-
VIDEO
Aksident në Pogradec/ Një mjet ka goditur një karrocë në rrugë, asnjë i lënduar, drejtuesi i mjetit largohet në drejtim të paditur
Një aksident ka ndodhur në fshatin Petrushë në Pogradec pasi një mjet ka përplasur një karrocë.
-
VIDEO
Aksidentet në rrugë, flet për Report Tv eksperti i sigurisë Hasho: Nuk zbatohen rregullat e sigurimit teknik dhe tejkalohet shpejtësia! Shteti të bëjë më shumë
Ekperti i sigurisë, Fatmir Hasho ishte në një lidhje Skype për Report Tv ku analizoi arsyet e aksidenteve rrugore në Shqipëri si edhe dhe dy rastet e fundit të një efektivi policie dhe një punonjës servisi që ndërruan jetë nga shpërthimi i një gome të një kamioni. Ai thekson se në shumicën e rasteve, aksidentet ndodhin pasi drejtuesit e automjeteve nuk zbatojnë rregullat e sigurimit rrugor duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar.
-
VIDEO
Radhë kilometrike në Kapshticë, shkak një problem në doganën greke! Qytetarët presin për t’u futur në Greqi: Kemi dy orë këtu, humbëm tragetin
Radhë të gjata kilometrike në doganën e Kapshticës. Mësohet nga burime zyrtare se shkak është bërë ngadalësimi i punës për shkak të një problematike nga pala Greke. Radha e mjeteve nga ana shqiptare për shkak të këtij bllokimi shkon më shumë se 2 km.
-
VIDEO
I arrestuar për inceneratorin e Fierit, ndërron jetë në QSUT, Enver Sheshi, dyshohet nga arresti kardiak! Familjarët: Do kallëzojmë prokurorët dhe gjyqtarët
Enver Sheshi 59-vjeçari i arrestuar për inceneratorin e Fierit ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit të QSUT. Dyshohet se 59-vjeçari vdiq nga arresti kardiak. Sheshi, ndodhej në burgun 313 dhe mendohet se si pasojë e infarktit, ndërroi jetë një orë pasi mbërriti në urgjencën e QSUT.
-
VIDEO
Iu vodhën 120 mijë € në banesë në Tiranë, nën hetim ish-shefja e Kabinetit të Arben Ahmetaj!
Një shumë prej 120 mijë eurosh ka qenë fundi i sagës së vjedhjeve të Rozeta dhe Havier Dobit, nënë e bir të cilët u kapën pas denoncimit të pronares së banesës Alda Klosi në rrugën e ‘Kosovarëve’ në Tiranë. Por mesa duket, telashe nuk kanë pasur vetëm sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj, adhurues i jetës së luksit, por edhe për Shefen e Kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.
-
VIDEO
U vetëplagos me armë gjahu, 59-vjeçari nga Saranda mbërrin me helikopter te ‘Trauma’
Një 59-vjeçar është shtruar në spitalin e Sarandës rreth mesditës së sotme pasi është vetëplagosur me armë gjahu.
-
VIDEO
Banorët përzënë Strazimirin dhe Vokshin nga ‘Xhon Belushi’: Ikni, ta kishit bërë ju kur e kishit bashkinë
Partia Demokratike kishte lajmëruar sot një deklaratë për të denoncuar punimet në rrugën “Xhon Belushi” në njësinë numër 4 në Tiranë. Por, deputetja Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri nuk e zhvilluan dot aty deklaratën pasi banorët nuk i lejuan, duke i akuzuar ata për bllokim të punëve të qytetit.
-
VIDEO
Trafik i rënduar pranë ‘City Park’, shkak rënia e inerteve të kamionit në mes të rrugës
Një trafik i rënduar është regjistruar pak minuta më parë pranë ‘City Park’ pak pasi kalon Vorën.
-
VIDEO
Elbasan, transportonin kanabis dhe mbanin armë zjarri me vete, arrestohen 2 persona, 1 në kërkim
2 persona kanë rënë në pranga dhe 1 është shpallur në kërkim për transportim kanabisi
-
VIDEO
Radhë të gjata kilometrike në Kapshticë, shkak një problem nga pala greke
Radhë të gjata kilometrike në doganën e Kapshticës. Mësohet nga burime zyrtare se shkak është bërë ngadalësimi i punës për shkak të një problematike nga pala Greke. Radha e mjeteve nga ana shqiptare për shkak të këtij bllokimi shkon më shumë se 2 km.
-
VIDEO
Peleshi: Kredi 30 mln euro nga Italia për mbrojtjen civile, flotës ajrore do i shtohen dy avionë me kosto modeste
Dy avionë dhe mjete të posaçme për mbrojtjen civile do i shtohen vendit tonë me anë të kredisë me vlerë 30 mln euro nga Italia. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Peleshi në konferencën e tij për shtyp ku tha se duke qenë se çështja e mirëmbajtjes është një ndër hallkat e vendit tonë, mbrojtjes civile do i shtohen dy avionë të rinj të cilët do kenë kosto modeste. Peleshi shtoi se do të zgjidhen marka nga Kroacia dhe Mali i Zi dhe do të cilësohen si zgjidhje inteligjente.
-
VIDEO
Peleshi: Këtë vit do ndërtojmë qendrën opercionale të fushës kibernetike, ekspertët do kenë paga më të mira se privati
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se këtë vit do t’i jepet më shumë prioritet fushës se sigurisë dhe mbrojtjes. Në konferencën për mediat. Peleshi tha se këtë vit do të ndërtohet qendra opercionale e fushës kibernetike. Duke qenë se specialistët e IT dhe ekspertët e kiberenetikës janë ndër profesionet më të kërkuara në treg, Peleshi thotë se do t’i rrisin pagat e ekspertëve që do punojnë në ministri më shumë se privati. Ai thekson se rritja e pagave do bëhet me qëllim që të mos kenë mungesë të burimeve njerëzore.