-
VIDEO
I dogjën makinën para shtëpisë në Lezhë, biznesmeni: Kush me njeh e di se s’jam njeri i problemeve, hetimet të zbardhin ngjarjen
Ndue Pjetrushi, biznesmen në fushën e hidrokarbureve në Lezhë, makina e të cilit u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm, tha për Report Tv se ai nuk ka konflikte me asnjë person, megjithatë pret nga hetimet që të zbardhi ngjarje.
‘Rreth orës 4 pa 10 kam dergjur se isha në gjumë, një shpërthim. Kam dalë në ballkon dhe kam parë makinë duke u djegur. Në moment ka lajmëruar policinë. Erdhi dhe zjarrfikësja, e fikën zjarrin dhe kaq ishte. Nuk kam asnjë konflikt me kurrkënd. Kush më njeh e dinë që nuk jam i problemeve. Kam biznes transport nafte Shqipëri-Kosovë. Unë për vete nuk dyshoj, mund të jetë edhe e qëllimshme, dhe që ka marrë vetë. Unë nuk jam specialist, por e nxjerrë hetimi, ka një javë që nuk më kanë punuar kamerat e sigurisë, pasi e kisha dërguar që ta riparoj DVR.’- tha Pjetrushi.
-
VIDEO
I vihet flaka makinës së biznesmenit të hidrokarbureve në Lezhë! Mjeti ndodhej në oborrin e banesës së tij
Digjet automjeti i një biznesmeni të njohur në Lezhë. Mësohet se bëhet fjalë për biznesmenin Ndue Pjetrushi (Noshi) i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve
-
VIDEO
Porti i Durrësit/ Hoxha në ‘Pa Protokoll’: Korrupsion! Xhelili: Marrëveshje model, përfitim për Shqipërinë! Cara: Zero Transparencë
Porti i Durrësit ka qenë kryefjala e skenës politike prej më shumë se një jave, por çfarë fshihet pas këtij porti, kush ka të drejtë opozita apo maxhoranca? Ky ka qenë fokusi i diskutimit në emision ‘Pa Protokoll’ në Report Tv nga Anduela Ndreu.
-
VIDEO
Studentët nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia mblidhen në Tiranë, diskutojnë për sfidat e arsimit! Kërkesë Kushit për hapjen e 4 mensave studentore
Për 2 ditë me radhë, 150 studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të diskutojnë problematikat në secilin prej vendeve, ku ajo që i bashkon është cilësia e dobët në mësimdhënie, por edhe infrastrukturë. Duke marrë shembullin e bashkëmoshatarëve të tyre në rajon, studentët tanë do t’i kërkojnë bashkisë, ndërtimin e 4 mensave publike.
-
VIDEO
Dhunoi gazetarin Adriatik Doçi, ky është momenti kur policia arreston 32-vjeçarin
Ky është momenti kur arrestohet autori i dhunës fizike të ushtruar ndaj gazetarit të Report TV Ardiatik Doçi. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, autori i veshur me rroba sportive është shoqëruar nga disa efektivë policie.
-
VIDEO
Artisti Anastas Nika në gjendje të rëndë shëndetësore, i biri apel për ndihmë në Report Tv: Reagimi juaj i dha kurajë
Artisti i njohur Anastas Nika është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe vuan nga një sëmundje e rrallë. Kolegët e tij aktor kërkuan ndihmë nga të gjithë ata që munden që aktori të mund të përballojë medikamentet dhe t’i bëjë ballë kësaj sëmundjeje
-
VIDEO
Reshjet e shiut përmirësojnë situatën energjitike në vend, ministrja: Shqipëria mund të dalë në treg për të shitur
Reshjet e shiut në vend pritet të sjellin prurje të konsiderueshme në hidrocentralet e vendit duke përmirësuar situatën energjitike. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës kryeministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit me kryeministrin Edi Rama dhe deputetin Blendi Klosi në rrugën e kantierit Orikum-Dukat.
-
VIDEO
Inceneratorët, GJKKO i lë në burg, 5 të arrestuarit: Ndoqëm procedurat ligjore! Zv.presidenti i FSHF udhëtime me charter me Zoton? Avokati: Thjesht fjalë
GJKKO lë fuqi masën arrest në burg për 5 personat e dyshuar për inceneratorët. Të gjithë të akuzuarit kanë pretenduar se nuk kanë asnjë lidhje me mashtrimin, teksa kërkuan masë më të butë me arsyetimin se nuk mund të prishin provat dhe nuk do të arratisen.
-
VIDEO
Berisha me banorët e Bërxullës vetëm në teori, nuk i mbështeti kur protestuan para Kuvendit
Sali Berisha duket se është vetëm në teori me banorët e Bërxullës që prej disa ditësh protestojnë për shpronësime të drejta pasi preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar. Ata shkuan dje para Kuvendit por asnjë deputet nuk shkoi pranë tyre për t’i mbështetur.
“Ne mbështesim çdo kauzë të drejtë. Ky është ligj i veprimtarisë së PD. Ne kemi kundërshtuar, aty ka pasur proces gjyqësor. Ne qëndrojmë në respektimin e plotë të të drejtave të pronarëve”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha akuzon Ballukun: Është vërsulur në mënyrë të papërmbajtur ndaj pasurive të shqiptarëve, tender 20 milionë euro për karpatet në Rrugën e Arbrit
Ish kryeministri, Sali Berisha akuzoi zëvendës kryeministren, Belinda Balluku për tenderin 20 milionë eurosh për skarpatet në rrugën e Arbrit, në një kohë kur deri tani ishin dhënë 300 milionë euro.
“Balluku është një nga pesonat më të korruptuar në historinë e Shqipërisë. Pasi është trefishuar çmimi për Rrugën e Arbrit, bëhet tenderi për skarpatën. Si mund të ndërtohet rruga pa skarpata. Po vetëm këta mund të nxjerrin këtë gjë, 20 milionë euro. Hap Ballukja tenderin e Skarpateve, ia jep kompanisë Gjoka. Unë nuk kisha dëgjuar gjatë gjithë karrierës time 30 vjeçare.
Ajo është vërsulur në mënyrë të papërmbajtur ndaj pasurive të shqiptarëve. Ajo në rrugën e Arbërit dhe ‘Kardhiq Delvinë’ ka shkelur rregullat uke i kushtuar buxhetit minimumi deri në 80 milionë euro. PD do të jetë e papajtueshme me çdo përfitim antiligjor që ata bëjnë me këtë organizaatë kriminale. Çfarë do të thotë 20 milionë euro skarpate? Po ata 300 milionë euro të harxhuara deri më tani, çfarë ishin? Është e kotë t’a citosh emrin asaj zonje, është vasale mekanike e Edi Ramës, por ajo po shkel rregullat, ligjet, po abuzon me fondet”-tha Berisha.
Mes të tjerash, Berisha foli edhe për aksin rrugor, Lekaj-Fier, duke theksuar se ishin dhënë 340 milionë euro ndërkohë që sipas tij autostrada mund të ndërtohej me një shifër shumë më të ulët.
-
VIDEO
Projekti i portit të Durrësit/ Berisha paralajmëron kompanitë: Nëse pranoni të merrni pjesë, do futeni në listën e zezë! Mos u ktheni si shushunja
Edhe në konferencën për shtyp, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës se mashtron qytetarët për kompaninë që merr pjesë në ndërtimin e projektit portit të Durrësit.
“Edi Rama mbrëmë paraqiste ‘Eagle Hill’ si kompania që do të bënte Manhattanit të Zagrebit kur qytetarët e cuan në kosh të plehrave. Shihni ku e çon mashtrimin e qytetarëve. Ajo histori është mbyllur 2 vite më parë nga qytetarët e Zagrebit, është flakur. Të gjitha këto e bëjnë situatën në Shqipëri eksplozive. Qytetarët shqiptarë s’mund të qëndrojnë duarkryq para këtyre akteve që tejkalojnë cdo imagjinatë të vjedhjes së pasurisë së tyre. PD do përdorë të gjitha format për të kundërshtuar këtë plackitje të pronës publike më të çmuar që sot kanë shqiptarët. Porti mijëvjecar i Durrësit është prona publike më e çmuar. Kompanitë që do marrin pjesë futen në listën e zezë dhe i paralajmëroj të mos kthehen si shushunja”, tha Berisha.
-
VIDEO
Në kërkim nga SPAK për inceneratorin e Fierit, flet avokati i Juri Ymerajt: Është jashtë shtetit për çështje shëndetësore
5 personat e arrestuar si pjesë të aferës së inceneratorëve kanë dalë sot para SPAK. Përpos tyre, i pranishëm ka qenë edhe avokati i Juri Ymeraj, i shpallur në kërkim i cili u shpreh se kishte shkuar të merrte infromacion mbi këtë çështje.