-
VIDEO
Dhuna ndaj gazetarit Adriatik Doçi, në kërkim një efektiv policie, largoi me motor autorin e sulmit nga vendngjarja
Nga hetimet që po kryhen për dhunimin e gazetarit investigativ të Report Tv, Adriatik Doçi, Policia ka arritur të zbulojë se në këtë ngjarje është përfshirë edhe një efektiv policie pjesë e komisariatit nr.4, Ermir Doda që është shpallur në kërkim pasi ka ndihmuar autorin Redon Skutera që të largohet nga vendi i ngjarjes pasi sulmoi gazetarin Doçi pranë banesës së tij.
-
VIDEO
Panairi i Librit 2022/ Ndahen çmimet për veprat letrare! Zija Çelës i jepet çmimi ‘Shkrimtari më i mirë’
Një ditë para përfundimit të edicionit të vitit 2022 të Panairit të Librit janë ndarë edhe çmimet letrare për autorët dhe përkthyesit e këtij viti nga juria e cila përbëhej nga Virgjil Muçi, Aleksandër Cipa, Vjola Isufaj, Alina Karaulli dhe Agim Baçi
-
VIDEO
Dosja e inceneratorit të Fieri/ Prokuroria kërkoi burg për 10 të akuzuarit nga frika se arratisen! Si 'shpërbleheshin' Alqi Bllako dhe Dervishaj me udhëtime
Prokuroria kërkoi burg për 10 nga 11 personat e akuzuar së fundmi për inceneratorin e Fierit me dyshimin se ato mund të largohen nga vend. Report Tv ka siguruar dosjen, e cila çoi në arrest në burg 10 të akuzuar dhe 1 në arrest shtëpie.
-
VIDEO
Zjarr në një kabinë elektrike në Gjirokastër, disa zona mbesin pa energji elektrike
Një defekt në një kabinë elektrike në qytetin e Gjirokastrës ka shkaktuar ndërprerjen me energji elektrike në disa zona. Defekti në kabinën elektrike është regjistruar në lagjen Granicë.
-
VIDEO
Protesta e emigrantëve në Britaninë e Madhe, deputeti britanik mbron shqiptarët: S’kemi pse marrim si shembull për kriminelë
Jo të gjithë politikanët e partisë konservatore ndajnë të njëjtin qëndrim si sekretarja e punëve të Brendshme, Suella Braverman, e cila i konsideron si ‘pushtim’.
-
VIDEO
Berisha zbulon librat që bleu në Panairin e Librit: Mora librin e një shoqes së fakultetit, në SHBA është aktiviste e zjarrtë e mbrojtjes së çështjeve shqiptare
Gjatë vizitës së tij në Panairin e Librit, Sali Berisha treguar edhe librat që ka blerë. Berisha tha se bleu librin e një ish-shoqes së tij në Fakultet, Ana Cohen, me origjinë hebreja nga Vlora, e cila në New York, është shndërruar në një nga aktivistet më të zjarrta të çështjes shqiptare
‘I mora disa, bleva disa, bleva pa diskutim. Këtu në panair pati mjaft që donin të dhuronin. Në panair librat blihen, nuk merren dhurata në panaire. Kam blerë një botim të plotë të bibliotekës Françeskane të Anton Patër Harapit, kam blerë libra të shkrimtarit tim të dashur, Markez, kam blerë libra për fëmijë, për nipin tim dhe një seri librash.
Mora një libër të një ish-shoqes time në vitet e para të fakultetit, Ana Cohen. Ana është një mjeke në fakt, por që është edhe shkrimtare tani, me origjinë hebreje nga Vlora, por në Nju Jork ajo u shndërrua në një nga aktivistet më të zjarrta të çështjes shqiptare dhe një avokate e vërtetë e shqiptarëve dhe prandaj mora libri e saj për të lexuar se çfarë ka.’- tha Berisha.
-
VIDEO
EMRAT/ Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohen dy vëllezër në Krujë
2 vëllezër janë vënë në pranga të policisë së Krujës pasi ishin shpallur në kërkim për kultivim kanabisi. Policia ka arrestuar Lulzim Sharrën dhe Kastriot Sharrën, banues në Shkretë në Krujë.
-
VIDEO
Plas në PD, Julian Deda ironizon Belind Këlliçin: Sigurisht, Tirana është e tironsve, por është edhe e korçarit, e shkodranit, e beratasit
Julian Deda ironizoi sot kandidatin tjetër të primareve ne PD për Tiranën, Belind Kelliçin lidhur me deklaratën raciste dhe ndasore që ai bëri pak ditë me parë ndaj qytetarëve të ardhur nga rrethet në kryeqytet
-
VIDEO
Panairi i Librit 2022/ Veliaj i jep çmimin e autorit më të mirë shkrimtarit Zija Çela: Ndihem mirë që bashkia ishte sponsor kryesor
Në edicionin e vitit 2022 të Panairit të Librit u shpërndanë sot dhe çmimet letrare për autorët dhe përkthyesit e këtij viti.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dorëzuar çmimin si autori më i mirë shqiptar shkrimtarit Zija Çela për veprën e tij “Banka e Ankesave” me motivacionin “Për rrezatimin e një urtie dhe përvoje të pasur letrare në identifikimin e bjerrjes së shpirtit njerëzor, si dhe tjetërsimit të fytyrës së vdekjes e të dashurisë në labirintet e një bote që shkon e përfton trajta distopike”.
-
VIDEO
Primaret e Berishës, Indrit Hoxha prezanton kandidaturën e tij për Vorën
Indrit Hoxha ka prezantuar kandidaturën në primaret e Rithemelimit për Bashkinë e Vorës. Në deklaratën e tij për mediat, ai thekson se Vora do çlirohet nga papërgjegjshmëria e deputetëve që lanë mandatet dhe do punoj me vendosshmëri për të drejtën e votë së qytetarëve
-
VIDEO
Asfaltohen dhe ndriçohen rrugicat në zonën afër Qytetit Studenti, Veliaj: Puna flet vetë, edhe për ata që përdorin gjuhë raciste ndaj të ardhurve
Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi në orët e vona të mbrëmjes punën që po bëhet në këtë zonë me shtrimin e çdo rruge, ku u shpreh se prej këtyre ndërhyrjeve përfitojnë të gjithë banorët, sidomos fëmijët, që do të shkojnë në shkollat e reja, si “Bashkim Fino”, pa iu shkelur këmba në baltë.
-
VIDEO
Kontrabandë në bashkëpunim për tregtimin e ilaçeve, 8 të arrestuar në Tiranë, 10 nën hetim, 1 në kërkim
8 persona kanë rënë në pranga të policisë së Tiranës, 10 janë vënë nën hetim penal dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kontrabanduar lloje të ndryshme barnash, me vlerë të konsiderueshme monetare, me qëllim tregtimin e tyre.