-
VIDEO
Momenti kur nxirren trupat e pajetë të babë e bir! U bllokuan me makinë në përroin e fshatit Bogë
Këto janë pamjet kur trupat e pajetë të babë e bir, Petrit dhe Jason Rrushaj gjenden të bllokuar brenda në makinë në përroin e fshatit Bogë në Shkodër.
-
VIDEO
Reshjet e dëborës zbardhin Vermoshin dhe Thethin! ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes
Reshjet e dëborës kanë zbardhur Vermoshin dhe Thethin. Sipas ARRSH po punohet për pastrimin në aksin rrugor Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth.
Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative.
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. ARRSH bën thirrje që drejtuesit të tregojnë kujdes, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
-
VIDEO
Moti i keq/ 10 banesa të përmbytura në zonën e ish-Kënetës në Durrës
10 banesa janë përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Report Tv sjell pamje nga përmbytjet, ku duket uji i futur brenda banesa.
-
VIDEO
Gjadëri del nga shtrati në Lezhë, prezencë uji në disa shtëpi! Në Skrapar disa fshatra pa drita
Ndërkohë, në Lezhë, ka ndalë nga shtrati lumi Gjadër dhe ka vërshuar në zonën e banuar. Për pasojë është bllokuar rruga Gjadër-Zojz, si dhe uji ka shkuar shumë pranë banesave.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e henë 21 nëntor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga hapen portat e hidrocentraleve e përmbytet veriu i Shqipërisë te me motin "çmendet" edhe Berisha e deri tek ceremoni spektakolare por Katari humb që në start.
-
VIDEO
Shënohen viktimat e para nga moti i keq! Pas 16 orësh kërkime, gjenden trupat e pajetë të babë e bir në Shkodër, i mori rrjedha e ujit
Moti i keq ka shënuar viktimat e para. Pas 16 orësh kërkime, janë gjetur trupat e pajetë të babë e bir në Shkodër. Pjetër Rushaj së bashku me djalin e tij, Jason u gjetën të pajetë mëngjesin e kësaj të hënë në në Bogë.
-
VIDEO
Banori i fshatit Murqin: Ne përmbytemi 5-6 herë në vit! Nuk pastrohen kanalet para dhe pas zgjedhjeve, por duhen bërë rregullisht
Një banor i fshatit Murqin në Fushë-Krujë, ku tokat e mbjella janë përmbytur nga uji thotë se situata është problematike për shkak se nuk pastrohen kanalet. Banori thotë se e kanë të përsëritur dhe kërkojnë që të ndërhyhet që të mos i dëmtohen të mbjellat.
“Ne përmbytemi 5-6 herë në vit nga ana e lumit. Kjo është situatë që përsëritet vazhdimisht por problem kryesor mbetet pastrimi i kanaleve. Nuk e di kush e ka përgjegjësinë për këtë. Kanalet janë të papastrueshme. I bëj thirrje bashkisë të na pastrojë kanalet, të paktën kur nuk ka reshje se kemi mbjellë. Unë kam mbjellë grurin. Kam harxhuar lekë sic na kanë kërkuar. Nuk lahen kanalet 1 ditë para e pas zgjedhjeve, por duhen larë rregullisht. Para 4-5 vitesh kanë pastruar për herë të fundit”, tha banori.
-
VIDEO
Moti i keq/ Bllokohet rruga që lidh fshatin Blinisht me autostradën Lezhë-Shkodër, reshjet përmbytën 1500 hektarë tokë bujqësore
1500 hektarë të përmbytura në Lezhë, në disa zona probleme me energjinë elektrike! Bllokohet një segment rruge
Moti i keq dhe reshjet me intensitet të lartë nga dita e djeshme ka lënë pasoja të mëdha në 1500 hektarë tokë bujqësore në Zadrimë, Torovicë dhe Karriq. Edhe pse gjatë natës territori i Lezhës ka pasur reshje me intensitet të ulët, çka ndikoi pozitivisht në uljen e nivelit të prurjeve në lumenjtë Drin dhe Gjadër si dhe në kanalet e ujërave të larta, disa zona kanë ende probleme me energjinë elektrike.
Gjithashtu moti i keq ka shkaktuar prezencë uji në zonën e Karriqit. Bllokohet rruga që lidh fshatin Blinisht me superstradën Lezhe-Shkodër. Ky segment ka prezence uji dhe është i pakalueshëm për automjetet.
-
VIDEO
Moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati gjatë natës, 10 banesa të izoluara nga uji në Fushë Krujë
Si pasojë e reshje të shumta të shiut që kanë rënë 8 orët e fundit, në Fushë Krujë ka dalë nga shtrati lumi Ishëm.
Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç ku niveli i ujit nëpër ara shkon në rreth 50 cm. Aktualisht janë rreth 10 banesa të izoluara nga uji në fshatin Murqinë.
Fatmirësisht reshjet kanë pushuar dhe nuk ka përkeqësim të situatës, niveli i ujit vijon të jetë i njëjtë.
-
VIDEO
Përmbytjet në Shkodër, kryebashkiaku Spahia: Kemi gati konviktet! Natën mund të përkeqësohet situata në mënyrë të shpejtë
Sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër është zgjeruar gjatë orëve të mbrëmjes, ku përveç reshjeve shkarkimet e hidrocentraleve po japin ndikimin e tyre. Afro 1 mijë hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë sipas raportimeve të pasdrekes, ku Ana e Malit dhe Guri i Zi janë njësitë më problematike.
-
VIDEO
Prej 2 orësh i bllokuar nga shembja e gurëve, hapet me një kalim aksi i rrugës Milot-Burrel
Hapet me një kalim aksi i rrugës Milot - Burrel në afërsi të tunelit të Shkopetit i cili ishte prej dy orësh i bllokuar, ndërkohë që një fadromë e firmës kontraktore po punon për hapjen e plotë të saj.
-
VIDEO
Situata nga reshjet/ Evakuohen 21 familje në Shkodër! Nesër kërkime me dron për babë e bir që u morën nga rrjedha e ujit në Bogë
21 familje janë evakuuar në Shkodër deri më tani. Ata kanë preferuar të shkojnë pranë të afërmve të tyre deri në përmirësimin e territorit. Vijon të mbetet problematike situata në Obot.