-
VIDEO
Moti i keq, ministri i Mbrojtjes: Lezha dhe Shkodra më të rrezikuarat! Situata nën monitorim! Disa bashki të marrin masa paraprake që të paraprijnë çdo situatë
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një konferencë për mediat ka folur rreth situatës së motit në të gjithë vendin, Ministri tha se situata është nën monitorim, nuk ka rrezikshmëri, ndërsa qarqet që janë prekur më tepër nga reshjet e shiut janë Shkodra dhe Lezha.
-
VIDEO
Kamerat spiune në shërbim të grupeve kriminale, Softa: S’kishin sinjal! Pamjet transmetoheshin përmes kabllove të internetit! Policia mund t’i kthente në dobi të saj
Me zbulimin në Shkodër të kamerave spiune, eksperti i sigurisë Fation Softa thotë se heqja e tyre ishte e gabuar pasi mund të përdoreshin nga policia për qëllimet e tyre. Në një intervistë për Report Tv në 'Sot, live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu, Softa e konsideron të ekzagjeruar dhe në shkallë të lartë sigurie përdorimin e kamerave në Shkodër, duke shtuar se tregon arsyen përse nuk gjenden serverat.
-
VIDEO
Moti i keq në Korçë, era e fortë rrëzon çatinë prej llamarine të një magazine! Dëmtohen 5 automjete të parkuara
Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8 në Korçë, për shkak të erës së fortë, është rrëzuar çatia prej llamarine e një objekti (magazinë produktesh ushqimore). Për pasojë, janë dëmtuar 5 automjete të parkuara në afërsi të këtij objekti, ndërsa nuk ka dëme në njerëz.
-
VIDEO
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi thirret në SPAK, pyetet mbi një orë për tenderat e dhëna në kohën kur drejtonte bashkinë
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur ditën e sotme në në Prokurorinë e Posaçme Anti-korrupsion. Roshi ka qëndruar në SPAK për mbi një orë, ndërsa është thirrur me kërkesë të prokurores Enkeleda Millonai.
-
VIDEO
Të përftuara nga veprimtaritë kriminale, konfiskohen 4 apartamente me vlerë 300 mijë euro të një çifti në Elbasan
4 apartamente me vlerë 300 mijë euro janë konfiskuar në Elbasan. Pronarët janë dy bashkëjetues të dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda, në vitin 2009, për trafikim armësh, drogë dhe falsifikim.
-
VIDEO
Situata nga moti i keq, kryebashkiaku i Lezhës për Report Tv: Ekipet e emergjencave janë në terren, kemi gjithçka nën kontroll
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu foli në Report Tv për situatën e krijuar nga moti i keq. Ndreu tha se të gjitha ekipet e emergjencës janë në terren dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme. Ndreu tha se kanë identifikuar zonat problematike dhe kanë gjithçka në kontroll.
-
VIDEO
Përmbytjet e tokave, kulturat që po rrezikohen të rrënohen
-
VIDEO
Iu përmbyt banesa në Lezhë, banori për Report Tv: Ka vite që nuk ndodh, gjithçka brenda shtëpisë më është prishur
Për shkak të motit të keq, disa banesa janë përmbytur në Lezhë. Report Tv sjell pamjet ku shihet sesi uji është futur në banesat e zonës, ndërsa lumi Drin ka dalë nga shtrati në disa pika.
-
VIDEO
Dëmtohet çatia e një shtëpie nga moti i keq në Tropojë, anëtarët e familjes mbesin në 'qiell të hapur'
Tropoja është bashkia më e prekur nga situata e krijuar nga përkeqësimi i kushteve te motit. 48 orët e fundit ka pasur reshje shiu të cilat janë shoqëruar me erë të fortë e për rrjedhojë kanë shkaktuar probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike. Pa energji elektrike janë fshatrat Zogaj Kepenek, Kam, Radogosh, Berishë dhe Çorraj të Nj.Ad Bytyq. Ekipet e OSHEE ndodhen në terren për çdo avari duke siguruar furnizim me energji për banorët.
-
VIDEO
Moti i keq në Lezhë, përmbyten disa banesa në Lam të Ri! Të tjera rrethohen nga uji, banorët e izoluar
Moti i keq e me reshje shiu të dendura kanë shkaktuar përmbytjen e disa banesave në Lam të Ri të Lezhës. Disa të tjera janë rrethuar nga uji, dhe për pasojë banorët kanë mbetur të izoluar.
-
VIDEO
Ishin arratisur nga Shqipëria, arrestohen në Spanjë dy drejtuesit e organizatës kriminale shqiptare! Planifikonin sulm me eksploziv ndaj rivalëve të tyre
Dy drejtuesit e një organizate kriminale shqiptare janë arrestuar në Madrid dhe Barcelonë të Spanjës. Hetimet ndaj tyre nisën pas informacioneve të marra që në nëntor të vitit të kaluar kur dy shqiptarët të cilët raportohet të jenë anëtarë të një organizate kriminale, ishin arratisur nga Shqipëria ku akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe pastrimit të parave.
-
VIDEO
Moti i keq në Shkodër, prefektja Angoni: Situata është e menaxhueshme, emergjencat janë në gatishmëri
Prefektja e Shkodrës, Maljinda Angoni ishte në zonën e Obotit ku inspektoi situatën e krijuar nga moti i keq. Në daljen për mediat, Angoni tha se deri më tani situata është e menaxhueshme dhe të gjitha ekipet e emergjencave janë në gatishmëri nëse do të ketë një përkeqësim të situatës. Aktualisht në rrugën e Obotit ka prezencë të lartë të ujit dhe është e kalueshme vetëm me mjete te larta.