Edicioni i 6-të i Maratonës së Tiranës, nisi mëngjesin e sotëm me 'Fun Run' për nxënësit e shkollave, nesër gara e madhe

22 Tetor 2022, 12:55

Edicioni i 6-të i Maratonës së Tiranës, nisi mëngjesin e sotëm me garën “Fun Run”, ku protagonistë janë nxënësit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, të cilët vrapuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me mesazhin sensibilizues për edukimin e të rinjve përmes sportit. Gara, e cila filloi në orën 09:00 në sheshin “Nënë Tereza”, ka përshkruar një segment me gjatësi prej 2 km, i cili përfundoi në sheshin “Skënderbej”.