-
VIDEO
‘Kompjuteri nuk ha mik, por disa duhet të mbarojnë punë më herët’, Kadastra me shërbim të ri: Shërbim brenda 48 orëve, me pagesë më të madhe
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka vendosur në shërbim të qytetarëve shërbimin e përshpejtuar elektronik, me anë të së cilit dokumentet do merren për 48 orë, jo si më parë për 10 ditë. Deri, tani ky shërbim u është bënë në dispozicion noterëve dhe nis javës tjetër për të gjithë qytetarët.
-
VIDEO
Sot 3 vite nga tërmeti tragjik, ç'ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit që i mori jetën 51 shqiptarëve! Ambasadorja e BE: Vazhdojmë me programet e rindërtimit
Kjo e shtunë shënon 3 vjetorin e tërmetit tragjik, që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019, ku për pasojë humbën jetën 51 qytetarë dhe mbi 1000 të tjerë u plagosën.
-
VIDEO
Përplasi studenten për vdekje, del video pak pas aksidentit në Greqi, shqiptari me shpejtësi skëterrë
Një 21-vjeçare humbi jetën në Greqi katër ditë më parë pasi u përplas për vdekje nga një 26-vjeçar shqiptar. Mediat greke kanë publikuar videon pak minuta pas aksidentit në Selanik, ku duket se 26-vjeçari është larguar me shpejtësi të lartë pas aksidentit.
-
VIDEO
Laboratori i drogës në Fier, dalin sot para GJKKO-së 10 të arrestuarit
Në GJKKO do të zhvillohet sot masa për 10 të arrestuarit që u kapën pasi u zbulua laburatori i drogës në Fier.
-
VIDEO
3 vite nga tërmeti, ambasadorja e BE: Do të vazhdojmë programet tona për rindërtimin, sot kemi disa shkolla më të mira falë mbështejes sonë
Ambasadorja e BE në vendin tonë Christiane Hohmann ka përkujtuar 3 vjetorin nga tërmeti tragjik që goditi vendin tonë dhe la pas 51 viktima. Përmes një video-mesazhi Hohmann thotë se pas tre vitesh, shumë shkolla, kopshte dhe vende historike janë rindërtuar falë mbështetjes së BE-së. Ambasadorja thekson se do të vazhdojnë me dy programet ‘BE për kulturën’ dhe ‘BE për shkollat’ për të përfunduar rindërtimin e tyre. Hohmann thotë se BE do vazhdojë ta mbështesë vendin tonë.
-
VIDEO
Shpërthim në një dyqan në Durrës gjatë natës, vetëm dëme materiale! Nuk dihen shkaqet, disa të shoqëruar
DURRËS- Një shpërthim me eksploziv është regjistruar një natë më parë në Durrës në një binzes. Report Tv ka mësuar se biznesi është në pronësi të Jonida Karabojës.
-
VIDEO
'Gjama e Burrave' në ceremoninë mortore të babë e bir në Malësinë e Madhe
MALËSI E MADHE- Në ceremoninë mortore të babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj u krye riti i 'Gjamës së Burrave'. Momentin e këtij rituali mortor ka ndarë në rrjetin Facebook, ambientalisti Sazan Guri.
“I qane te ndjeret At e bir, njeri me puntor se tjetri, tamam beme baba te te ngjaj, dhe kur mendon se nuk i mori Zoti, qe ata te Shqiperise se eperme edhe e pranojne lehte, por e mori qeveriu sepse sditi me i dhane kohen e duhur per te shpetuar nga nje palo shiu, ndaj dhe e qane me Gjame te burrave keta dy burra. flm o Gege&Toske z. Gjon Dogilja qe iu lehteson shpirtin familiareve dhe i lutem Zotit tipranoje keta dy te bekum te tokes ne altarin e paqes, duke i bere qe shpirtrat e tyre te prehen lehte lehte atje lart ndryshe nga jeta e tyre rende rende ketu poshte.”- shkruan Guri.
Babë e bir, vdiqën si pasojë e përmbytjeve në Shkodër. Vdekja e tyre la hidhërim të madh në familjen Rushaj .
-
VIDEO
Kush është djali i ish-kryetarit të Komunës së Frakullit që u arrestua për laboratorin e kokainës, ishte futbollist për 5 vite! Shënoi vetëm 2 gola
Denilson Çervanaku, djali i ish kryetarit të Komunës së Frakullit që u arrestua bashkë me të fejuarën për përfshirje në laboratorin e kokainës ka qenë futbollist.
25-vjeçari ka qenë më së shumti pjesë e ekipit të Dinamos, Olimpikut. Karrierën në sport e ka nisur në vitin 2013 dhe e ka mbyllur në vitin 2017 ndërsa gjatë këtyre viteve ka shënuar vetëm 2 gola.
-
VIDEO
Producenti i njohur amerikan, Angelo Doc Velasquez vlerëson Tiranën si qytetin më të sigurt për turistët: Ndihem i mirëpritur kudo që shkoj
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim producentin e famshëm amerikan, Angelo Doc Velasquez i cili vjen në kryeqytetin shqiptar për festivalin “Kënga Magjike”. Veliaj në shenjë mirënjohjeje i dhuroi artistit amerikan, “Kullën e Sahatit të Tiranës”.
-
VIDEO
Përdoruesit e drogës dhunojnë prindërit e moshuar, avokati: 140 raste në Elbasan brenda 10 muajve! Djem e vajza të moshës 25-35 vjeç
Të shumtë janë të moshuarit që bien pare e dhunës nga fëmijët e tyre përdorues droge. Për 10 muaj në gjykatën e Elbasanit janë shqyrtuar 140 padi për dhunë në familje, shumica e të cilëve për djem e vajza të moshës 25-35 vjeç përdorues të drogërave të forta
-
VIDEO
Laboratori i drogës në Fier/ Kapen 430 kg kokainë me vlerë 40 mln euro! Porositësi, vëllai i ish-kryekomunarit! Përdori kompaninë që hapi në janar 2022! Kontrolle në 14 banesa
Kapen 430 kg kokainë të fshehur në një ngarkesë me pleh. Porositësi është vëllai i ish-kryekomunarit të Frakullës, ndërsa droga kap vlerën 40 milionë €. Ajo u nis nga Kolumbia në maj dhe mbërriti në Shqipëri me kamion nga Mali i Zi në muajin shtator.
-
VIDEO
Shpërndanin kokainë në Lezhë, në pranga 3 të rinj! 2 prej tyre kishin përdhunuar 15-vjeçaren! Në kërkim 16-vjeçari që fshihte lëndën narkotike
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike kokainë. 2 prej tyre rezulton se kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të mitur.