-
VIDEO
Rama: Shqipëria, inflacionin më të ulët në rajon, se kemi ruajtur çmimin e energjisë
Duke folur për luftën në Ukrainë, kryeministri Edi Rama tha se kjo është një bast i Rusisë për gjunjëzuar perëndimin, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Rama tha se vendi ynë ka nivelin më të ulët të inflacionit për shkak se qeveria ka quajtur çmimin e energjisë.
“Basti për të gjunjëzuar në perëndim të Rusisë, dhe pjesë e kësaj jemi dhe ne. Me inflacionin e luftës dhe kthimin e burimeve të energjisë me armë kundër njëri-tjetrit. Inflacioni më i ulët në rajon, sepse kemi ruajtur çmimin e energjisë”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Në Dibër ka 24 orë ujë, tani dibranët ankohen se vjen me shumë presion
https://youtu.be/14esPm3FYXc
-
VIDEO
Rama për Berishën: As emrin s’ia përmend se më vjen për të vjellë! Takasirati jonë t'i mundim edhe njëherë
Në fjalën e tij më operatorët turistik, kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe Sali Berishën, por ka preferuar që të mos ia përmend as emrin.
“As emrin s’ia përmend se më vjen për të bërë dhe as juve që t’ju përzihet që në mëngjes”, tha Rama për Berishën.
Duke komentuar opozitën, kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij do të vijojë të bëj punën siç ka bërë deri më tani.
“Ne do vazhdojmë punën, taksirati jonë është t’i mundim edhe një herë”, tha Rama.
-
VIDEO
Miratohet Rezoluta në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë! Blushi: Referendumi, mënyra e vetme e qytetarëve për të shprehur sovranitet
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka prezantuar Rezolutën në Konventën Kombëtare duke vënë theksin te Referendumi. Sipas tij, qytetarët mund të shprehin sovranitetin me Referendumin sa herë pushteti i bllokon llogaridhënien. Rezoluta u miratua me unanimitet të plotë.
-
VIDEO
U kap nga policia sapo hyri në shtëpi, i biri i autorit: Kishim humbur kontaktet, u gëzuam kur e pamë në banesë! Donte të dorëzohej
I biri i autorit që u arrestua për vrasjen e bashkëfshatarit në Pogradec, Ronaldo Manellari foli në një lidhje telefonike për Report Tv duke thënë se babai donte të dorëzohej, por sapo hyri në banesë, policia e arrestoi.
“Babai erdhi dje në shtëpi rreth orën 18:10. Ne u gëzuam që ishte gjallë kur erdhi, se prej datës 7 Shtator kishim humbur plotësisht kontaktet. Pasi erdhi në banesë dhe ai ishte bindur që të dorrëzohej në Polici, por në atë moment policia hyri brënda dhe kryevi arrestimin”, tha Manellari.
-
VIDEO
Porositës i 137 kg kokainë nga Ekuadori, GJKKO lë në burg Gentian Malindin! U arrestua 2 ditë më parë duke lëvizur me makinë në Vorë
GJKKO ka vendosur të lërë në burg Gentian Malindin, i cili u arrestua 2 ditë më parë në një automjet në lëvizje në Vorë. Ai kërkohej që prej vitit 2019 pasi dyshohet se është porositësi i 137 kg kokainë në 2019.
-
VIDEO
Vijuan lëvizjen në karrexhatën e majtë, pasi parakaluan, droni kap shoferët ‘problematik!
Disa shoferë janë gjobitur pasi nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
-
VIDEO
Fluturimet me charter/ ‘Rithemelimi’: Sheiku Ahm- Ed Bin Rama Al Surrel më shumë udhëtime se Xhorxh Bush! I shkëputur nga realiteti
Opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka bërë më shumë fluturime me çarter se ish-Presidenti amerikan Xhorxh Bush. Kjo sipas deputetit të PD-së, Luçiano Boçi është tregues se si Rama është totalisht jashtë realitetit shqiptar.
-
VIDEO
Nuk ka asnjë kandidat përballë për postin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta: Tregon besim për lidershipin tim! Nuk bëjmë dot gara fiktive
Ilir Meta ka folur para mbledhjes së Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë duke thënë se është tepër i rëndësishëm sepse do të ketë vendime që kanë rëndësi të madhe. Do të nisë me ndryshime statutore, mes të cilave dhe referendum që do të jetë i përcaktuar në statut.
Ilir Meta tha se Partia e Lirisë ka angazhimin madhor që të rinjtë ti mbajë, ti kthejë këtu dhe të krijojë të gjitha mundësitë që të rinjtë tanë të jenë lokomotiva e transformimit të shpejtë dhe të jenë bufrimi i lumturisë dhe i mirëqënies.
Teksa nuk ka asnjë kandidat përballë për postin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Meta tha se është shenjë besimi për lidershipin e tij.
-
VIDEO
Pogradec/ Vrau fqinjin pas konfliktit për pronën, vihet në pranga autori! Fshihej në pyll dhe kthehej herë pas here në shtëpi
Vrau me thikë bashkëfshatarin e tij, Safet Hyskollarin, në fshatin Gështenjas të Pogradecit, arrestohet autori Fatmir Manellari gati dy muaj pas ngjarjes. Autori është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në Pogradec.
-
VIDEO
Emigracioni/ Rama: Nëse ke një tokë në fshat, shfrytëzoje dhe fito 5-fishin, sesa të çash detin
Kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë edhe për emigrimin, një tezë e artikuluar nga opozita, sipas së cilëve Shqipëria po shpopullohet. Për këtë, Rama tha se të gjithë duhet t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë në vendin e tyre.
“Të mendosh të largohesh është legjitime, të çash detin e të shkosh aty ku është pasuria më e madhe e botës është legjitime, ne jemi në fund të kësaj radhe se historia jonë është e tillë, por sot nuk është siç ishte dje, sot janë mundësitë këtu, sidomos ata që kanë një shtëpi të vjetër sado të rrënuar në fshat, ose që kanë një tokë, është mundësi reale për ta kthyer në një mundësi dhe të fitosh 5 fishin e asaj që mund të fitosh atje duke punuar për tjetrin, janë faktet dhe shembuj konkret”, tha Rama.
-
VIDEO
Temperatura deri në 27 gradë, si do të jetë moti për ditën e sotme
Moti do të jetë i qëndrueshëm, fenomeni i mjegullës në mëngjes përgjatë zonës verilindore, gjatë ditës me kthjellime dhe vranësira të pakta.