-
VIDEO
Tiranë/ Mashtronin të huajt përmes Call Center, arrestohet administratori dhe 5 punonjës
Një tjetër Call Center që mashtronte të huajt është zbuluar nga policia dhe 6 persona kanë rënë në pranga, administratori dhe 5 punonjës.
-
VIDEO
Nesër protestojnë sërish pedagogët, Kovaçi: Nuk tërhiqemi nga kërkesat tona, Arsimi i Lartë të jetë emergjencë kombëtare
Pedagogët kanë paralajmëruar se do tu rikthehen sërish nesër protestave, ku kërkojnë rritje page dhe kushte më të mira për mësimdhënie. Ato do të zhvillojnë një tubim përballë parlamentit, ditën edhe kur në Kuvend do të debatohet dhe miratohet buxhetin 2023
-
VIDEO
Shpërthimi me tritol në biznesin e ish-sekretarit të PD-së në Përrenjas, zbardhen detaje të reja: Iu hodh granatë dore, në pranga dy autorët
Në biznesin e Dhimitër Kokonozit nuk është vendosur tritol por granatë dore. Ky ka qenë përfundimi i policisë së Librazhdit, për shpërthimin në bar-bilardon e Kokonozit mbrëmjen e 22 nëntorit rreth orës 02:30.
-
VIDEO
Qyteti ‘Studenti’ në rikonstruksion, 150 studentë duan strehim! Bashkia: Studentët nuk do lihen jashtë, do strehohen po në QS
Sipas studentëve Drejtoria e Qytetit Studenti i ka njoftuar se do të mund të qëndrojnë në godinat aktuale deri më 30 nëntor duke i lënë ata në rrugë
-
VIDEO
Kukës, dyfishohet çmimi i druve në treg të zi! Banorët: Nuk sigurojmë dot ngrohjen për dimër
Edhe pse Kukësi është i rrethuar nga malet, drutë për ngrohje kushtojnë shumë shtrenjtë. Ato shihen në treg të zi me 7 mijë lek të reja metër kub, çmim i papërballueshëm për banorët e qarkut më të varfër në vend
-
VIDEO
Gjirokastër, rikthehen rrëshqitjet tek ‘Kodra e Shtufit’
Kodra e Shtufit në Gjirokastër është prekur sërish nga fenomeni i erozionit të tokës. Mbrëmjen e djeshme është shembur një segment rruge, ndërsa fatmirësisht nuk ka rrezik për pallatet dhe shtëpitë.
-
VIDEO
Dua Lipa në Tiranë, Veliaj: Koncerti do sponsorizohet nga kompania private, Bashkia s’do harxhojë para
Më datë 28 nëntor këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa do të mbajë një koncert në Tiranë që do të jetë falas për publikun. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha në Report Tv se bashkia nuk të harxhojë para për koncertin pasi sponsorizohet nga kompani private.
-
VIDEO
Marrëdhënia me Ramën? Veliaj: Ditë më të mirë se sot s’kemi pasur, ditët më të mira pritet të vijnë
Në intervistën e dhënë në studion e Report tv , kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u pyet edhe për marrëdhënien me Edi Ramën.
“Mua më vjen mirë që me Edin ne realizuam disa projekte që kanë nisur me mandatin e tij. Nuk besoj se kemi pasur ditë më të mirë dhe ditët më të mira janë përpara. Filmat për konflikte i bëjnë këta që bëjnë filma. PS është sot partia më serioze në vend, më patriotike dhe më vizionare. PS sot është partia që punon më shumë dhe forca më e madhe patriotike. Ne vetëm për këto tema flasim, për punën”, tha Veliaj.
-
VIDEO
Veliaj për Metën: Është i pirë shumicën e kohës! Bën selfie si 'pjeshkë'! Jeton tranzit në Tiranë bashkë me Berishën
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se kandidatët e Ilir Metës për zgjedhjet e 14 majit janë miniaturë e tij. Në një intervistë për Report Tv nuk kursen komentin për kreun e PL duke thënë se është i pirë shumicën e kohës dhe është bërë gazi i botës me selfie që bën.
Sa i përket rastit të një gruaje që deklaronte se cmimi i ujit është rritur me 70%, Veliaj thotë se ‘ata të PL’ nuk i shohin fare faturat.
-
VIDEO
Përballë Këlliçit për Bashkinë e Tiranës? Veliaj: Berisha e ka caktuar që do fitojë primaret, 6 tjerët lodhen kot! Mezi e pres fushatën
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar procesin e primareve të Sali Berishës. Veliaj tha se ky i fundit e ka caktuar se kush do e fitojë garën, duke iu referuar kështu Belind Këlliçit. Sipas tij, 6 kandidatët e tjerë lidhen kot, ndërsa shtoi se mezi po e pret fushatën.
“Kur vjen cirku në fshat të gjithë klounët dalin ta përshëndesin. A më kanë ardhur fjalët e sharjeve, unë s’jam i njeriu u sharjeve. Nuk voton njeri aty, aty është vetëm saliu. Ata falsin që të impresionohet vetëm një njeri. Nje demokrat thotë mos gënjeni kaq trashë. Ata duan vetëm një votë, atë të Saliut. Edhe vetë kur ti kthehen marrëzive, Saliu e ka ndarë. 6 të tjerët lodhen kot. E keni fjalë për Këllëçin? Është evidente. Mezi pres fushatën. Një farë kush shan e kush e fyen rivalin më shumë duhet ti pres me qetësi. Tirana nuk do këtë lloj gjuhe dhe këtë lloj sjellje. Nëse fillon kjo historia e sharjeve unë nuk jam pjesë e këtij cirku. Sa herë e kanë drejtuar këta sharësit Tiranën ka shkuar keq e më keq”, tha Veliaj në Report Tv.
-
VIDEO
Berisha protestë më 6 dhjetor? Veliaj në Report Tv: Rasti tipik i një doktori që është bërë pacient! Nuk e kalon dot Rinasin, është rëndë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e ka konsideruar vendimin e Berishës për protestë më 6 dhjetor në Tiranë si një tregues që ai është në gjendje të rëndë të shëndetit mendor.
“Është rasti konkret i doktorit që është shndërruar në pacient. Është rëndë. Duhet mirëkuptuar se është në situatë të rëndë. Një njeri që nuk kalon dot Aeroportin e Rinasit. I mbaron autoriteti në segmentin SHQUP-Rinas. Dhe ç’bën? Vjen i paftuar në një festë.
Merr të gjithë mërinë dhe pështirosjen publike. Ai aktivizohet sa herë ka një problem në Kosovë. Sa herë ka kriza në Kosovë ai krijon situata në Tiranë.
Është gjest shumë anti shqiptar. Ne nuk e kemi dhe në traditë të sillemi kështu me mikun. Kanë vendosur të diskretitohen deri në fund. T’i shtojë Zoti inatin. Këtu pyetja nuk është vetëm për pacientët Ilir dhe Sali por për ata që i ndjekin këta”, tha Veliaj në intervistën për Report Tv.
-
VIDEO
Fotoja e Berishës për përmbytjet, Veliaj: Ishte një gënjeshtër, fotografi e kohës kur e drejtonte Basha
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar foton e publikuar nga Sali Berisha për përmbytjet në Tiranë, që në fakt më vonë e fshiu, pasi ishte e disa viteve më parë. Veliaj tha në Report Tv se kjo ishte një gënjeshtër e Berishës, pasi ajo zonë është transformuar tani.
"Akuza e opozitë ishte foto kur qytetin drejtonte opozitën. Ai ka qenë parkingu i ETC. Ka qenë një foto e ik kur Tiranën e drejtonte Basha. Të shkon gjuha ku dhemb dhëmbi. Frojdi foli më shumë sesa Saliu me atë fotografi. Nuk e kemi më atë pellgaçe te parkingu. Arriti të provonte atë që akuzonte, kulla është ndërtuar aty ku më para ishte pellgaçe i ujit. Një njeri që është investuar për 30 vite vetëm t’i bëjë keq vendit. Kur thonin gjyshet tona ja kemi lënë zotit", tha Veliaj.