-
VIDEO
Protestë në Picallë, banorët shembin portën e hekurit nga kompania ‘Shijaku SHPK’: Prona është e jona
Protestë në Picallë, banorët shembin portën e hekurit nga kompania ‘Shijaku SHPK’: Prona është e jona
-
VIDEO
Përmbytjet/ Erion Veliaj në Report Tv: Ky viti më i mirë i përballimit të reshjeve, asnjë prej lumenjve nuk ka dalë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka thënë në Report Tv se kryeqyteti i ka përballuar së miri reshjet masive të rëna në ditët e fundit.
-
VIDEO
Ministrja thirrje studentëve: Aplikoni për bursa, 3 kategoritë që përfitojnë
Ministrja e Arsimit i ka bërë thirrje studentëve që të aplikojnë për bursat.
"I bëj thirrje studenteve që të aplikojnë për bursa studimi. Është fjala për bursat e studimet që janë të barasvlershme me pagën minimale dhe janë parashikuar për ata studentë që plotësojnë 3 kritere kryesore. Studentët që kanë mbaruar me të gjitha 10 dhe kanë marrë minimumi 9.5 në provimet e maturës, në secilin prej provimeve. Përfitojnë ata që pavarësisht mesatares kanë marrë një nga tre çmimet e para në olimpiadat ndërkombëtare. Po kështu ajo që është më e rëndësishme ata studente që kanë zgjedhur të astudiojnë në programet prioritare dhe me mesatare mbi 8.5. Pra ata që janë regjistruar për programet e mësuesisë, bujqësisë apo edhe turizmit. Do ti ftoja studentët të përfitojnë këto bursa dhe përjashtim nga tarifat. Thirrja është de hapur deri në fund të janarit. Deri në 15 janar studentët marrin numrin e matrikulimit”, theksoi Kushi.
-
VIDEO
Përmbytjet, Ministri i Mbrojtjes: Situata është përmirësuar, gjithsej 24 familje të evakuuara
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur për situatën e përmbytjeve. Peleshi tha se tani kanë mbetur vetëm 24 familje të evakuuara.
“Kanë vazhduar reshjet me një intensitet mesatar në veri të vendit, problematika është ende prezentë edhe pse ¾ e sipërfaqes tashmë është liruar. Tashmë janë të evakuuara vetëm 24 familje nga 52 gjithsej, 83 persona nga 318 banorë që ishin në fillim. Po monitorojmë situatën edhe në jug, në Lumin Vjosë. Pritet të ketë në Shushicë dhe Lumin e Drinos”, tha Peleshi.
-
VIDEO
Qeveria bën gati ligjin, sportistët tanë elitarë do të ‘vishen’ me grada ushtarake! Së shpejti do të kemi kampionë kolonelë, majorë
Sportistët tanë elitarë në kompeticionet ndërkombëtarë do të ‘vishen’ me grada ushtarake, duke përfituar edhe mbështetjen financiare që vjen me to. Qeveria ka bërë gati ligjin dhe ministri i Mbrojtjes u shpreh se së shpejti do të kemi kampionë kolonelë, nënkolonelë e deri te majorë.
-
VIDEO
Sugjerimi i 'Lonely Planet' për Shkodrën, Piroviq: Presim të rritet turizmi! E nevojshme të përmirësohet infrastruktura në liqenin e Komanit
Shkodra është sugjeruar si një ndër vendet për t’u vizituar në vitin 2023 nga ‘Lonely Planet’. Aurora Piroviq, organizatore guidash foli për Report Tv duke thënë se ka shumë fluks gjatë sezonit veror, ndaj thotë se pas këtij artikulli, presin që të ketë rritje të turizmit.
-
VIDEO
I moshuari u dhunua për vdekje nga grabitësit, autorët mbërrijnë në gjykatën e Fierit për masën e sigurisë
Gjykata e Fierit, pritet të japë sot masën e sigurisë për dy autorët e grabitjes me dhunë në Klos të Mallakastrës, ku humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar 89-vjeçari Caush Shehaj. Dy autorët 22 dhe 28-vjeç u arrestuan disa orë pas ngjarjes.
-
VIDEO
Banorët e izoluar të Torovicës apel për ndihmë, Metaliaj për Report Tv: Qeveria t’i vërë gishtin kokës, të shpallë gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore
Për Report TV ka folur edhe deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj e cila u shpreh iu drejtua qeverisë për banorët e izoluar në fshatin Torovicë t’i vërë gishtin kokës dhe të shpallë gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore. Deputetja demokrate u shpreh se zona është totalisht e bllokuar e se qytetarët nuk kanë asnjë ndihmë.
-
VIDEO
Situata nga moti i keq në Lezhë, banori për Report Tv: Kemi 7 ditë të përmbytur në Torovicë, 124 familje të izoluara! Kalojmë nga mali
Situata në Torovicë të Lezhës është mjaft problematike. Report Tv ka shkuar në zonë ku 124 familje janë të izoluara dhe nuk kanë kontakt me të tjerët për shkak të bllokimit të rrugës që i lidh me aksin kryesor Lezhë-Torovicë. Në pamundësi për të lëvizur, banorët e fshatit kalojnë nga mali për t’u pajisur me ushqime dhe medikamentet e nevojshme. Një banor i pyetur nga gazetari Elvis Hila dhe moderatorët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu u shpreh se bën 220 metra rrugë për të dalë nga zona e izoluar.
-
VIDEO
‘Jam polic’, 27-vjeçari 'skifter' në Itali del para gjykatës! Akuzohet për 18 vjedhje në banesa! Me çantat plot po vinte për në Shqipëri! BMW që 'e mori në qafë'
Nikolli u bllokua nga karabinierët e Kompanisë Portogruaro teksa do të kthehej në Shqipëri. 27-vjeçari u prangos nga policia italiane për vjedhje, së bashku me dy shqiptarë të tjerë, Viktor Bilani, 30-vjeç dhe Flor Koca, 35-vjeç. Ndërkohë pas arrestimit të 27-vjeçarit Klisman Nikolli në Itali, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, e ka përjashtuar nga radhët e policisë së Shtetit
-
VIDEO
Hetimet për Inceneratorin e Elbasanit, çështja drejt shkuarjes për gjykim! Të akuzuarit dorëzojnë pretendimet, do të kërkojnë gjykim të shkurtuar
Hetimet për inceneratorin e Elbasanit, avokatët e të pandehurve dorëzojnë pretendimet e tyre në lidhje me akuzat e ngritura. Avokati i Klodian Zotos, në prapësimet e tij dorëzuar SPAK ka pretenduar se nuk ka kryer evazion fiskal si dhe sipas tij të gjitha dokumentacionet janë bërë konform ligjit, në kushtet e një emergjence mjedisore.
-
VIDEO
Report Tv shkon në Kuç të Shkodrës, banori: Qeveria të vërë dorën në zemër e të na shikojnë, dëmet në bujqësi të papërshkrueshme
Report Tv shkoi sot në Kuç të shkdorës ku gazetari i Report Tv Ergys Kavaja intervistoi së bashku me moderatorët Migena Sotiri dhe Nertil Agaliu banorin Ahmet Meti. Banori u shpreh se qeveria duhet të vërë dorën në zemër e t’i shikojë. Meti më tej shton se kjo përmbytje pavarësisht se u ndodh çdo ditë i kapi në befasi, gjë që i kufizoi për t’i bërë ballë përmbytjeve. Edhe pse aktualisht në Shkodër nuk ka shtëpi nën ujë, banori thotë se dëmet në bujqësi janë të papërshkrueshme.