• VIDEO

    Denoncon Ilir Meta: Policia dhunoi qytetarin pasi i tha Ramës mos bëj propagandë me zonat e përmbytura

    Ilir Meta ka publikuar videon e një qytetarit, për të cilin thotë se është dhunuar nga policia bashkiake, ditën e sotme gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Sukth të ri në Durrës

  • VIDEO

    U vra në Itali nga ish bashkëshorti i gruas, flet daja e Flonino Mërkurit: Gabimi i tij i vetëm ishte se dashuroi

    Familja Mërkuri në fshatin Grykë në Fier ka hapur dyert e mortit! Familjaret dhe banorët e zonës janë tronditur nga krimi i rëndë i ndodhur në Itali ku ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj (Myrtaj) goditi për vdekje me thikë atë dhe bashkëjetuesin e saj 23- vjeçarin Flonino Merkuri

  • VIDEO

    Atentati ndaj Inez Hajrullës në 2019, 150 vite burg 5 të pandehurve

    Apeli i Vlorës dënoi me 150 vite burg pesë të pandehurit e akuzuar për atentatin e dështuar ndaj Inez Hajrullës në 10 maj 2019. Hajrulla i shpëtoi atentatit, por në atë kohë u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj.

    • VIDEO

      Shpërthim me tritol në një biznes në Përrenjas, shoqërohen 3 persona

      Një shpërthim në tritol ka ndodhur në biznesin e Dhimitër Kokonozit rreth orës 02:30 gjatë natës.

    • VIDEO

      Salianji te 'Siguria': Të ishin futur përmbytjet në rend dite! Pse bëjmë letra kot për informacionin e klasifikuar kur sekretet janë në duart e hakerave?

      Gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për informacionin e klasifikuar”, deputeti i PD Ervin Salinaji ka kërkuar që në rend të ditës të ishte situata e shkaktuar nga përmbytjet. Në fjalën e tij shprehet se banorët kërkojnë ndihmë shtetërore ndërsa drejtorët vijnë vërdallë dhe nuk i ndihmojnë.

    • VIDEO

      Përmbytjet, Meta: Shteti të dëmshpërblejë qytetarët, drejtësia të veprojë ndaj drejtuesve të KESH që na sollën në këtë situatë

      Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë të dëmshpërblejë qytetarët që janë prekur nga përmbytjet. Meta thotë se drejtësia duhet të veprojë për drejtuesit e KESH pasi quan ata përgjegjës për krijimin e kësaj situate.

      “Kemi të bëjmë me një fatkeqësi natyrore. Qeveria të dëmshpërblejë qytetarët dhe drejtësia të veprojë ndaj drejtuesve të sistemit energjetik për të gjitha aktet e rënda si korruptive që çuan në këtë situatë, ashtu edhe për moslajmërimin e autoriteteve vendore qytetarëve për t’u mbrojtur nga përmbytja. Në një vend ku llogaridhënia është zero për shkak të kapjes së shtetit dhe paralizimit të të gjitha institucioneve e vetmja rrugë për vendosjen e llogaridhënies është ajo e referendumit dhe besoj që bashke me PD dhe të gjithë forcat e tjera opozitare do të bëjmë të mundur që Shqipëria të ketë jo një por disa referendume që do të vendosin shtetin e së drejtës që u përgjigjet qytetarëve dhe jo që i shtyp ato”, tha Meta.

    • VIDEO

      Meta: Përmbytja erdhi nga korrupsioni, hidrovoret në Shkodër s’ishin në punë për shkak të mungesës së energjisë! Qeveria të dëmshpërblejë qytetarët

      “1685 ha të përmbytur në Shkodër dhe qindra shtëpi të rrethuara nga uji, shumë familje të evakuuara. Bashkia e Shkodrës dhe qytetarët nuk u paralajmëruan sipas ligjit. Hidrovoret s’kanë qenë në punë për mungesë të energjisë. 1300 ha në Lezhë. Po kështu në Fushë Krujë ku janë përmbytur mbi 150 ha. Nuk mund të mbeste jashtë përmbytjes qyteti i Durrësit në zonën e Kënetës. Pa dyshim edhe qendra e betonziuar e këtij qyteti te Veliera. S’kishte si të ndodhte ndryshe kur fondi vjetor i bordit të kullimit për Shkodrën Leshën Kukësin është 80 mln euro në vit”, tha Meta.

    • VIDEO

      Përmbytjet/ Panariti në Lezhë: Nevojë urgjente për të ushqyer bagëtitë! Nuk mjaftojnë 80 mijë euro në vit fond për kullimin në zonën e veriut

      Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i shoqëruar nga eskperti Petrit Gjoni inspektojnë zonat e përmbytura në Lezhë.  Ata u takuan me banorë në Gjadër dhe deklaruan se kjo situatë ka ardhur nga mosmenaxhimi siç duhet, ndërsa sipas tyre buxheti për kullimin në vlerën e 80 mijë euro në vit për gjithë zonën e veriut është i pamjaftueshëm.

       
    • VIDEO

      Përmirësohet situata nga përmbytjet në Shkodër! 1685 ha nën ujë, 26 familje të evakuuara

      Situata nga moti i keq në Shkodër duket se është stabilizuar. Në raportin e nxjerrë nga bashkia e qarkut Shkodër thuhet se nga përmbytjet janë prekur 1685 hektarë tokë bujqësore. Rruga e Obotit dhe ujsjellësi ‘Oblika 1’ janë jashtë funksionit. Nga për,mbytjet janë evakuuar 26 familje, 99 persona në total kryesisht nga njësitë administrative: Guri i Zi (77 persona), Bërdicë (8 persona), Lagja nr4 (7 persona), Lagja nr 1 (7 persona). Ditën e djeshme duke u nisur nga përkeqësimi i situatës u evakuuan një numër i madh banorësh. 318 banorët të cilët u evakuuan ditën e djeshme jan rikthyer në banesa pas përmirësimit të situatës. 

    • VIDEO

      Situata nga reshjet/ 'Mbrojtja': 2985 ha nën ujë! Prezencë uji në 4 banesa! Po punohet për lirimin e akseve rrugore

      Ministria e Mbrojtjes ka treguar situatën nga reshjet intensive gjatë orëve të fundit.

      Që prej ditës së parë janë angazhuar në terren:

      • 570 Forca të Armatosura
      • 495 Forca Zjarrfikëse
      • 400 Forca nga Policia Shtetit
      • 315 Forca Vullnetare
      • Ekipet e Shërbimit Mjekësor

      Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet të ulët gjatë natës dhe të lokalizuara. Ka rënë ndjeshëm sipërfaqja e tokës e mbuluar nga uji në qarkun e Shkodrës. Sot janë 1685 hektarë tokë nën ujë dhe vazhdon tërheqja, nga 4346 ha që ishte dje në darkë. Aktualisht janë vetëm 26 familje me 99 anëtarë të evakuuar, nga 52 familje dhe rreth 318 banorë që ishin dje. Të tjerët janë kthyer në banesat e tyre.

      Në Bashkinë e Lezhës ka pasur gjithashtu përmirësim: Ka prani uji vetëm në 4 banesa nga 24 që ishin dje. 1300 hektarë sipërfaqe e përmbytur.

      Rrugët - Përgjithësisht rrugët në rajonin e veriut të vendit janë të kalueshme, veç pak segmenteve. Janë pastruar dhe ka qarkullim normal në segmentet që lidhin Tropojën, në aksin Hani i Hotit-Tamarë-Vermosh dhe Bogë- Theth. Në akset  Kukës - Krumë, Kukës - Ura Zapodit, në aksin Kukës – Bushtricë. Po punohet dhe shumë shpejt do të jenë të lira edhe disa akse si: Lezhë- Vau i Dejës, Qafa e Malit-Fierzë, Ura e Matit - Lezhë

      Nuk ka pasur probleme sa i përket lëvizjes në akset e rrugëve në rajonin qendror dhe jugor të vendit. Janë të lira akset rrugore nacionale dhe turistike. Njëkohësisht po bëhet një kontroll i urave pas situatës së krijuar nga shirat.

      Niveli i lumenjve - Niveli i lumenjve Drin (5.9 nga 7.5), Buna  (7.6 nga 8.7) është aktualisht poshtë nivelit kritik. Në Hidrovoret Droje, Shllinze, Tale, Ishull Shengjin, Gryke Zeze, Gocaj, Balldre nivelet e ujit janë nën kuotat kritike. Po monitorohet situata pa ndërprerje. Në të gjithë pjesën tjetër të vendit, në Bashkitë Durrës, Kukës, Dibër situata paraqitet normale.

      Bashkitë - Të gjitha bashkitë kanë patur dhe kanë në dispozicion fondin e emergjencave prej 10 mln euro, i ndarë në proporcion me buxhetet e bashkive. Fond i cili është parashikuar edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm.

      Sipas  VKM 414 ky buxhet mund të përdoret për:

      1. Shërbime të ndërhyrjes së menjëhershme në shpëtimin e jetës së shtetasve, pronës private e publike.

      2. Akordimin e ndihmës financiare për familjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga përmbytjet, në aspektin ndërtimor dhe orendi shtëpiake.

      3. Marrjen e masave rehabilituese në objektet infrastrukturore që përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e njerëzve, pronat e tyre dhe mjedisin, të cilat ndikojnë në rikthimin e jetës normale për komunitetin e veprimtaritë e tij ekonomike.

      4. Shpenzime të kryera për blerje karburanti dhe pjesë ndërrimi për automjete dhe makineri, të cilat përdoren për përballimin e situatave emergjente.

      5. Mbulimin e shpenzimeve të tjera operative të kryera gjatë përballimit të ngjarjeve dhe situatave të emergjencës civile;

      6. Blerje materialesh të ndryshme, që i shërbejnë veprimtarisë së strukturave të emergjencës civile në nivel vendor.

      7. Mbajtjen në gatishmëri të infrastrukturës së ujitjes, të kullimit, të mbrojtjes nga përmbytja dhe digat e rezervuarëve në administrim të tyre

    • VIDEO

      Kush është vrasësi që reciton poezi në burg në Shqipëri?

      Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi është kundër dhënies pa limit të statusit të të penduarit të drejtësisë, siç ndodhi me rastin ‘Dumani’ Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live në Shqipëri’, Rexhepi solli në vëmendje historinë e një të burgosuri shumë të njohur, që nuk ia tha emrin, që është shndërruar në një poet.

       
    • VIDEO

      Deklarata e Ardjan Çapjas/ Rexhepi: I shqetësuar se klani i tij po sulmohet dhe kundërshtarët jo! Elbasani shtet brenda shtetit! Polica, Prokuroria e Gjykata ‘nën terror’

      Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live në Shqipëri’, Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi është shprehur se deklarata e Ardian Çapja, ku përfshiu edhe një politikan të lartë do të ishte një skandal i madh nëse do ishte i vërtetë. Për ekspertin, ky është një mënyrë e Çapja që po vetëmbrohet, pasi është i mendimit se klani i tij po sulmohet, e ndërsa kundërshtarët fisi Çela nuk “po i hyn gjë në këmbë”.   

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv