-
VIDEO
Do i bashkohet Berishës në protestën e 6 dhjetorit? Kapllanaj: Nuk dua të bëhem pjesë e turpit! Të caktojnë datë tjetër
Agron Kapllanaj, i cili do të futet në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë Mallakastër nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha më 6 dhjetor.
“Nuk kam munguar në asnjë protestë. Ndoshta një pjesë e atyre që bredhin pas Berishës tani ndoshta s’kanë qenë më parë, por do të jem sa herë të duhet në protesta. Nuk do të jem në 6 dhjetor sepse nuk dua të bëhem pjesë e turpit. Ne presim në vend Samitin. Ndodh për herë të parë, është ngjarje historike. Nuk dua ta nxij faqen time dhe të protestoj, le të ketë një datë tjetër”, tha Kapllanaj.
-
VIDEO
I gjendet kallashnikov e municion luftarak brenda banesës, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan (EMRI)
Gjatë kontrollit të banesës së, efektivët i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehëra armësh dhe 316 fishekë luftarak.
-
VIDEO
Operacioni i laboratorit të drogës në Fier, policia nxjerr pamjet ku u kapën 430 kg kokainë! Rrumbullaku: Treguam profesionalizëm
Policia ka nxjerrë pamjet e operacionit antidrogë të koduar “Konsistenca”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e SPAK, dhe në bashkëpunim me Policinë malazeze dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.
-
VIDEO
Lëvizte me drogë në mjet, kapet 23-vjeçari në Krujë
Lëvizte me rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 23-vjeçari.
Sekuestrohet lënda narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e fenomeneve kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bridge".
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi R. M., 23 vjeç, banues në Kamerras, Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte 23-vjeçari, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 3 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit R. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.
-
VIDEO
Projekti i portit të Durrësit, Alabbar për median arabe: Ndër më të mirët! Do të jetë krejtësisht ndryshe, diçka që nuk e keni parë askund
Kompania ‘Eagle Hills’ merr dritën jeshile për mega-projektin në Shqipëri. Kështu shkruan revista ‘Arabian Business’ teksa i referohet marrëveshjes që miratoi Kuvendi me 74 vota pro dhe 35 kundër për projektin e Portit të Durrësit.
-
VIDEO
Pas 14 orëve debat, Kuvendi miraton projektin e Portit të Durrësit! 74 vota pro dhe 35 kundër! Mungon në votim Rama! Socialistët duartrokasin, opozita akuza të ashpra
Në gati një orë fjalim, kryeministri Rama deklaroi se projekti i Portit Turistik të Durrësit është historik dhe opozita që sipas tij, është kthyer në çorbë rublash, nuk do ta ndalë. Ndërsa opozita tha se ky projekt do kthehet në aferën më të madhe të pastrimit të parave të krimit.
-
VIDEO
Laboratori i drogës në Fier, SPAK: Porosia u bë që prej muajit maj! Në plehun organik të sekuestruar kishte 430 kg kokainë
Në një deklaratë për media për operacionin e bërë dje në laboratorin me drogë në Fier SPAK u shpreh se porosia është bërë që në maj të 2022 dhe në plehun organik ishin 430 kg kokainë! SPAK nënvizon se plehu organik u porosit nga Shqipëria dhe do të transportohej me anije nga Kolumbia përmes Portit të Pireut të Greqisë ku u mor nga porositësi shqiptar.
-
VIDEO
Laboratori i drogës në Fier/ Dyshohet për 400 kg kokainë, doli e pastër në skaner!
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga laboratori i kokainës i zbuluar një ditë më parë në Fratull të Fier. Referuar asaj që shkruhet në mediat malazeze, bëhet fjalë për një sasi prej 400 kg kokainë (ende e pakonfirmuar zyrtarisht), e cila ishte fshehur në një ngarkesë me pleh.
-
VIDEO
Kuvendi miratoi me 74 vota pro dhe 35 kundër projektin për Portin Turistik, Rama: Do jetë motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin
Ndonëse nuk mori pjesë në votim, kryeministri Edi Rama thotë se pasi mori miratim në Kuvend me 74 vota pro dhe 35 kundër, ndërtimi i Portit Turistik do të jetë motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin.
-
VIDEO
Kush i prish imazhin Shqipërisë
Opozita duhet të ndërtoje partneritet me ndërkombëtarët dhe jo të konfliktohet! Kështu u shpreh kryetari i Partisë Republikane, në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, teksa po diskutohej për protestën e Sali Berishës më 6 dhjetori, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE-Ballkani Perëndimor
-
VIDEO
‘6 dhjetori i Berishës’, Mediu: Opozita të ndërtojë partneritet me ndërkombëtarët, jo të konfliktohet! Minxhozi: Protestë personale! Kadilli: S’mund të kemi përgjigje të re nga i njëjti njeri
Opozita duhet të ndërtoje partneritet me ndërkombëtarët dhe jo të konfliktohet! Kështu u shpreh kryetari i Partisë Republikane, në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, teksa po diskutohej për protestën e Sali Berishës më 6 dhjetori, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE-Ballkani Perëndimor
-
VIDEO
Porti i Durrësit/ Korreshi: Pas 35 vitesh, po nuk shkove si sheik apo si çunat e Londrës, as s’ke për ta prekur, jo më për ta shijuar
Deputeti Demokrat, Saimir Korreshi tha se Porti i Durrësit është një aferë korruptive dhe se me këtë projekt po shitet Shqipëria.
“Ju do bëni vetëm fazën e parë atë të vjedhjes, ai porti që do zhvendoset me çfarë lekësh, do e bëni me lekët e Autoritetit Portual, po kujt është ky i gjermanit, hë gjeneral, do bëjmë 700 m plazh, a thua ti ne do lahemi në kanal bretkosa, se mos na del ndonjë tras i Divjakës, se për 35 vjet po nuk erdhe si sheiku apo si çunat e Londrës, nuk do futesh aty, se për të prekur e për shijuar nga ka shans njeri atje, ju po merrni me koncesion tokën e shtetit shqiptar. Nuk ka pikë që nuk është në dëm të shtetit shqiptar, ju jeni duke e shitur Shqipërinë, shyqyr që Shqipëria nuk është pazzl se do kishte mbetur gropa e Ozonit këtu në Shqipëri”, tha Korreshi.