-
VIDEO
Protesta e thirrur nga Berisha me 50 veta, Rama: Si mund t’i shkosh mbrapa këtyre hienave që shqyejnë kufomën në sytë e miletit?
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e thirrur nga Sali Berisha për vdekjen e Lear Kurtit, ku morën pjesë rreth 50 persona. Opozitën për të cilën thotë se është ku thërret qameti nga mendja e kokës, nuk mund të besohet sepse arrijnë të shqyejnë një kufomë në sytë e miletit për të nxitur urrejtje ndaj policisë së shtetit.
“Ata që kërkojnë fajtorë, ne i kemi ku thërret qameti nga mendja e kokës, njerëz pa asnjë lloj kodi, hiena të cilët arrijnë derisa të shqyejnë në televizor nga mëngjesi në darkë kufoma duke bërë çmos që të ngrenë tymnajë, tensione dhe më pas zjarrin e urrejtjes ndaj policisë së shtetit. Si mund të kafshojë të vdekurit për të nxjerrë përfitime?
Si mund të besohen këta hiena kur janë në gjendje të kthejnë përmbys një vdekje, kur marrin një kufomë ta shqyejnë në sytë e miletit. Çfarë shqiptarësh janë ata që ju shkojnë mbrapa këtyre? Mund të kesh 1000 arsye ti thuash lanet qeverisë, por nuk ka arsye të shkosh pas hienave”, tha Rama teksa ndodhet në takim me fermerët në Fier.
-
VIDEO
Kontrolle për para të padeklaruara në Portin e Durrësit, kapen 25 mijë euro në një autobus pasagjerësh, vinte nga Bari! Ndalohet shoferi
Intensifikimi i kontrolleve të Policisë dhe Autoriteteve Doganore në Portin e Durrësit zbuluan 2 raste të eurove të padeklaruara brenda 24 orëve, në 2 linja pasagjerësh. Pas 522 mijë eurove zbuluar në një autobus, këtë të shtunë u gjetën 25 mijë euro në një furgon pasagjerësh, që vinte nga Bari. Paratë, dyshohet se janë nga trafiku i narkotikëve në Europë nga grupet shqiptare.
-
VIDEO
Lefter Maliqi: Rama na ka vjedhur militantët e LSI! Do mbushen e do buçasin sheshet e do i rrëmbejmë pushtetin
Ish-deputeti Lefter Maliqi, tha se në kohën kur Ilir Meta u votua për President, Rama ka dhënë urdhër që simpatizantët e LSI të joshen dhe të mbahen në punë në administratë.
Ndërkohë Maliqi iu drejtua Metës se nuk i shkonte “kostumi i Presidentit”, por ai duhet të ishte kryeministër.
“Zoti Meta. Ju nuk jeni lider i sallave të mbyllura, jeni lider i shesheve. Nëse në takimin e dytë nuk do mbushen sheshet ju them me bindje që mbaj përgjegjësi. Do mbushen e do buçasin sheshet e do ia rrëmbejme pushtetin lokal që e kanë të paaftët, abuzuesit që tallen me taksat e qytetarëve të Kuçovës.
Ky Rama i intrigave, djallëzisë, ca ka bërë me LSI, se ju ikët president, por nuk ju takonte ai kostum presidenti. Ju duhet të ishit kryeministër në vend të tij. Ky i pabesë i dha urdhër administratës që njerëzit e LSI të joshen shantazhohen e mbahen në punë. Kemi bërë verifikim paraprak nga 1300 anëtarë 774 janë në administratën e shtetit në bashki, në hipotekë, në arsim në shëndetësi e na thonë jemi me ju edhe brenda bashkisë por në momentin e punësimit nuk angazhohemi dot. Ne anëtarësuam 311 të rinj e në takimin tjetër do mbushen sheshet”, tha ai.
-
VIDEO
Edicioni i 6-të i Maratonës së Tiranës, nisi mëngjesin e sotëm me 'Fun Run' për nxënësit e shkollave, nesër gara e madhe
Edicioni i 6-të i Maratonës së Tiranës, nisi mëngjesin e sotëm me garën “Fun Run”, ku protagonistë janë nxënësit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, të cilët vrapuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me mesazhin sensibilizues për edukimin e të rinjve përmes sportit. Gara, e cila filloi në orën 09:00 në sheshin “Nënë Tereza”, ka përshkruar një segment me gjatësi prej 2 km, i cili përfundoi në sheshin “Skënderbej”.
-
VIDEO
Blushi: Nga Kuçova e aviatorëve e paralajmërojmë Edi Ramën, jemi të gjithë pilotë do ta shembim Qeverinë e korruptuar
Nga Kuçova, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se prej vitesh e ka zhvatur këtë qytet dhe e ka parë si mundësi për ti vjedhur naftën.
“Në qytetin e naftës, paguhet çmimi më i shtrenjtë se në Ukrainë. Paguhet 5-fish me shtrenjtë. Rilindja nuk e do Kuçovën sepse profesioni saj është mashtrimi. Kuçova është keqtrajtuar nga Rilindja dhe është parë si mundësi për ta zhvatur dhe për t’i vjedhur naftën. Kuçova e ka treguar që nga vitit ’36 se di të luftojë për të drejtat e saj. Prandaj nga qyteti i aviatorëve, ne i themi Edi Ramës që ne jemi të gjithë pilotë dhe do ta shembim një orë e më parë këtë Qeveri të korruptuar dhe të inkriminuar. Mezi po e presim atë ditë”, tha Blushi.Blushi: Nga Kuçova e aviatorëve e paralajmërojmë Edi Ramën, jemi të gjithë pilotë do ta shembim Qeverinë e korruptuar
-
VIDEO
Sherr në një lokal në Sarandë, plagoset me thikë 35-vjeçari! I dënuar më parë për vrasje, nga burgu kërcënonte një vajzë në ‘Facebook’
Një person ka mbetur i plagosur pas sherrit në një lokal të porsa inauguruar në Sarandë. Sherri fillimisht ka filluar në lokal dhe më pas është zhvendosur në rrugën përpara lokalit, ku 35-vjeçari Besmir Uka është goditur me thikë.
-
VIDEO
U kap me 522 mijë euro, autobusi që vinte nga Bari ishte në disa qytete të Italisë! Sot kontrolle në pikat e kalimit kufitar, në 'sitë' edhe furgonët
Autobusi që po transportonte 522 mijë euro cash ka hyrë nga porti i Barit në vendin tonë, por rezulton se ka përshkruar një itinerar duke ndaluar në disa qytete të Italisë. Që prej ditës së djeshme, vijojnë kontrollet në portin e Durrësit dhe në pikat e kalimit kufitar për të tjera linja që konsiderohen me rrezik. Në sitë nuk janë vetëm autobusët, por edhe furgonet e pasagjerëve apo agjensive turistike. Ndërkohë ndaj autobusit të kompanisë ‘Buona Ventura’ është vendosur masë sekuestro preventive për shkak të hetimeve. Pas aksionit të zhvilluar në koordinim me Doganën e Durrësit për anijen e drejtuar nga 32-vjeçari Elidon Çela, krimi ekonomik referon materialet për veprat penale Kontrabandë, kalim në kufi të vlerave monetare të padeklaruara dhe pastrim parash.
-
VIDEO
Vrasja në Fushë Krujë, 34-vjeçari u godit me kaçavidë në kofshë! Ishte nën efektin e drogës! Autori ende i paidentifikuar
Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja që u regjistrua në Fushë Krujë, ku mbeti i vrarë 34-vjeçari Indrit Ndoj. Nga ekspertiza e kufomës rezulton se ai është qëlluar me kaçavidë në kofshë dhe i është prerë arteria femurale. Gjakderdhja ka qenë shkaku i vdekjes.
-
VIDEO
Betohet Meloni, kryeministrja e Italisë! Të martën votohet në Kuvend qeveria e re
Qeveria e re e Italisë me në krye Giorgia Mellonin është paraqitur në pallatin presidencial për të marrë ‘bekimin’ e presidentit Sergio Mattarella.
-
VIDEO
Aksident në autostradën Fier-Lushnje, përplasen 2 makina! Benz-i kthehet përmbys në rrugë, 4 të plagosur
Një aksident mes 2 automjetesh ka shkaktuar 4 të plagosur në autostradën Fier-Lushnje. Një automjet tip Benz ML është përplasur me një automjet tip Opel u përplasën në kryqëzimin e Savrës.
-
VIDEO
Gazetari që la Tiranën dhe u vendos në Funar, batuata e Ramës: La gomarët e qytetit për t’i parë hajrin gomaricave në fshat
Gjatë vizitës së tij në Elbasan, kryeministri Edi Rama mori pjesë në ndarjen e certifikatave të mirënjohjes për qytetarët të cilët kanë investuar dhe kanë kontribuuar për qytetin e tyre. Ndër personat që u vlerësuan me titullin e Mirënjohjes ishte gazetari Elton Kikia, i cili u largua nga profesioni dhe Tirana për të jetuar në fshat ku ka hapur një fermë gomaricash.
Kur Rama i dha certifikatën e Mirënjohjes i tha me batutë:
“Respekte! La gomerët e qytetit dhe erdhi për ti parë hajrin gomaricave këtu në fshat”.
-
VIDEO
Sherr në studio, Haklaj: Kalaja arrestuar nga Berisha në 2011.Kalaja: Haklaj donte të shkonte te LSI
Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj akuzoi anëtaren e Këshillin Kombëtar të PD, Adriana Kalaja si të dënuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti. Në një intervistë me Report tv, Haklaj deklaroi se ndryshe nga ai që u fut në burg nga qeveria socialiste që drejtohej aso kohe nga Ilir Meta, Kalaja është futur në burg nga Berisha. “Unë vetë rrjedh nga një familje e persekutuar politike, të persekutuar rëndë edhe nga nëna dhe nga babai, edhe vetë i persekutuar, sepse i futur në burg nga qeveria e zotit Ilir Meta. Pra mua më kanë futur në burg socialistët, ndryshimi me zonjën Kalaja, kurse zonjën Kalaja e ka futur në burg Berisha. Sali Berisha në vitin 2011, në Krujë, për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti. Më vjen shumë keq që zonja Kalaja vuan nga “Sindromi i Stokolmit”, i shërben zotit Berisha. Kjo është e vërteta”, tha Haklaj, ish deputet I PD në Tropojë.