• VIDEO

    Kush dha garanci për kokainën në Fier? Eksperti nxjerr “sekretin”: Ngrini “stekën” lart

     

    Pak ditë më parë u godit një rast i trafikut të kokainës nga Kolumbia në Frakull të Fierit, përmes portit të Pireut dhe Tivarit drejt Shqipërisë.

    Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi shprehet 430 kg kokainë me vlerë 430 milionë euro nuk janë trafikuar drejt Fierit pa garanci.

    Ai thotë se steka e goditjes duhet të ngrihet lart, referuar zyrtarëve të lartë dhe jo të mbetet te policët e thjeshtë.

    “Këto janë garanci në nivele të larta. Ka fillime të mira. Ka goditje. Ka përjashtime, por duhet ngritur steka. Nuk duhet ngritur në këto nivele si rasti i policëve te liqeni.

    Ka procedura agjencia policore dhe prokuroria dhe nuk është për t’u mburrur se iku një polic me probleme.

    Nuk duhet të mbetemi në nivele inspektorësh, por te trafiqet e drograve me niveleve të larta, që nuk bëhen pa garanci. Nuk i futet njeri një risku të tillë pa pasur rrugën autostradë.

    Vjen shefi me makinë 100 mijë euro dhe polici nuk paguan dot muajin, prandaj të goditet në nivele të larta” tha ai.

  • VIDEO

    Korçë/ Reshje të dendura bore në të gjithë territorin, vijon puna për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve

    Në qarkun e Korçës gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut dhe të dëborës, kryesisht në lartësinë mbi 1200 m.

  • VIDEO

    'Grabisnin' të rinjtë që pinin hashash tek kodrat e liqenit artificial, lihen në burg dy efektivët! Njëri prej tyre: Më kanë dhunuar në komisariat

    Arrest në burg ka caktuar Gjykata Penale e Tiranës për efektivin e Komisariatit nr. 1 Serxhiu Cani dhe efektivin e policisë bashkiake, Sajmir Muzikanti.

  • VIDEO

    Ambasadorja e Suedisë: Shqipëri, Gëzuar ditën e Pavarësisë

    Ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad ka uruar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

    •  
  • VIDEO

    Politika e ndarë edhe në kremtimet për 110 vjetorin e pavarësisë, deputeti i PD: Nuk mund t’i bashkohemi qeverisë që ka shpopulluar vendin

    Edhe në këtë 110 vjetor, politika shqiptare ka qenë e ndarë në kremtimet për festën e pavarësisë në Vlorë. Deputetë dhe përfaqësues të partisë Demokratike kanë mbajtur homazhe pranë varrit të Ismail Qemalit në Vlorë.

  • VIDEO

    ‘Digjet’ qyteti i Tetovës nga festa e tifo-grupit Ballistët, tifozët dhurojnë spektakël e i këndojnë Adem Jasharit

    Grupi i tifozëve “Ballistët” nga Tetova, me aktivitete dy ditore kanë festuar 30 vjetorin e themelimit. Një natë më parë, ashtu edhe siç kishin paralajmëruar, ata dhuruan spektakël në qytetin shqiptar të Tetovës, në Maqedoninë e Veriut

  • VIDEO

    Kremtohet 110-vjetori i Pavarësisë në disa qytete të vendit! Në Lezhë vendosen lule pranë obeliskut të Besëlidhjes! Në Kukës e Sarandë ngrihet flamuri

    110-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë është festuar në disa qytete të vendit. Në Lezhë ceremonia u zhvillua pranë obeliskut të Besëlidhjes në qendër të qytetit, ku u ngrit flamuri dhe u vendosen kurora me lule nga autoritete lokale në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme për kombin shqiptar

  • VIDEO

    Begaj në ceremoninë e ngritjes së flamurit: Shqipëria ka ende rrugë përpara, ta duam me idealizëm si heronjtë tanë

    Nga Vlora, ku u mbajt ceremonia e ngritjes së flamurit, presidenti Bajram Begaj uroi të gjithë shqiptarët për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Begaj tha se tashmë Shqipëria ka forcuar rolin në arenën ndërkombëtare dhe luan një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit në OKB. Por pavarësisht gjithë arritjeve, Begaj tha se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë përpara, teksa një mesazh e kishte edhe për të gjithë shqiptarët që të ta duan atdheun me vepra dhe idealizëm njëjtë si heronjtë që nderohen sot.

  • VIDEO

    110 vjetori i Ditës së Pavarësisë, Berisha uron miqtë e tij në ‘Tik Tok’: Sot jemi të lirë por Rama po i përzë të rinjtë

    110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Sali Berisha zgjodhi ta urojë në ‘Tik Tok’ me miqtë e tij të rinj në këtë aplikacion.

    “Të dashur miqtë e mi të Tik Tok-ut, me këtë mesazh dëshiroj t’ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Flamurit! Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!  Të shpreh nderimin tim më të thellë, për Ismail Qemalin dhe për të gjithë ata burra dhe gra që sakrifikuan me jetë, me penë dhe ne të gjitha format bënë të mundur pavarësinë e këtij vendi”, i nis urimin e tij Berisha.

    Ai thotë se Pavarësia e Shqipërisë është festa e të gjitha festave të shqiptarëve.

    “Pa pavarësinë e Shqipërisë, ne do të ishim vidhisur në honet apo mjegullnajat e Ballkanit. Lavdi Zotit, sot ne jemi të lirë! Në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që ndodhemi”, vijon Berisha.

    Por ish-Kryeministri i ka disa akuzua për Ramën dhe qeverinë edhe në këtë urim.

    “Por sot, ne kemi një problem shumë të madh, këtë regjim i cili, me politikat që ndjek, me antireformat që realizon, me plaçkitjen që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike, po përze shqiptarët!  Po përze rininë e kombit, sa asnjë regjim tjetër në histori. Ndaj dhe kjo ditë është një thirrje për çdo të ri të këtij vendi, për çdo shqiptar të marrë përgjegjësitë e tij në mënyrë që Shqipërinë, këtë tokë të begatë, këtë vend të bekuar ta shndërrojmë në kopshtin më të bukur të ëndrrave tona në shtëpinë e së ardhmes sonë. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti ju bekoftë ju! Faleminderit shumë”, shkruan ndër të tjera Berisha.

  • VIDEO

    Në Vlorë për festën e Pavarësisë, patrioti çam shpërthen më lot: Grekët kanë vrarë 20 mijë çam, më kanë vrarë gjyshin

    VLORË- Të shumtë ishin qytetarët sot që kishin udhëtuar nga mbarë trojet shqiptare për të festuar 110-vjetorin e Pavarësisë në Vlorë.

    Një nga patriotët e shumtë që ishte i pranishëm, ishte edhe një i moshuar nga Çamëria që jetonte në Durrës, i cili nuk i mbajti dot lotët nga mallëngjimi për këtë festë.

  • VIDEO

    Ceremonia e ngritjes së flamurit, mbërrijnë Rama e Begaj, të pranishëm edhe Kurti me Osmanin

    Ka nisur në Vlorë ceremonia e ngritjes së falamurit me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë. Të pranishëm janë Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryebashkiaku Dritan Leli, si edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, si edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

    •  
  • VIDEO

    Shqiptarë nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut drejt Tiranës për festën e flamurit: Me apo pa kufij politikë, rëndësi ka të jemi të bashkuar

    KUKES- Edhe këtë vit shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut po i bashkohen festimeve për Festën e Flamurit në Tiranë. Ata janë shprehur se e kanë traditë që festën e shpalljes së pavarësisë ta festojnë në Shqipëri.

    Lëvizja në kufi është bërë me procedurë të përshpejtuar duke shmangur radhët. Atmosfera e festës së Flamurit është ndier edhe në dy anët e kufirit në Morinë, me vendosjen e flamujve kombëtar. Shqiptarë të shumtë janë nisur edhe nga Shkupi të cilët janë shprehur se e kishin kthyer traditë festën në Tiranë që prej 100 vjetorit të pavarësisë.

    “Prej Shkupit jemi nisur për Tiranë. E kemi pasur si traditë që prej 100 vjetorit të 2021-tës, na ka mbetur si traditë që çdo vit të vijmë ta festojmë në Tiranë, edhe 17 shkurtin në Prishtinë. Uroj që shqiptarët sa më shumë të bashkohen dhe të përparojnë. Në të ardhmen uroj që të bashkohemi si me kufij politikë si pa to, gjithsesi bashkimi është kryesorja”- u shpreh një prej kalimtarëve në kufi.

    •  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv