-
VIDEO
Tiranë/ Pastruesja me djalin vjedh para dhe sende me vlerë 120 mijë euro në shtëpinë ku punonte! E inskenuan si grabitje, me lekët e vjedhura blenë 2 ‘Benz’
Nënë e bir, Rozeta e Havier Dobi, u arrestuan si persona të dyshuar për vjedhjen e parave dhe sendeve te çmuara me vlerë totale 120 mijë Euro në një shtëpi në rrugën e Kosovarëve në Tiranë, ku 49 vjeçarja ishte punësuar pastruese. Me paratë nënë e bir blenë dy makina luksoze
-
VIDEO
Përkujtohet 107-vjetori i tragjedisë malazeze në Shëngjin, 400 emigrantë humbën jetën nga mbytja e anijes në 1916-ën
400 persona, emigrantë malazez në kontinentin Amerikan, humbën jetën me 6 janar të vitit 1916, pasi anija që po udhëtonin ndeshi në një minë nën ujore dhe u fundos në afërsi të portit të Shëngjinit. Në përkujtim të kësaj tragjedie, në Shëngjin u organizua një veprimtari përkujtimore, ku të pranishëm ishin autoritet malazeze e shqiptare si dhe pasardhës të viktimave.
-
VIDEO
Prezantoheshin si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, arrestohen 3 persona! U morën bizneseve 130 000 euro
Prezantoheshin si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, arrestohen 3 persona! U morën bizneseve 130 000 euro.
-
VIDEO
Akuzat e opozitës për investitore strategjike, Xhaçka: Shpifje! Fjalën e fundit e thotë gjykata! S’kam shkelur asnjë ligj
-
VIDEO
Kryenegociatorja e Shqipërisë me BE-në: Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë forcoi mbështetjen për integrimin
Kryenegociatorja me BE-në Majlinda Dhuka në një konferencë të përbashkët me ministren e Jashtme u shpreh se mbajtja e samitit të BE-Ballkani Perëndimor forcoi mbështetjen për integrimin gradual të rajonit në BE bazuar mbi merita.
‘Ne vitin 2022 mbështetja unanime e vendeve anëtare dhe institucioneve të BE-së duke dhënë dritën jeshile për nisjen e negociatave shënoi një moment histori mbi vendin, Shqipëri ai çeli negociatat mbi bazën e meritës. Çoi para axhendën e reformave të rëndësishme të vendit. Progresi i dukshëm i Shqipërisë u konfirmuan dhe në raportin e KE-së për Shqipërinë. Struktura institucionale janë forcuar dhe Shqipëria ka bërë qartas progres, sipas raportit të KE-së. Në 2022 u mbajt në Tiranë për herë të parë samiti i BE- Ballkani Perëndimor, i cili riafirmoi rëndësinë e partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor si një rajon me perspektive të qartë Europiane. Mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Riafirmoi se BE mbetet partneri më i afërt i yni. Samiti forcoi mbështetjen për integrimin gradual të rajonit bazuar mbi merita. U zhvillua dhe u thellua dialogu në të gjitha nivelet.'- u shpreh Dhuka.
-
VIDEO
Ministrja e Jashtme konferencë me kryenegociatoren me BE: Çelja e negociatve ishte kurorëzimi i një pune të madhe
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka po zhvillon një konferencë për mediat bashkë me ministren e Shtetit dhe kryenegociatoren me Bashkimin Europian Majlinda Dhukën, me tematikë Shqipëria në marrëdhëniet me jashtë dhe rrugën e integrimit europian 2022 – 2023
-
VIDEO
Në kërkim për drogë, grabitje dhe krime kundër personit, në pranga 36-vjeçari turk! Tentoi të hynte në Shqipëri nga Morina
Një 36-vjeçar turk, i dënuar me 25 vjet burgim, për trafikim droge, vjedhje me armë dhe krime kundër personit ka rënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për Kesim Sedal. Edhe pse në kërkim ndërkombëtar, ai ka tentuar që të hyjë në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar të Morinës.
-
VIDEO
Si u zbulua vjedhja e banesës në Tiranë, pastruesja dhe djali i saj krijuan skenën si grabitje
Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi e kanë inskenuar vjedhjen e shtëpisë në rrugën e Kosovarëve si të ishte grabitje.
Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, bëjnë me dije se vjedhja është bërë me çelësin që ka patur pastruesja dhe më pas kanë bërë rrëmujë për të improvizuar një skenë të autorëve të rastësishëm. Më pas janë mbajtur nën vëzhgim personat e dyshuar mes të cilëve nënë e bir dhe nisur nga shpenzimet e kohëve të fundit kanë lindur dyshimet se ishin ata autorët.
Denoncimi është bërë më 15 dhjetor nga një grua e cila jeton me vajzën e saj. Pronarja e banesës jeton me vajzën e saj dhe është e divorcuar. Kanë biznese dhe të ardhura të bollshme.
-
VIDEO
Shkodër/ Hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, vihet në pranga për vrasje, 32-vjeçarja! Gjendet trupi i pajetë i fëmijës! Autorja e pa martuar, ua rrëfeu mjekëve planin makabër
SHKODËR- Një foshnje vetëm disa ditëshe nuk ka mundur të gëzojë jetën, pasi nëna e tij vendosi t’ia merrte në mënyrën më makabër. Policia kishte marrë informacion se mbrëmjen e djeshme, 32-vjeçarja O.G, kishte braktisur fëmijën e saj 8-ditëshe dhe kishte raportime se do e hidhte në lumin Kir. Pas informacioneve të marra, uniformat blu kanë nisur kërkimet, por për fat të keq nuk arritën që ta parandalonin si ngjarje. Pas kërkimeve të kryera gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin u gjet i pajetë, trupi i foshnjës.
-
VIDEO
Pastruesja dhe djali i saj vjedhin rreth 120 mijë euro në banesën ku punonte në Tiranë, arrestohen nga policia! Me lekët e vjedhura blenë edhe 2 makina
Rozeta Dobi dhe Havier Dobi, nënë e bir janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë vjedhur rreth 120 mijë euro, (mallra me vlerë dhe para) në banesën ku punonte 49-vjeçarja
-
VIDEO
Deti përparon drejt tokës, ‘përpin’ 1420 hektarë në Fier!
Një fenomen i njohur tashmë është erozioni detar në Seman të Fierit, i cili çdo vit merr sipërfaqe toke dhe duna ranore. Sipas drejtorit të tokave në Fier, dëmtimi shkon deri në 1420 hektarë.
-
VIDEO
Politika, çfarë pritet nga 2023 dhe risia e re në arkiv
Grupi i Sali Berishës ka zgjedhur kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit, por nga ana tjetër grupi i Enkelejd Alibeajt nuk i ka zyrtarizuar ende. Shanset për të dalë me një kandidat të përbashkët janë të vogla, por analisti Sami Neza thotë në Report Tv se opozita po del e bashkuar në këto zgjedhje.