-
VIDEO
Laborator kokaine në banesën e ish-kreut të komunës Frakull në Fier, në pranga 15 persona, mes tyre 4 të rinjtë që u kapën me armë në Tiranë
Operacioni i DEA Amerikane në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze. 400 kg pleh kimik ka ardh nga Mali i zi në Shqipëri e përzier me kokainë. Laboratori i perpunimit ne Frakull i Madh të Fierit. Porositësi e tërhoqi drogën nga Porti i Tivarit
-
VIDEO
Spiropali për Portin e Durrësit: Një njollë e zezë për qytetin, më shumë lëshon tym se bën punë! Në 6 dhjetor nga njëra anë do kërcasin ‘dajret e çetës’
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se porti aktual i Durrësit ishte një njollë për një vend si Shqipëria që aspiron të jetë udhëheqëse e turizmit në Ballkan.
Ndërsa tha se investitori do të ishte Mohamed Alabar, Spiropali u tha deputetëve të opozitës se emri i tij nuk mund të ndyhej me përcaktime raciste.
-
VIDEO
Sërish tensione në Kuvend! 'Rithemelimi' bllokon Foltoren
Sërsish tensione në Kuvend! Deputeti Oerd Bylykbashi ka kërkuar fjalën për procedurë, por nënkryetarja Ermonela Felaj i kërkoi që të ulej, pasi nuk po fluste për procedurë. Kjo shkaktoi tënsione për disa minuta ku deputetët e Rithemelimit u ngritën drejt Foltores.
-
VIDEO
Reshjet e dendura/ Kreu i KESH në Report TV: Për 6 ditë, arkëtuam 9 mln euro! E shitëm energjinë 203 € për mega nga 225 që ishte në bursë
Ergys Verdho, kreu i KESH në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se për 6 ditë Shqipëria ka arkëtuar 9 mln euro nga shitja e energjisë e ndërsa ka hedhur poshtë edhe akuzat e opozitë se i ka shitur 4-fish më lirë se çmimet në burg. Ai ka thënë se gjatë kësaj kohe Shqipëria ka shitur energji me 203 euro për mega nga 225 euro që ishte në bursë.
-
VIDEO
Mbërriti nga Amerika Latine, si ishte fshehur kokaina që do të përpunohej në një laborator në Fier
Kokaina e cila është zbuluar në portin e Tivarit në Malin e Zi, kishte mbërritur nga Amerika Latine e futur në disa thasë me pleh kimik, me një sasi prej 400 kg. Kokaina u zbulua në muajin korrik dhe u mbajt në vëzhgim deri në momentin kur u tërhoq nga shtetas shqiptarë për tu përpunuar në laboratorin e kokainës në Fier.
-
VIDEO
Laboratori i kokainës në Fier, flet kryeplaku i fshatit: Ishin rreth 200 thasë në oborrin e banesës së Çervanakut
Kryeplaku i fshatit Frakull i Madh në Fier tha se në banesën e ish-kryetarit të komunës së Viktor Çervenakut, ku u zbulua laboratori i drogës, u gjetën 200 thasë me pleh kimik, ku dyshohet se ishte fshehur kokaina.
-
VIDEO
Laboratori i drogës në Fier/ Ky është momenti i transportit të thasvëe me pleh kimik ku ishte fshehur kokaina
Report TV ka siguruar pamjet e momentit kur kokaina e zbuluar në laboratorin e kokainës në Fier transportohet me kamionë. Siç shihet e gjithë lënda narkotike është e futur në dhjetëra thasë të bardhë.
-
VIDEO
Dalin pamjet nga laboratori i kokainës në Fier! Banesa ku përpunohej droga e ish-kryetarit të komunës Frakull
Report Tv ka siguruar pamjet nga laboratori i kokainës në fshatin Frakull i Madh në Fier. Në pamje shihet banesa ku përpunohej kokaina. Mësohet se banesa ku bëhej përpunimi i kokainës ishte e në pronësit të Viktor Çervanakut, ish-kryetar i komunës Frakull në Fier.
-
VIDEO
Iku në Fushë Krujë zhduket e mitura/Nëna:Më tha u martova,i ati i mbyll telefonin
E lidhur me një djalë prej moshës 15-vjeçare, Aida Reçi u zhvendos në Fushë Krujë aty ku edhe humbi gjurmët më 13 tetor 2002. Historia e adoleshentes së zhdukur është e veshur me mister, pasi familjrët nuk mësuan kurrë identitetin e djalit me të cilin vajza e tyre kishte nisur bashkëjetesën. Vajza me origjinë nga Dibra banonte në Tiranë, kur vendosi të largohej drejt Fushë Krujës, ngjarje që daton në vitin 1999. Për tri vite me radhë ajo ikte dhe vinte për të takuar familjarët në kryeqytet edhe pse me ta kishte kontradikta të vazhdueshme, pasi ata ia kishin refezuar kategorikisht këtë marrëdhënie. Ardhja e saj e fundit në Tiranë ishte në vitin 2002, një takim ky që zgjati shumë, pasi ajo debatoi fort me të atin për shkak të largimit të saj me një të panjohur. Pasi del nga banesa me pretekstin se duhej të mbaronte një porosi, Aida nuk u bë më e gjallë. Që nga ai moment nuk dihet me asgjë për fatin e vajzës dibrane, e cila nga adoleshete sot është një vajza maxhorene. Pas pak kohësh vëllai i saj, Rizai e ka kërkuar në çdo cep të Fushë-Krujës me foton në dorë motrën e tij, por nuk mësoi kurrë asgjë për fatin e saj.
-
VIDEO
Sula në Kuvend: Kush do t’i paguajë paratë e transferimit të portit të Durrësit? Mund të kushtojë rreth 1 miliardë euro, dalim me humbje
Ndërkohë që debati për Projektin e Durrësit vijon që prej nisjes së seancës së sotme në Kuvend, deputeti i PD, Dashnor Sula tha në foltore se projekti do të sillte më shumë humbje për shtetin shqiptar krahasuar me fitimet.
Sipas tij, transferimi i portit do t’i kushtojë shtetit shqiptar rreth 1 miliardë euro ndërsa fitimet nga projekti do të ishin 300 milionë.
“Po kush do t’i paguajë këta paratë e transferimit të portit? Kujt do t’i merret tokë në atë port? Sa do kushtojë ky port që do transferohet atje? Bëhet fjalë për rreth 1 miliardë euro. Edhe sa do përfitojë qeveria shqiptare, rreth 300 milionë. Ngado ta rrotullojmë këtë ne dalim me humbje. Do punësohen punëtorë se aty do bëhen ndërtime për të cilat duhen punëtorë. Këtu kushtet e fitimit të investitorit janë shumë më të mëdha se ato të shtetit shqiptar”- u shpreh Sula.
-
VIDEO
Qyteti ukrainas Lviv, shpallet Kryeqyteti Europian i Rinisë 2025, Veliaj: Ky vit na mësoi shumë gjëra, por kujtuam të parën vlerën e fqinjëve
Lvivi, qyteti ukrainas, u shpall dje Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2025, në ceremoninë e zhvilluar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Titullin e dorëzoi kryebashkiaku Erion Veliaj, duke qenë se Tirana e mbajti këtë vit titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë, ku u shënuan mbi 1000 aktivitete për të rinjtë.
-
VIDEO
Raporti i Kombeve të Bashkuara, gratë ende të pa përfaqësuara në zonat rurale! Raportuesi i OKB në Tiranë: Përfaqësimi në qeveri i lartë, në pushtetin lokal jo
Roli i gruas ende i vogël në Shoqërinë shqiptare. Edhe pse ka rritje të ndjeshme të përfaqësisë në pushtetin qendror, duhet më shumë vëmendje në zonat rurale. Këto janë disa nga gjetjet e raporti të OKB, të publikuar të enjten në Tiranë.