vjeçari që e kishte në pronësi (EMRI)
Policia e Kukësit ka arrestuar 41 vjeçarin Durim Mata i cili kishte në pronësi një magazinë në të cilën u gjetën dhjetëra bidona plastikë, ku dyshohet se mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike.
-
VIDEO
Atentati ndaj Arjan Ndoja dhe 'Rrumit të Shijakut', dyshohet se u organizua nga Plarent Dervishaj! 3 bashkëpunëtorë drejtësie rrëfyen detajet
Burime për Report Tv bëjnë me dije se atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut u organizua nga Plarent Dervishaj, i cili dyshohet se ndodhet në Dubai.
Të penduarit e drejtësisë që kanë dhënë detaje për këtë ngjarje kriminale janë 3, mes të cilëve edhe Nuredin Dumani.
Po ashtu mësohet se SPAK ka dijeni se 4 personat në kërkim për atentatin ndodhen jashtë vendin dhe janë duke bërë procedurat konkrete.
-
VIDEO
Rrëmbyen një person, e plagosën dhe e mbajtën peng, arrestohen 4 autorët në Sarandë! 1 në kërkim
4 persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi rrëmbyen, plagosën dhe mbajtën peng një person.
-
VIDEO
Moti i keq/ Gjoni në Report Tv: Të dielën do ndërpriten reshjet e shiut dhe dëborës! Javën e ardhshme do të ketë temperatura më të ulëta
Kushtet e motit pritet të përmirësohen këtë të dielë me ndërprerjen e reshjeve të shiut dhe të dëborës. Këtë bëri me dije përfaqësuesja e IGJEUM, Anira Gjoni në një intervistë për Report Tv duke shtuar se me ndërprerjen e reshjeve, do të ulen edhe temperaturat gjatë javës së ardhshme.
-
VIDEO
Trageti nga Brindisi mbërrin pa probleme në Portin e Vlorës, pas orës 16:00 pritet përkeqësim i motit
Kushtet hidrometeorologjike të parashikuara dhe kushtet aktuale të detit dhe erës janë përmirësuar në Portin e Vlorës. Anija pasagjere e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë mbërriti normalisht.
Por pas orës 16:00 kushtet hidrometeorologjike pritet të përkeqësohen përsëri ne drejtimin jug-perëndim me dallgëzim deri në 7 ballë dhe me shpejtësi ere deri 15-20m/s brenda gjirit të Vlorës
-
VIDEO
Uji ‘rrëmben’ 12 shtylla elektrike më Shkodër, 2398 familje pa drita!
Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit gjatë orëve të fundit. Kjo ka sjellë përkohësisht bllokimin e rrugës së Arbrit, ndërsa më pas është linuar. Vijon pezullimi në 2 shkollat në Lezhë, oborret e të cilave ishin të mbuluara nga uji një ditë më parë. Moti i keq ka pezulluar edhe lundrimin nga Durrësi në Bari dhe anasjelltas. Shkak është bërë stuhia detare, ndërsa pritet që lundrimet të nisin ditën e nesërme.
-
VIDEO
Atentati ndaj Arjan Ndoj, policia jep detajet e operacionit: 5 në burg, 4 në kërkim! Ja çfarë u zbulua nga kontrollet në 3 qytete
Finalizohet operacioni policor i koduar “Komploti”, për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një ngjarjeje të rëndë kriminale, të ndodhur në vitin 2019.
Operacioni u zhvillua në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.
Operacioni, nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, FNSH dhe Repartin Special Renea, nën koordinimin e SPAK-ut.
Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 5 shtetas. Shpallen në kërkim 4 shtetas të tjerë.
Sekuestrohen 1 armë gjahu, 1 jelek antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme.
Gjatë këtij operacioni, u zhvilluan kontrolle në 11 banesa, në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.
Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të një ngjarjeje të rëndë kriminale, të ndodhur në datën 1 nëntor 2019, në Shkozet, Durrës, bazuar në provat e siguruara, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, FNSH dhe Repartin Special Renea, ka organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Komploti“.
-
VIDEO
Pas disa orësh bllokim nga dëbora, lirohet qarkullimi në rrugën e Arbrit
Ditën e sotme rruga e Arbrit u raportua si një aks i pakalueshëm për automjetet.
Por pas disa orësh, Report Tv mëson se rruga është zhbllokuar dhe se është e kalueshme.
-
VIDEO
Reshjet e shiut shkaktojnë erozion të tokës në aksin nacional Këlcyrë-Përmet, një pjesë e rrugës rrezikon të shembet
Koha e keqe ka shkaktuar probleme serioze në hyrje të qytetit të Këlcyrës në aksin nacional Këlcyrë-Përmet. Shirat e shumta kanë shkaktuar erozion në pjesën e majtë të rrugës në fjalë duke krijuar jo pak probleme në qarkullimin e automjeteve. Këto të fundit po qarkullojnë në një anë të rrugës pasi pjesa e dëmtuar rrezikon të shembet si pasojë e erozionit. Ne vendngjarje janë vendosur shenja dalluese dhe orientuese.
-
VIDEO
Atentati ndaj Arjan Ndoj, 5 emrat e botës së krimit për të cilët u lëshua urdhër arresti nga SPAK dyshohet se siguruan mjete për vrasjen
Emrat e njohur të botës së krimit për të cilët u lëshua masë arresti pas operacionit në banesën e Ramazan Rrajës janë Plarent Dervishaj, Julian Mecaj, Bashkim Haxhiaj, Marsel Decka dhe Akil Nerjaku.
Ata dyshohet të kenë gisht në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndojës pasi siguruan kushte dhe mjete për vrasjen.
-
VIDEO
I dënuar me burgim të përjetshëm, Aldo Bare kërkon ulje të dënimit për sjellje të mirë! Avokati: Burgu nuk na jep vlerësimin, seanca u shty
Alfred Shkurti, i njohur ndryshe si Aldo Bare ka kërkuar ulje të dënimit ndërkohë që në shtator të viti të kaluar Gjykata e Lartë e ka lënë në burg. Siç edhe avokati i tij, Oligert Kume pohon, Bare ka bërë kërkesë disa herë për sjellje të mirë.