-
VIDEO
Berat/ Banorët e Lumasit në protestë: Firma ‘Salillari’ ka kryer punime në zonën e mbrojtur, po shkatërron burimin e Sinecit! Të shkojnë para drejtësisë
Banorët e fshatit Lumas kanë marshuar drejt Sinecit duke protestuar për mbrojtjen e burimit, ndërsa kanë kundërshtuar punimet e firmës Salillari, duke e akuzuar atë se po kërkon të shkatërrojë burimin e ujit që pretendojnë se është zonë e mbrojtur. Ata shprehen të indinjuar se firma ‘Salillari’, e cila ka kryer punime në këtë zonë po ua shkatërron burimin nga i cili merr ujë e gjithë zona fshatrat deri në Lapardha duke u bashkuar më tej me lumin Osum.
-
VIDEO
Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, Policia nuk gjen të dënuarit! 13 persona në arrati, priten të shpallen në kërkim ndërkombëtar
Pas dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkodër për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, policia e Lezhës është vënë në lëvizje për prangosjen e personave të dënuar. I vetmi person që ndodhet tashmë në qeli është vetëm ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj i cili u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së premtes, ndërsa për personat ende nuk ka asnjë gjurmë.
-
VIDEO
Me pistoletë e drogë me vete, arrestohet i riu në Tiranë! Si i mori informacionet nga inteligjenca informative (EMRI)
Një 32-vjeçar i identifikuar si Erion Ymeri është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është kapur me pistoletë me vete.
-
VIDEO
Berat/ Banorët e Lumasit në protestë: Firma ‘Salillari’ ka kryer punime në zonën e mbrojtur, po shkatërron burimin e Sinecit! Të shkojnë para drejtësisë
Banorët e fshatit Lumas kanë marshuar drejt Sinecit duke protestuar për mbrojtjen e burimit, ndërsa kanë kundërshtuar punimet e firmës Salillari, duke e akuzuar atë se po kërkon të shkatërrojë burimin e ujit. Ata shprehen të indinjuar se firma ‘Salillari’, e cila ka kryer punime në këtë zonë po ua shkatërron burimin nga i cili merr ujë e gjithë zona fshatrat deri në Lapardha duke u bashkuar më tej me lumin Osum.
-
VIDEO
Pogradec/ Banorët e Gështanjasit ngrihen në protestë: Firma që ka hapur kanalet e ujërave të zeza ka dëmtuar rrugën, ta rikthejë atë në gjendjen e mëparshme
Dhjetëra banorë të fshatit Gështenjas në Pogradec kanë dalë këtë mëngjes në protestë duke bllokuar rrugën kryesore që të çon në këtë fshat. Kjo është dita e dytë e protestës. Sot banorët janë më të shumtë në numër, krahasuar me një ditë më parë ndërsa kanë bllokuar rrugën dhe punimet.
-
VIDEO
Brikena Muharremi, avokatja e parë shqiptare në Britani, rrëfen sfidat në Londër: Dëshira, sekreti për arritje
Kur ishte 16 vjeç shkoi me studime në Londër, por sot është një nga avokatet e suksesshme atje. Kjo është historia e Brikena Muharremit nga Mitrovica, e cila për Report Tv rrëfen rrugëtimin e saj 27-vjeçar në Britani,
-
VIDEO
Rama ngre dolli me ujë në Dibër: Ujë 24 orë këtu nuk ka patur kurrë këtu! Pa PS bëhet fushë çdo gjë
Kryeministri Edi Rama ka përuruar një ujësjellës në Dibër. Ai tha se në Dibër nuk ka pasur asnjëherë më parë 24 orë ujë, teksa shtoi se këtë e ka arritur vetëm qeveria e tij. Ai tha se ajo godinë, pranë çezmës është blu, për të mos e marrë mësysh, duke hedhur edhe kunja për demokratët.
-
VIDEO
Rama: Kapllani të paguante çmimin real të dritave do mbyllte dhe perdet se do i dukej dhe drita e diellit sikur po e paguante
Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe krizën energjetike, ku nuk i ka kursyer edhe batuta.
“Nëse nuk kemi shi kemi atë hallin e madh të çmimit të energjisë elektrike pasi detyrohemi të dalim në import dhe aty tregu ka ik fare, është çmendur komplet, ndërkohë që ne duam ta mbrojmë me çdo kusht çmimin për familjarët dhe për këtë shtresë sipërmarrësish të vegjël që falë mbështetjes që marrin nga qeveria e kësaj mbrojtje mund të operojnë normalisht. Duhet patjetër që secili ti fiki ato drita, jo si Kapllani, që i kishte lënë të gjitha dritat hap. I kemi lënë për ty tha. Po të kishte çmimin real Kapllani do kishte mbyllur dhe perdet për mua se do i dukej dhe drita e diellit sikur po e paguante vetë”, tha Rama.
-
VIDEO
Meta prezanton modelin ekonomik: Do rrisim pagat çdo vit, do ulim barrën fiskale! Propozojmë sistem fiskal për të thithur investitorë të huaj
Ilir Meta ka prezantuar modelin ekonomik që propozon Partia e Lirisë duke nisur nga rritja e pagave, ulja e barrave fiskale dhe sistemi fiskal për thithjen e investitorëve të huaj.
"Modeli ynë ekonomik mbështetet tek nxitja e prodhimit, tek eksportet, tek ekonomia e dijes, tek liria dhe klima miqësore ndaj biznesit, si e vetmja mënyrë për thithjen e investimeve te huaja, tek ulja e barrës fiskale dhe formalizimi i ekonomisë, tek kualifikimi i burimeve njerëzore për paga të jetueshme, tek garantimi i të ardhurave jetike për shtresat në nevojë, tek zgjerimi dhe konsolidimi I shtresës së mesme të shoqërisë, si garante e një zhvillimi të qëndrueshëm, por edhe vetë mbrojtjes së demokracisë.
Ne do të miratojmë ligjin për indeksimin e pagave në raport me inflacionin dhe rritjen ekonomike, rritje e pagave që do të realizohet cdo vit. Në kushtet e krizës ekonomike aktuale ne propozojmë të ulim barrën fiskale për individët dhe bizneset, për të formalizuar ekonominë, për të ulur çmimet, për të stimuluar konsumin dhe prodhimin vendas. Një prioritet i rëndësishëm për ne, është rikthimi i shërbimeve publike më të domosdoshme pranë qyteteve dhe bashkive.
Partia e Lirisë mbështet fuqishëm garantimin e votës për Diasporës, por edhe do të hapim dyert për profesionistët e diasporës shqiptare kudo ku ndodhen, që të vijnë të investojnë në Shqipëri. Për Partinë e Lirisë, një prioritet imediat është krijimi i Zonave të Lira Ekonomike në Shqipëri. Ne propozojmë një sistem fiskal dhe doganor favorizues për krijimin e zonave të lira ekonomike dhe teknologjike, me potencialin për të thithur investitorë të huaj serioz dhe të fuqishëm. Familjeve të reja do ti sigurojmë strehim me kredi të buta, ndërkohë ne propozojmë rritje progresive të bonuseve për fëmijën e dytë dhe të tretë, si një politike për të nxitur lindshmërinë", tha Meta.
-
VIDEO
Publikohet letra e fundit e Hueyda El Saied, shkruar në spital
Bashkëshorti i Show-girl-it të njohur, Hueyda El Saied, Thierry dhe i biri Gabriel, e kujtojnë gjithmonë me mënyrat më të veçanta. Së fundmi, në kuadër të Tetorit Rozë, ata kanë vendosur të ndajnë edhe një dëshmi të Hueydës, gjatë kohës që ishte në spital, për të treguar se se kjo luftë nuk munf të kalohet e vetme.
-
VIDEO
Premtimi i Metës: Kemi model ekonomik që rrit punësimin dhe mirëqenien! Do ulim koston e jetesës
Ilir Meta ka premtuar se Partia e Lirisë ka një model ekonomik të qartë që do të sjellë rritje punësimi dhe mirëqënieje, si dhe do të ulë koston e jetesës.
“Ne kemi një model ekonomik shumë të qartë në programin e Partisë së Lirisë. Modeli ynë ekonomik do të balancojë rritjen e prodhimit me rritjen e konsumit. Rritja e prodhimit do të mbështetet nga rritja e investimeve publike produktive, dhe nga rritja e investimeve private.
Modeli ekonomik do të mbështetet në përdorimin me efektivitet të fondeve publike, duke rritur investimet dhe shpenzimet sociale me qëllim themelor rritjen e mirëqenies së qytetarëve të të gjitha shtresave.
Modeli ynë ekonomik nuk do të lejojë kurrë marrjen e borxheve për investime fasadë të cilat kanë ulur produktivitetin e borxhit. Mdeli ekonomik i Partisë së Lirisë vendos në qendër qytetarin si përfitues të rritjes ekonomike, të përfitimit nga shfrytëzimi i burimeve natyrore, të përfitimit nga investimet publike dhe nga të ardhurat e taksave që ata vetë paguajnë.
Rritja e punësimit dhe e mirëqenies, dhe ulja e kostos së jetesës do të jetë në qendër të politikës ekonomike dhe përgjigja më e fortë ndaj varfërisë”, tha Meta.
-
VIDEO
Fluturimet me charter, Rama: Rrena që vijnë nga llumi i llumit të llumit të këtij populli
Nga takimi me të rinjtë, kryeministri Edi Rama ka risjellë edhe njëherë në vëmendje akuzat e opozitës për shpenzimet lidhur me fluturimet e tij me charter. Rama tha se kjo është një gënjeshtër që vjen nga llumi i shoqërisë.
“Ju bën të mos shikoni me sy veten, jo më qeverinë, e jo më të angazhoheni, por të ikni, se ka ardhur puna që ky pallosh 2 metra lekët tona i përdor për të ndenjur në ajër. Si i bëhet me këtë lloj rrace, me këto shqiptarë që janë llumi i llumit të llumit të këtij populli, që kanë vetëm rrena e rrena”, tha Rama.