-
VIDEO
Ngujoi familjen në Tiranë, flet fqinja: E mbante gruan dhe fëmijët të mbyllur me çelës, ishte i frikshëm
Report TV sjell prononcimin e një prej fqinje e cila jeton pranë banesës së 50-vjeçarit Xherxh (Gjergj) Laçi, i cili kishte ngujuar familjen. Fqinja thotë për mediat se 50-vjeçari e mbante familjen gjithë ditën të mbyllur me çelës, ndërsa nuk ishin në dijeni nëse fëmijët shkonin në shkollë apo jo.
“Në punë nuk shkonte. Nuk kemi komunikuar. Kanë 24 vjet që jetonin këtu. Punonte ushtar kryefamiljari. Prej 10 vitesh pa punë. Vuante nga probleme mendore, ka qenë çuar njëherë në spital.
Bashkëshortja e sëmurë. Kishim frikë me e pa, ishte njeri i frikshëm. Fëmijët? Dilnin, shkonin në shkollë. Pse i mbante të ngujuar? Se di. Nuk fliste ajo. I mbante mbyllur brenda në çelës”, tha fqinja.
-
VIDEO
Veliaj inspekton punimet te gjimnazi 'Partizani': Mezi pres ta hapim vitin tjetër, punët tona janë për gjeneratën e ardhshme
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet te gjimnazi “Partizani”, një tjetër investim i rëndësishëm, që i shtohet buqetës prej 42 shkollave të ndërtuara në kryeqytet. Veliaj tha se çdo shkollë po bëhet më e mirë se tjetra.
-
VIDEO
Tensionet në Kosovë, Berisha: Vuçiç, rrezik serioz për rajonin! Meta: Tendencë e Putin për tensione! Mbështesim Kosovën
Opozita ka reaguar pas situatës së fundit që është krijuar në Kosovë, ku Lista Serbe është larguar nga institucionet, ndërsa Serbia ka vënë në gatishmëri ushtrinë.
-
VIDEO
U prangos në Tiranë, si mori fund arratia e 'UFO’! Ngjarjet e bujshme të Ilir Pajas që e bën ‘macen' e pa kapshme në Itali, nga përplasjet me armë te vrasjet
Arratisja e tij e fundit mbyllet për shkak të një zakoni. Ilir Paja i njohur ndryshe si ‘Ufo’ u prangos teksa ishte tek berberi. Efektivët e Policisë vendosën dorën e tyre në shpatullën e tij kur "Ufo" ose "macja" e pakapshme, sapo ishte ulur në karrigen e berberit në Laprakë, një lagje me shumë pallate në periferinë veriperëndimore të Tiranës.
-
VIDEO
Protesta në Bërxullë, banorja: Do e mbroj shtëpinë time me gjak, s’lëviz nga rruga! Për ça mbahet shteti, vetëm për udhëtime?
E revoltuar një protestuese në Bërxullë i bëri thirrje shtetit të gjejnë zgjidhje për projektin e rrugës që prek shtëpitë e tyre.
‘Rruga që jemi këtu 9 milion e 20-0 është dhënë para 16 vjetësh. Kam 3 dynym tokë kam dhe 5 të tjera se di a dok kem rrugë të hyj te ajo tokë.
Ne s’na ka ardhur askush të na pyesë, s’po dalim për qejf. Tani shkojnë bëjnë propagandë shtëpi më shtëpi japin lekë juristët nën dorë. Firmë hajdute edhe shteti hajdut, bashkë me zv.kryeministren Balluku. Ku është shteti? Për ça mbahet shteti, vetëm për udhëtime jashtë shteti? Ne deri në ditë të fundit, shtëpinë time do e mbroj me gjak. Se lë protestën asnjë ditë. Policia mos të na dalë përpara, ne do rrimë në rrugë.’- tha protestuesja.
-
VIDEO
Plagosi vjehrrin dhe vjehrrën në 2017, ekstradohet nga SHBA 40-vjeçari! I dënuar me 25 vite burg
Pas plagosjes së vjehrrit dhe vjehrrës së tij në prani të ish bashkëshortes së tij në vitin 2017, Lulëzim Sinaj është hapur nga autoritetet SHBA dhe është ekstraduar në Shqipëri
-
VIDEO
Nis sezoni i ri i ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo, çdo të hënë në 21:00 në Report Tv! Debate dhe intervista mbi aktualitetin
Rifillon të hënën në mbrëmje sezoni i ri i emisionit ‘5 Pyetjet’. Debatet e nxehta, intervistat me protagonistët e jetës publike shqiptare do jenë sërish në qendër të këtij emisioni që drejtohet prej 20 vitesh nga gazetari Ilir Babaramo.
-
VIDEO
Aksident rrugor në Elbasan, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 3 të plagosur
Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Elbasan- Peqin. Për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht kanë marrë plagë të lehta dhe të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë lagështia në rrugë.
-
VIDEO
Një rrugë në Tiranë merr emrin e gazetarit Fatos Baxhaku/ Veliaj: Përfaqësues i vlerave të gazetarisë së vërtetë
Fatos Baxhaku, një nga pionerët e medias shqiptare pas viteve ’90, i cili u nda nga jeta tre vite më parë, në moshën 55-vjeçare, do t’i japë emrin një rruge në Tiranë. Në pritjen e organizuar në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj iu tha familjarëve se kryeqyteti është sot i nderuar që përkujton një përfaqësues të denjë të gazetarisë shqiptare.
-
VIDEO
Sipërmarrësi thirrje emigrantëve: Hajde punoni këtu se pagat janë më të larta nga sa deklarohen! Ja si reagon Rama
Një sipërmarrës teksa donte t’iu bënte thirrje emigrantëve që të vinin dhe të punonin në atdheun, zbuloi se nuk i deklaron pagat e plota. Kjo solli edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama.
-
VIDEO
Lagështia në rrugë shkak për aksidente në vend, 10 të plagosur në disa qytete, 1 në gjendje të rëndë
Moti i keq dhe me reshje shiu ka shkaktuar aksidente në disa akse të vendit, ndërsa raportohet për 11 të plagosur
-
VIDEO
Përplasi çiftin e turistëve francez në Vlorë, lihet në burg 24-vjeçari! Nga aksidenti vdiq gruaja, në gjendje të rëndë burri
Kristi Dani, 24-vjeç është lënë në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, pasi përplasi çiftin e turistëve francezë në aksin e vjetër Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Bestrovë, teksa po udhëtonin me biçikletë.