• VIDEO

    Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Shqipëri për sistemin ligjor, Bushka: Historike! Rrustemi: Përvoja me Vettingun, e nevojshme për ne

    Shqipëria dhe Kosova do të jenë në të njëjtën linjë sa i përket sistemit të drejtësisë. Në një konferencë për mediat, kryetarja e Komisionit të Ligjeve Bushka dhe homologu i saj në Kosovë Adnan Rrustemi e cilësuan nënshkrimin e marrëveshjes së sotme si ditë historike.

  • VIDEO

    Ministrja e Bujqësisë me Shtabin e Emergjencës në Shkodër: Hidrovorët në funksion të plotë, vijon tërheqja e ujit nga toka

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në takimin e mbrëmshëm me Shtabin e Emergjencës, në zyrën e Prefektes së qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, mbi situatën e shkaktuar nga reshjet në këtë qark, deklaroi se, “Ekipet e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit dhe strukturat përkatëse janë në terren dhe gatishmëri të plotë non-stop, për menaxhimin e situatës së krijuar”.

    Ministrja prej mëngjesit të së dielës, bashkë me ekipin e Ministrisë dhe grupet e punës, monitoroi nga afër dy hidrovorët e rëndësishëm që janë në rajonin e Shkodrës, atë të Vilunit dhe Çastit.

    Krifca tha se “Situata në hidrovorë është në kontroll të plotë. Puna aty vijon normalisht dhe stafi bashkë me ekipet e punës janë aty. Nuk kemi mungesë të energjisë elektrike dhe jemi në kontakt me OSHEE-n për furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike të hidrovorëve. Puna në hidrovorë vijon me tërheqjen e ujit nga toka”.

    Ministrja informoi se bashkisë së Vaut të Dejës, i është vënë në dispozicion një eskavator për një ndërhyrje në zonë, teksa theksoi se, “të gjitha mjetet që kemi në dispozicion janë në gatishmëri për çdo situatë që paraqitet”.

    Krifca tha se, kemi marrë masa dhe janë në gatishmëri të plotë edhe Drejtoritë e Veterinarisë, nëse do të ketë nevojë për lëvizjen e blegtorisë, apo për të asistuar blegtorët në rast nevoje.

    Krifca, në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës, ku ishin të pranishëm përfaqësues nga të gjitha institucionet e linjës, tha se Prefektura dhe pushteti lokal janë në bashkëpunim dhe një bashkërendim të punëve për të përballuar me kurajo çdo situatë që paraqitet nga moti me reshje të dendura.

  • VIDEO

    Vrau dhe groposi 8-vjeçarin në Fier, momenti kur Klodian Çalamani dërgohet me forcë në Gjykatë

    Pas më shumë se tre seancash mungesë dhe shtytje gjykimit është sjellë me forcë në gjykatën Fier, Klodian Çalamani i akuzuar për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” viktimë e të cilës mbeti 8-vjecari Mateo Vasiu në Greçalli te Fierit.

  • VIDEO

    Ministrja e Arsimit: Pezullimi i mësimit, jo ‘faj’ i vetëm i shkollave! Paga e pedagogëve është rritur në 15% në 8 universitete, 4 të tjera ende pa vendim

    Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se pezullimi i mësimit nuk ka ardhur për “faj” të shkollave, por disa prej tyre janë mbyllur për shkak të bllokimit të rrugëve.

  • VIDEO

    Lumi Gjadër del nga shtrati, banori: Familjarët janë izoluar, nuk mund të dalin! Hera e tretë që përmbytemi, të mbyllet shtegu nga Kaskada e Drinit

    Një banor në fshatin Gjadër të Lezhës ka treguar se prej 2 vitesh preken nga përmbytjet. Ai kërkoi që shteti të ndërhyjë për mbylljen e shtegut pasi hyn uji nga Kaskada e Drinit.

    “Ka filluar që në darkë, ishte ora 20:00 kur nisi ndërsa rreth orës 02:00 të natës erdhi në këtë masë. Garazhin e ka çuar dëm. Është e treta herë që kemi përmbytje. Nuk e di nga vjen. Ndoshta nga Kaskada e Drinit mbrapa. Hyn uji nga fqinja këtu. Nëse vazhdon me këtë ritme, për 1 orë, uji hyn brenda në shtëpi. Në vitin 2002 janë përmbytur, kam pasur 70 cm brenda. Familjarët nuk mund të dalin, nuk mund të lëvizin. Vetëm unë që kam çizme. Duhet t’i marr në shpinë, t’i çoj te stalla e lopëve dhe kaq. Kërkoj ta menaxhojnë ujin, ta mbyllin shtegun atje mbrapa. Edhe vjet jemi përmbytur, edhe këtë vit. Është bërë zinxhir”, tha banori.

  • VIDEO

    Rubrika ‘Ciceron’/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot

    Në kuadër të Javëve Kulturore Kombëtare aktori Mirush Kabashi shoqëruar nga 1000 nxënës, mban në orën 14.00 në Sheshin Nënë Tereza performancën recitative "Poezia e flamurit".

  • VIDEO

    Moti i keq/ Tabaku: Situata me reshjet e rrezikshme, vëmendja kryesore e qeverisë duhet të jetë aty

    Në fillim të mbledhjes së Komisionit të Integrimit Europian, kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku vuri në dukje situatën e vështirë që po përballen qytetarët në veri të Shqipërisë. Ajo nënvizoi se në këto momente qeveria duhet të ishte në gjendje gatishmërie të lartë pasi reshjet pritet të vazhdojnë.

    “Siguria e jetës dhe më tej siguria e pronës janë tejet të rëndësishme ndaj qeveria duhet të fokusohet tek këto të dyja. Vëmendja kryesore e qeverisë duhet të jetë aty.”- tha Tabaku.

  • VIDEO

    Lezhë, lumi Gjadër del nga shtrati, prezence uji në disa shtepi

  • VIDEO

    Përmbytjet në Fushë-Krujë, kreu i degës së PD-së: Situata shqetësuese në Murqin, nuk pastrohen kanalet

    Kreu i PD-së në Fushë Krujë, Agron Loka ka denoncuar situatën në të cilën ndodhet zona nga përmbytjet. Ai thotë se situata është shumë shqetësuese, ndërsa thotë se kjo situatë krijohet për shkak se nuk pastrohen kanalet kulluese.

    “Situata në fshatin Murqin bashkia Krujë, është një situatë që përsëritet prej 10 vitesh. Nuk vjen vetëm për shkak të reshjeve të shumta që ndodhin. Jemi ende pa u futur në stinën e dimrit dhe situata është shqetësuese dhe dramatike. Niveli ujit po vijon të ngrihet. Arsyeja më e madhe është se këtu nuk pastrohen kanalet, prej 10 vitesh nuk vihet dorë në pastrimin e kanaleve të para dhe dyta. Situata e fermerëve është shqetësuese, këta fermerë jetojnë për bukën e gojës me kulturat që mbjeldhin. Janë të gjitha të dëmtuara”, thotë ai.

  • VIDEO

    1855 ha nën ujë! Ndërpritet qarkullimi në aksin Shkodër-Lezhë te Harku i Bërdicës! 30 familje të evakuuara

    Qarku i Shkodrës vijon të jetë më problematiku prej motit të keq. Në total është 1855 ha sipërfaqja totale e përmbytur. Qarkullimi në aksin Shkodër-Lezhë tek Harku i Bërdicës është ndërprerë për shkak të prezencës së ujit rreth 50 cm. Kalimi bëhet nga Guri i Zi. Për shkak të dëmtimit të urës së vjetër të Bahcallëkut, mbeturinat e saj janë përplasur me urën ekzistuese.

  • VIDEO

    Moti i keq i merr jetën babë e bir në Shkodër! Pas 16 orësh kërkime, gjenden trupat e pajetë, i mori rrjedha e ujit

    Babë e bir humbën jetën në Shkodër si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin. Pas 16 orësh kërkime është bërë e mundur gjetja e trupave të pajetë të Pjetër Rrushaj, 48 vjeç dhe djalit të tij Jason Rrushaj, 13 vjeç, mëngjesin e kësaj të hëne në Bogë.

    • VIDEO

      Kryebashkiaku Spahia: Të shpallet gjendja e emergjencës në Shkodër

      Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka kërkuar që të shpallet gjendja e emergjencës. Ai ka dalë në terren ku ka takuar ushtrinë që është në gatishmëri për çdo rast nëse do ketë nevoja për evakuim të banorëve.

      •  

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv