-
VIDEO
Aksident në Maliq, shoferi 43 vjeçar humbet kontrollin e mjetit, përfundon i plagosur në spital
Një 43 vjeçar është plagosur mëngjesin e sotëm teksa qarkullonte me makinë në aksin Rëmbec-Libonik të Maliqit.
-
VIDEO
Aksident në Berat! 'Benz-i' përplaset me trafik-ndarësen! Shoferi dhe pasagjeri barktisin makinën dhe largohen me vrap nga vendngjarja
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në "Rotondon e Moravës". Një mjet tip “Mercedes Benz” është përplasur me trafik-ndarësen e rrugës dhe si pasojë e përplasjes, mjeti është shkatërruar në pjesën e përparme.
-
VIDEO
Tiranë/ Makina përplaset me autobusin në Kombinat! Shoferja dërgohet me urgjencë në spital
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë. Një automjet është përplasur me autobusin në Kombinat.
-
VIDEO
Festimet për pavarësinë, korrespondenti i Report Tv nga SHBA: Qindra shqiptarë marshim me flamur nga New Jersey në New York
110-vjetori po përkujtohet edhe në vende të tjera ku ka shqiptarë. Sot pasdite, ishte komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai që bëri një marshim me flamurin kuqezi nga Neë Jersey në Neë Jork. Udhëtimin e shoqëronin disa efektivë policie, shumica shqiptarë.
-
VIDEO
110-vjetori i Pavarësisë/ Orkestrat e ushtrive të Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të NATO koncert bamirësie për Ukrainën në Tiranë
Orkestra frymore të ushtrisë shqiptare, në bashkëpunim me atë të Kosovës dhe vendeve të tjera të NATO, në veçanti ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të zhvillojnë më 3 dhjetor në Tiranë një koncert bamirësie për Ukrainën
-
VIDEO
Sot 3 vite nga tërmeti tragjik, ç'ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit që i mori jetën 51 shqiptarëve! Ambasadorja e BE: Vazhdojmë me programet e rindërtimit
Kjo e shtunë shënon 3 vjetorin e tërmetit tragjik, që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019, ku për pasojë humbën jetën 51 qytetarë dhe mbi 1000 të tjerë u plagosën.
-
VIDEO
Festat/ Shqiptarët drejt Turqisë për ditën e Flamurit
Turqia është destinacioni i shqiptarëve edhe për këtë vit për festat e nëntorit, 110-vjetorin e Pavarësisë dhe 78-vjetorin e Çlirimit, ndërkohë që surpriza është fakti se spanjollët do të jenë turistët më të shumtë që do të vizitojnë Shqipërinë në festat e fundvitit.
-
VIDEO
60-vjetori e gjen teatrin ‘Petro Marko’ në Vlorë të rikonstruktuar! Artisitët bëhen bashkë, regjisori Bundo: Kam shumë kujtime këtu
60 vjetori i teatrit "Petro Marko" në Vlorë bëri bashkë në sallën e madhe aktorë dhe regjisorë të skenës së teatrit. Me nostalgji regjisori Leka Bundo kujton themelimin e teatrit “Petro Marko”.
-
VIDEO
Internacionalja Socialiste/ Fjalimi i Kurtit për Kantin i mërziti pjesëmarrësit, kryeministri spanjoll e të tjerë i rrokën telefonat
Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mori pjesë të premten në një konferencë të Intenacionales Socialiste. Ai mbajti një fjalim në gjuhën angleze – jo shumë të gjatë, dorën në zemër, siç e ka zakon -, para pjesëmarrësve nga vende të ndryshme.
-
VIDEO
3 vjet nga tërmeti tragjik, Berisha: Ka ende familja që jetojnë në çadra, Rama vodhi zgjedhjet me fondet e rindërtimit
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ka ende familje që jetojnë në çadra ndonëse janë bërë tre vite nga tërmeti tragjik. Berisha thotë se fondet për rindërtimin janë keqpërdorur dhe akuzon kryeministrin Edi Rama se me to ka vjedhur zgjedhjet parlamentare të 2021.
“Sot, pas tre vitesh, problemi i fondeve të tërmetit është shndërruar në një nga mega-aferat më të mëdha të korrupsionit. Është e vërtetë që në Laç janë ndërtuar ndërtesa nga qeveria turke dhe jam mirënjohës, por në fakt qeveria i ka përdorur ndihmat për dy qëllime. Qëllimi i parë ka qenë të vjedhë, dhe në këtë kontekst, çdo ndërtim i bërë me fondet e taksapaguesve shqiptarë për tërmetin, ka kushtuar të paktën pesë herë më shtrenjtë se një ndërtim i bërë nga autoritetet turke apo donatorët e tjerë.
Së dyti, i përdori ato për të blerë votat në mënyrën më kriminale. Vetëm në muajin prill 2021, kjo qeveri shpërndau 91 milionë euro për tërmetin. Kurse në tre muajt e tërmetit, ajo shpërndau për militantët e saj, 160 milionë euro. Megjithatë duhet thënë se sot janë qindra e mijëra familje që jetojnë te të afërmit e tyre apo në kontejnerë. Histori korrupsioni, vjedhje dhe paaftësie dëshmoi ky tërmet”, tha Berisha.
-
VIDEO
Kapnin të rinj që pinin hashash nga liqeni i Tiranës dhe u merrnin deri në 50 mijë lekë në këmbim të lirisë, arrestohen dy policë! Nisin procedurat e përjashtimit
Një efektiv i rendit dhe një i Policisë Bashkiake u arrestuan pasi shpërdoronin detyrën duke prangosur të rinj me cigare hashashi në zonën e Liqenit artificial, e duke i liruar më tej në këmbim të parave që u merrnin. Arrestimi erdhi pas mbikëqyrjes nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
-
VIDEO
Laboratori i drogës në Fier, GJKKO rikonfimon masat arrest me burg për 10 të arrestuarit! Porositësi i kokainës: S'kam pasur dijeni
Gjykata e Posaçme ka rikonfirmuar masat e sigurisë "arrest në burg" për 10 personat e arrestuar për laboratorin e Fierit. Personi që e ka porositur plehun organik nga Kolumbia, Zenel Çervenaku, ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni për sasinë e lëndës narkotike nëpër thasë. Sipas tij, ka bërë porosinë vetëm për pleh organik. Edhe personat e tjerë kanë patur qëndrim mohues para gjykatës dhe nuk kanë pretenduar se nuk kanë asnjë dijeni për aktivitet të paligjshëm.