-
VIDEO
Komisoni i Sigurisë, Manja: Do ndërtojmë institucion që do i shërbejë gjithë jugut, rinkonstruksion spitalit dhe burgut të grave
Nisur nga përmirësimi i kushteve të institucioneve të sigurisë, në komisionin e sigurisë Kombëtare po zhvillohet një seancë dëgjimore ku ministri Manja tha se do të ketë institucione të reja
-
VIDEO
Deputeti Metaj përplaset me Pampurin dhe Vokshin: E kuptoj që dini më shumë, por më lini të flas! Po shkelni etikën
Debatet në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë është shoqëruar me debate. Deputeti Ilir Metaj është përplasur me Oriola Pampurin dhe Albana Vokshin, të cilat e ndërprisnin vazhdimisht.
Ilir Metaj: Të flasësh për të rinjtë është guxim i madh. Të rinjtë e mendojnë ndryshe. Disa ikin për të mos u kthyer. Më fal o Orjola, patjetër që nuk di gjë dhe ju dini më shumë se unë, por më lini të konsumoj të drejtën e fjalës. Më lini të flas.
Oriola Pampuri: Mund të të ndërpres.
Ilir Metaj: Po flet gabim. Po shkel etikën.
Albana Vokshi: Dëgjo komentin dhe drejtoju ministres.
Ilir Metaj: Ti do dëgjosh? Për çfarë jemi këtu? Ti fole në emrin tonë. O avokate e zonjës. S’po ju ndërpres fjalën. Ju po më ndërprisni mua. Kjo është minimalja e etikës. Përdora ndonjë fjalë ofenduese?
Albana Vokshi: Retorika juaj ishte ofenduese.
-
VIDEO
DETAJET/ 39-vjeçari u ekzekutua pas dasmës së kushëririt! La familjen në shtëpi, autorët me makinë thyen traun e rezidencës 'Kodra e Diellit' dhe e qëlluan me breshëri plumbash
Të tjera detaje janë zbuluar nga atentati që u regjistrua një natë më parë në Tiranë. Report Tv ka mësuar se 39-vjeçari Briken Sanaj është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka lënë familjen në shtëpi. Pasi ka dalë nga garazhi, autorët janë futur në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ me makinë, kanë thyer traun dhe kanë qëlluar në drejtim të 39-vjeçarit. Fatkeqësisht, Sanaj nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
-
VIDEO
Hapet tërësisht pista e Aeroportit të Vlorës, përfundon shtrimi i shtresës së parë
Ka përfunduar faza e parë e punimeve të pistës në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot se është shtruar shtresa e parë e pistës, ndërsa vijojnë punimet për dy shtresat e tjera.
-
VIDEO
Pallati i pa kolauduar lë jashtë 120 familje, banorët protestë përpara Bashkisë së Tiranës, shkak sherri i ndërtuesit dhe investitorit
Një plagosje që përkon me datën 13 janar të vitit 202, ka bërë që punimet në pallatin pranë rrugës ‘Ndre Mjeda’ në Tiranë të jenë ende pa përfunduar.
-
VIDEO
Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 34-vjeçari në Gjirokastër
34-vjeçari Ervin Lamaj është vënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportiar 6 emigrantë të paligjshëm në këmbim të parave.
-
VIDEO
Atentati ndaj 39-vjeçarit në Tiranë, shkak dyshohet hakmarrja! Vëllai i tij kishte plagosur një person në 2012 në Lezhë
Hakmarrja dyshohet të jetë një ndër shkaqet që ka çuar në ekzekutimin e 39-vjeçarit Briken Sanajt një natë më parë në Tiranë. Report Tv mëson se vëllai i 39-vjeçarit Briken Sanaj ka plagosur një person në vitin 2012 në Lezhë.
-
VIDEO
Atentat te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë, vritet me breshëri plumbash 39 vjeçari nga Lezha! Gjendet një makinë e djegur në Qafë-Kashar, dyshohet e autorëve (EMRI)
TIRANË- Briken Sanaj, 39-vjeç nga Lezha është ekzekutuar mbrëmjen e sotme (30 tetor) me breshëri plumbash kallashnikovi në zonën e njohur si ‘Kodra e Diellit’ në kryeqytet. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 39-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë, e cila është larguar menjëherë.
-
VIDEO
Atentat te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë, vritet me breshëri plumbash 39 vjeçari nga Lezha! U qëllua nga një makinë në lëvizje
Briken Sanaj, 39-vjeç nga Lezha është ekzekutuar mbrëmjen e sotme (30 tetor) me breshëri plumbash në zonën e njohur si ‘Kodra e Diellit’ në kryeqytet. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 39-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë, e cila është larguar menjëherë.
-
VIDEO
Radhë makinash në pikën kufitare të Kapshticës, situata rikthehet në gjendje normale pas disa orësh
Radhë kilometrike automjetesh janë krijuar mbrëmjen e sotme ne doganën e Kapshticës, por pas disa orësh gjendja është kthyer në normalitet.
-
VIDEO
Me shpejtësi të lartë dhe të dehur në timon, në pranga 3 shoferë, 46 të tjerëve u pezullohet patenta në një javë! Kontrolle në akset rrugore në Vlorë dhe Sarandë
VLORË- Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore ka kryer kontrolle në akset rrugore në Vlorë dhe në Sarandë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ku si rezultat 3 shoferë kanë rënë në pranga, ndërsa 46 të tjerëve i është pezulluar patenta.
-
VIDEO
Makina u përplas me shtyllën në Librazhd, plagosen dy persona! Njëri nga të lënduarit niset me helikopter drejt Tiranës
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Fushë-Studën ku një makinë është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy persona.