-
VIDEO
Reshjet e shiut në Shkodër, ministria e Mbrojtjes: Lumi Buna del nga shtrati në Muriqan dhe Oblik! 275 ha të përmbytura
Reshjet e shiut kanë përfshirë bashkinë e Shkodrës, ndërsa në përditësimin më të fundit të situatës raportohet se ka dalje të lumit Buna në Muriqan dhe Oblik dhe sipërfaqja e përmbytur është 275 hektarë.
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 7.55 m me një rritje prej 15 cm me orën 08.00 të datës 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ). Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.20 m me një rritje prej 15 cm me orën 08.00 të datës 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Aktualisht grupet e emergjencave civile të bashkisë së Shkodrës jane ne monitorim te vazhdueshëm të situatës.
-
VIDEO
Përplasja me Açkën, Zhupa në Report Tv: Bashkoi votat me PS-në, s’mund të më presë fjalën! Margariti, i ka bërë dëme të jashtëzakonshme kulturës
Ina Zhupa deputete e Partisë Demokratike ka hedhur një lumë akuzash ndaj ministres së Kulturës Elva Margariti. Gjatë një intervistë në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’, Zhupa tha se Margariti është një ministre e ç’kulturës dhe se ka bërë dëme të jashtëzakonshme për kulturën shqiptare
-
VIDEO
Fier/ Dyshohet se ra me makinë në lumin Seman, rinisin kërkimet për 26 vjeçarin e zhdukur prej 4 ditësh
Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit Mateo Lika i cili është raportuar i zhdukur që prej katër ditësh pasi dyshohet se ka rënë me makinë në ujërat e lumit Seman.
-
VIDEO
Hynë në uzinën e armëve në Gramsh, del ekspertiza e pamjeve nga droni i dy rusëve dhe ukrainasit! Kishin filmuar repartin RENEA e disa objekte të tjera ushtarake
Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë në duar ekspertizën e një prej dronëve që sekuestruan pas arrestimit të dy shtetasve rus dhe një ukrainas në uzinën e Gramshit. Sipas burimeve, nga kqyrja e dronit është zbuluar se në të kishte pamje të disa institucioneve dhe reparteve.
-
VIDEO
Statusi i investitorit strategjik, Tabaku: Rrezikohet të përdoret nga PS në fushatë! Të ndryshohet afati për paraqitjen e kërkesave nga subjektet e interesuara
Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat po diskuton propozimin e ardhur nga PD, të deputetes Jorida Tabaku, të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 55/2015, “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Duke risjellë në vemendje se si, raste si ai i Portit të Durrësit, Tabaku tha se këto janë shembujt kuptimplotë se si pasuritë shtetërore i falen kompanive private, në lidhje me qeverinë ose atyre, pronësia e të cilave mbetet e dyshimtë për shkak të regjistrimit në parajsa fiskale.
-
VIDEO
Arrestimi i mësuesit të fizkulturës nën akuzën se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse, drejtoresha e shkollës: Është pezulluar nga puna
Për arrestimin e Kleanth Laçit, mësuesit të fizkulturës në shkollën 9 vjeçare ka folur edhe drejtoresha e kësaj shkolle. Në një prononcim për mediat, ajo tha se për rastin hetohej prej dy ditësh ndërsa shtoi se Kleanth Laçi ishte pezulluar nga puna deri në përfundim të hetimeve.
-
VIDEO
Mësuesi i fiskulturës në Tepelenë arrestohet për ngacmim seksual të dy nxënëseve! Kushi e pezullon nga puna! Mësuesja e shkollës 9 vjeçare: Nuk e bën ai këtë gjë
Mësuesi i fizkulturës në Tepelenë, Kleanth Laçi është arrestuar nga polica e Gjirokastrës nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj dy vajzave të mitura të cilat mësonin në shkollën 9 vjeçare ku 59 vjeçari jepte mësim.
-
VIDEO
Arrestimi i mësuesit që ngacmoi seksualisht dy nxënëse, mësuesja e shkollës në Tepelenë: Nuk e bën profesor Keli këtë! Drejtoresha i kërkon të futet brenda
Njëra prej mësueseve ndihmëse të shkollës 9 vjeçare në Tepelenë ku dyshohet se mësuesi i fizkulturës, Kleanth Laçi ka ngacmuar seksualisht një nxënëse, ka deklaruar se nuk besonte që 59 vjeçari ta ketë bërë diçka të tillë.
-
VIDEO
Moti i keq/ Trageti në Portin e Durrësit shtyn lundrimin! Mungesë energjie elektrike në Vlorë, Lezhë dhe Shkodër, bllokohet aksi 'Dedaj-Bogë'
Përkeqësimi i kushteve të motit ka bërë që tragetet në Portin e Durrësxit të shtyjnë lundrimet. Nga reshjet e shiut raportohet mungesë energjie elektrike në Vlorë dhe Shkodër ndërsa ka dalë nga shtrati përroi Dedaj-Bogë duke sjellë bllokimin e rrugës.
-
VIDEO
Bilanci i vitit 2022 dhe pritshmëritë e këtij viti, Kumbaro dhe Margariti në konferencë për mediat
Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe ajo e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro po zhvillojnë sot një bilanc të vitit të kaluar dhe pritshmëritë e këtij viti
-
VIDEO
Mot i keq në Lezhë/ Bllokohet puna në portin e Shëngjinit, nuk lejohet lundrimi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike
Moti i keq me shi dhe erë të fortë, ka bllokuar punën në portin e Shëngjinit. Prej mbrëmjes të së martes, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha llojet mjeteve. Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në përmiresimin e kushteve atmosferike. Sipas të dhenave shpejtësia e erës në det hapur është 20m/s si dhe dallgët e detit kanë shkuar deri 7-8 ballë me drejtim jug/perëndim. Si pasojë e motit te keq që ka përfshire rajonin e Lezhës prej mbrëmjes të së mërkurës, ka patur probleme dhe me furnzimin me energji elektrike në disa zona. OSHEE bën me dije se ka ngritur grupe pune dhe është në gjendje gadishmërie për riparimin e defekteve që mund të shkaktohen si pasojë e motit të keq.
-
VIDEO
Durrës/ Dyshohet se i morën para një shoferje, nën hetim dy efektivë të rrugores dhe drejtuesja e mjetit
Dy efektivë të policisë rrugore në Durrës janë vënë nën hetim nga policia për korrupsion pasi dyshohet se i kanë marrë para një shtetase