-
VIDEO
'Të ulet shpejtësia', pjesë të autostradës Durrës-Kavajë mbulohen nga uji, vështirësi në qarkullim deri në Urën e Dajlanit
Intensiteti i lartë i reshjeve të shiut ka sjellë prani të madhe të ujit në autostradën Durrës Kavajë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor.
-
VIDEO
Moti i keq/ Ushtria në terren te Harku i Bërdicës, disa makina nën ujë! Peleshi: Po mbushen rezervat, por sfidë përballja me to
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nga Lezha ka dhënë detaje për situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut në të gjithë vendin. Në terren ka zbarkuar edhe Ushtria për të ndihmuar banorët që të kalojnë rrugën në Harkun e Bërdicës për shkak të prezencës së ujit. Në disa zona, Peleshi tha se ka ndërprerje të qëllimshme të energjisë elektrike. Ai tha se këto reshje janë lajm i mirë për shkak se mbushen rezervat, por shtoi se tashmë është sfidë për përballjen me to.
-
VIDEO
Prezencë uji te Harku i Bërdicës, përmbytet sërish Xhamia e Plumbit në Shkodër
Reshjet e shiut kanë krijuar një situatë të vështirë në Tamarë dhe fshatra të tjerë në Malësi të Madhe. Prezencë uji ka në hyrje te Harku i Bërdicës. Ujërat kanë vërshuar mbi urën e Pojatës, teksa përmbytjeve si gjithnjë nuk i ka shpëtuar as Xhamia e Plumbit.
-
VIDEO
Prezantohen 7 kandidaturat për primaret e 'Rithemelimit' në Tiranë/ Bogdani: Do shtoj parqet e gjelbra! Alimehmeti: Na duhen edhe të majtët për të fituar
Ditën e sotme janë prezantuar 7 kandidaturat e ‘Rithemelimit’ në primaret për bashkinë e Tiranës. Takimi i parë është zhvilluar me banorët e njësisë numër 7 në kryeqytet, para së cilëve, kandidatët kanë shpalosur idetë e tyre për Tiranën nëse do të zgjidhen për të kandiduar përballë Erion Veliajt.
-
VIDEO
Zjarr në Radhimë, flakë favorizohen nga era, rrezikohet një hotel
Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme zonën e fshatit Radhimë
-
VIDEO
Pasi e grabitën, 2 të rinjtë dhunojnë për vdekje të moshuarin në Mallakastër! Arrestohen autorët! Nipat: E kishin masakruar! Rast i përsëritur
Është dhunuar për vdekje 89 vjeçari, Caush Shehaj i cili prej ditës së djeshme ndodhej në spitalin e Fierit ku po mjekohej pas godjteve që kishte marrë nga dy grabitësit Ervis Halimi 22 vjeç dhe Musa Gudo 28 vjeç, të cilët nën kërcënimin e automatikut, i kanë marrë një shumë parash brenda banesës së tij
-
VIDEO
Moti i keq ‘pushton’ vendin! Bie bora e parë në Theth! Fryhen Drini, Buna e Mati! Disa fshatra pa drita, përmbytje në Shkodër, 400 ha nën ujë! Evakuohen 2 familje
Stuhi të forta dhe reshje të dendura shiu kanë përfshirë që prej mbrëmjes së djeshme të gjithë territorin shqiptar. Situata parashikohet të jetë më problematike në Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, për këtë arsye Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje Bashkive që të marrin masa. Probleme në Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë e Gjirokastër, Durrës e Kukës.
-
VIDEO
Përmbyten dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Zadrimë e Torovicë
Reshjet e shit kanë përmbytur dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Zadrimë e Torovicë të Lezhës. Kanalet e ujërave të larta kanë dalë nga shtrati duke krijuar këtë situatë problematike. Gjithashtu është bllokuar rruga që lidh fshatin Kodhel.
-
VIDEO
400 ha në Fushën e Murriqan nën ujë! Përmbytje në 3 shtëpi në Theth, disa fshatra pa drita
Një sipërfaqe prej 400 ha në Fushën e Murriqanit është përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton situatën në qarkun e Shkodrës. Mësohet se ka një tejmbushje të kanaleve kulluese të para, të dyta, të treta në Velipjë, Dajç e Bërdicë, teksa ka edhe dëmtime të rrugëve dytësore. Nga inertet është bllokuar rruga kryesore në Zues dhe lejohet lëvizja në një korsi. përroi Nikgjonaj në Theth ka dalë nga shtrati ku ka prezencë uji në 3 banesa.
-
VIDEO
Stuhi e fortë në Tiranë, Veliaj: Rikthejmë gjithçka në normalitet! Tregoni kujdes në rrugë
Gjatë orëve të natës dhe sot në mëngjes, Tirana është përfshirë nga reshje tepër të dendura të shiut dhe një stuhi e fortë ere, të cilat kanë shkaktuar jo pak dëme në kryeqytet.
-
VIDEO
Shpërndante heroinë në qytet, arrestohet 29 vjeçari në Korçë, policia e hetonte prej një muaji
Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pas një hetimi një mujor të zhvilluar ndaj tij. I riu merrej me shpërndarjen e drogave të forta në qytet.
-
VIDEO
‘Pse vdiq Caushi? Joo’, fqinjët për të riun që u rrah barbarisht: Mbante një kasafortë të Enver Hoxhës, po ku kishte lekë brenda ajo
Report Tv ka shkuar në shtëpinë e 89-vjeçarit, Caush Shehaj. Fqinjët e përshkruajnë viktimën si një njeri shumë të mirë, e ndërsa kanë treguar se mbante në shtëpi një kasafortë të para shumë vitve, ndonëse aty nuk kishte lekë.
“Pse vdiq Caushi? Joo? Burri më i mirë në fshat, ka qenë tregtar. E kanë vjedhur më parë dhe më parë”.
“Kanë tentuar ta vjedhur, këta 2 djemtë, kanë ardhur dhe dje dhe e kanë rrahur. Ata nga zona jonë janë, po kanë ikur në Fier me qira, e kishte kasafortën e Enverit dhe mendonin se kishte lekë, po ku kishte ajo”, tregojnë fqinjët.