-
VIDEO
‘Makina luksoze, mijëra euro dhe banesa’, Prokuroria e Lushnjës konfiskon pasuritë e ‘Julit të Pashakos’ dhe dy personave të tjerë! Janë siguruar nga veprimtari kriminale
Prokuroria e Lushnjës ka konfiskuar pasuritë e tre personave. Dyshohet se Julian Sula, Demir Licka dhe Fatmir Abdurramani kanë ngritur pasuritë e tyre duke kryer veprimtari të paligjshme.
-
VIDEO
SPAK dërgon për gjykim ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj! Kërkohet konfiskimi i 7 pasurive
SPAK ka mbyllur hetimet për ish anëtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj dhe ka dërguar çështjen për gjykim në GJKKO. SPAK kërkon edhe konfiskimin e pasurive të tij, 3 apartamente, 2 garazhe e 1 dyqan në Ishull Lezhë dhe 1 tokë në Vlorë.
-
VIDEO
Gjyqi në Apel për statutin e PD, Grupi i Alibeajt kërkon dorëheqjen e gjyqtares: Mund të paragjykojë çështjen! Shtyhet seanca për në 17 janar
Seanca për bashkimin e dy statuteve të PD është shtyrë për në datën 17 janar, ora 09:00. Gjykata e Apelit mori këtë vendim pasi grupi i Alibeajt kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja. Trupa gjykuese do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga PD që pretendon se çështja po paragjykohet.
-
VIDEO
Lëvizte në mes të Krujës me pistoletë, arrestohet 31-vjeçari! Kishte armën e zjarrit me fishek në fole gati për qitje
Një 31-vjeçar, Klajdi Buza ka rënë në pranga pas lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës.
-
VIDEO
Mitsotakis mbërrin në Shqipëri, përfaqësuesit e minoritetit grek e presin me lule
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Shqipëri. Helikopteri i tij është ulur në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”, ku është pritur me lule ndërsa pranë i qëndrojnë Vangjel Dule dhe Fredi Beleri.
-
VIDEO
Ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano përplas me makinë një 17-vjeçar në Llogara, shoqërohet në polici
Ish kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano është shoqëruar në komisariat pasi teksa qarkullonte me automjetin e tij ka përplasur një 17 vjeçar i cili ka përfunduar në gjendje kome për shkak të goditjes së fortë që ka marrë nga makina.
-
VIDEO
U përplas me makinë nga ish kryebashkiaku i Himarës, 17 vjeçari përfundon në gjendje kome! Pritet të niset drejt Tiranës
17 vjeçari E.H ka kaluar në gjendje kome pasi u përplas nga automjeti tip ‘Benz’ që drejtohej nga ish kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano.
-
VIDEO
Ina Zhupa padit Gjinushin: E ka kthyer Akademinë e Shkencave në institucion të politizuar! Është shkelur kushtetuta
Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka paditur dhe ka kërkuar pezullimin e kreut të akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushin.
-
VIDEO
Përçarja e PD, debate në Report Tv Bejko: Na ndau Berisha, do thjesht PD dhe jo të fitojë zgjedhjet! Gazetari: Alibeaj dhe Bardhi po i shërbejnë mazhorancës
Përçarja e PD-së mbetet ende një ndër tematikat më të nxehta në debatet televizive. Ashtu sikurse në çdo deklaratë të tijën ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejkou shpreh se partia demokratike është ndarë për shkak të Berishizmit.
-
VIDEO
Situata në veri të Kosovës, Elezi: KFOR të refuzojë kërkesën e Beogradit për futjen e trupave serbe! Çejku: Fjala e ndërkombëtarëve zgjidh situatën
Situata në veri të Kosovës mund të çtensionohet vetëm përmes faktorit ndërkombëtar. Kështu u shpreh ish ambasadori i Kosovës Arben Çejku në një intervistë për Report Tv duke thënë se kryeministri i Kosovës po përpiqet të tregojë distancim nga tendencat dhe provokimet e Beogradit. Eksperti i sigurisë Bedri Elezi u shpreh se situata është shumë komplekse.
-
VIDEO
Përurimi i teatrit, Rama ‘zbulon’ bisedën me arkitektin: I thashë, s’jemi vend për ato tarifat e frikshme, kemi bërë pazar të mirë
Kryeministri Rama zbuloi se çfarë i kishte thënë arkitektit më përpara se të realizonte projektin e teatrit të ri. Rama u shpreh se i kishte thënë arkitektit se nuk jemi vendi për të vendosur ato tarifat e frikshme dhe se kishin bërë një Pazar të mirë për projektin. Me humor, Rama u shpreh se arkitekti do ketë se çfarë të rrëfejë kur ta pyesin nëse ka bërë ndonjë gjë të mirë në jetë e jo thjesht për të pasurit me “skonton” që bëri në Tiranë.
“Është një nga arkitektët më të shtrenjtë që të jemi të qartë dhe jemi falënderues sepse e ka kuptuar që nuk ishte ky vendi për të vendosur ato tarifat e frikshme dhe mund të them që kemi bërë pazar të mire. I kam thënë Bjarkes që bëje këtë gjë për Shqipërinë dhe shqiptarët sepse do ta kesh si argument që kur të shkosh tek Shën Pjetri, e të thotë: “mor, djalë, mirë fitove tërë ato lekë po ndonjë gjë të mirë për njerëzit bëre apo thjesht punove për kapitalistët dhe për të pasurit?” Edhe do t’i thuash, shiko se kam bërë dhe një teatër atje në Tiranë ku kam bërë një skonto të rëndësishme”, tha Rama.
-
VIDEO
Përurimi i teatrit, Altin Basha: Godina e re i përket së ardhmes! Është moment për artin e kulturën shqiptare
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha i pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar tha se ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për artin dhe kulturën, por për gjithë shoqërinë shqiptare. Ai u shpreh se ka qenë dëshmitar i përpjekjeve të vazhdueshme të trupës së Teatrit Kombëtar, të cilët, siç thekson Basha, tek ajo godinë nuk gjenin mjetet për të bërë artin e tyre.
“Godina e re i përket të ardhmes. Artistët nuk gjenin mjetet te teatri i vjetër për të bërë art”- tha Altin Basha.
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha i pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar tha se ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për artin dhe kulturën, por për gjithë shoqërinë shqiptare. Ai u shpreh se ka qenë dëshmitar i përpjekjeve të vazhdueshme të trupës së Teatrit Kombëtar, të cilët, siç thekson Basha, tek ajo godinë nuk gjenin mjetet për të bërë artin e tyre.
Sipas tij, ndërtimi i Teatrit të ri do ti shërbejë jo vetëm artistëve aktualë, por edhe brezave të ardhshëm.
“Është një moment për artin dhe kulturën shqiptare, por edhe për gjithë shoqërinë.
Unë jam një person që kam qenë dëshmitar i përpjekjeve edhe i vuajtjeve dhe frustrimeve të vazhdueshme të trupës së Teatrit Kombëtar që sot nuk jetojnë më që tek ajo sallë nuk gjenin mjetet për të bërë artin e tyre. Ata kërkonin një zgjidhje që të ishte e plotë, e sigurt për të ardhmen dhe përfundimtare. Ky diskutim ka nisur që në vitet 50. U deshën 70-80 vjet që dëshira e tyre të kishte një zgjidhje dhe kjo zgjidhje ishte më e mira e mundshme për një teatër të ri, një teatër të investuar me paratë e taksapaguesve. Ky teatër nuk i përket vetëm të tashmes, por edhe të ardhmes”, tha Basha.