-
VIDEO
Vdekja e Lear Kurtit, rreth 50 protestues i përgjigjen apelit të Berishës, nisen drejt Kryeministrisë! Të pranishëm eksponentë të 'Rithemelimit'
TIRANË- ‘Drejtësi për Learin!’ Kjo është motoja me të cilën po protestojnë dhjetëra qytetar në Tiranë, pas vdekjes së të riut Lear Kurti, i cili ndërroi jetë në komisariat, pasi u shoqërua nga policia. Qytetarët kanë ndezur qirinj para ambienteve të Ministrisë së Brendshme dhe më pas janë nisur drejt kryeministrisë, duke bllokuar edhe qarkullimin në Bulevard.
-
VIDEO
Drejtësi për Lear Kurtin/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë
Protestuesit kanë nisur një marshim nga Ministria e Brendshme drejt kryeministrisë. Ato shprehen se kërkojnë drejtësi për Lear Kurtit, duke kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
-
VIDEO
5 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut bursë në NASA, vizitojnë në Tiranë! Veliaj: Lidhja e të rinjve nga çdo trevë, e rëndësishme
TIRANË- Pesë të rinj shqiptarë nga Maqedonia e Veriut që kanë krijuar një aplikacion për hapësirën dhe që kanë fituar bursë për në NASA, vizituan Tiranën. Ata u pritën nga kryebashkiaku Veliaj, i cili tha se ndërlidhja e të rinjve në çdo trevë shqiptare është shumë e rëndësishme.
-
VIDEO
Aleanca për Teatrin sulmon SPAK dhe Yuri Kim: Është kapur nga mafia! Teatrin ta ndërtojë Ministria e Kulturës, jo bashkia
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestoi para sheshit të Teatrit Kombëtar, duke kërkuar që ndërtimi i godinës së re të bëhet nga Ministria e Kulturës dhe përgjegjësit për shembjen e tij të vihen para përgjegjësisë penale.
-
VIDEO
Kosova ‘merr’ liberalizimin e parë, lëvizje vetëm me kartë identiteti mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor
Falë angazhimit diplomatik të qeverisë gjermane, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur të premten në Berlin të bien dakord për nënshkrimin e tre marrëveshjeve të reja në kuadër të bashkëpunimit rajonal. Këtë e bëri të ditur të premten në Berlin, ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, në kuadër të ministerialit të ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.
-
VIDEO
Vdekja e Lear Kurtit, përfaqësues të Rithemelimit protestojnë para komisariatit në Lezhë: Të bëhet drejtësi, mund të ishte secili nga ne
LEZHË- Qytetar dhe përfaqësues të Rithemelimit të PD-së, janë mbledhur pasditen e sotme në Lezhës për të protestuar për vdekjen e Lear Kurtit, i cili humbi jetën një ditë më parë pasi u shoqërua policia. Të pranishmit u mblodhën para komisariatit të policisë në Lezhë dhe ndezën qirinj për viktimën.
-
VIDEO
Ambasadori Bucci për Report Tv: Raporti i KE për Shqipërinë, fotografi e realitetit! Ka progres! Italia ju mbështet në rrugën drejt BE
Ambasadori italian Fabricio Bucci ka folur edhe për raportin e KiE, duke thënë se ai ka pasqyruar realitetin. Për ambasadorin, Shqipëria ka bërë progres, ndonëse në disa fusha duhet të punojë më shumë.
“Raporti duket se fotografon mirë ecurinë e vendit, ku ka një progres të dukshëm në shumë fusha, por edhe në të tjera që duhet punuar. Por dua të them se pas hapjes zyrtare të negociatave kemi hyrë në një fazë tjetër të rëndësishme. Tani është procesi i screening, i përshtatjes së legjislacionit shqiptar, më pas diskutimet për përshtatjen me normativat e BE. Do të nënvizoja së udhëtimi për këtë fazë ka filluar, në jemi këtu për t’ju asistuar si e kemi bërë gjithmonë, që një ditë do e çojë Shqipërinë në Bashkimin Europian”, tha ambasadori.
-
VIDEO
Del VIDEO/ Ja si ishin fshehur 522 mijë eurot në autobus
Policia ka publikuar videon nga sekuestrimi i parave në autobus. Siç mund të shihet, paratë ishin të fshehura në zonën e kondicionerit.
-
VIDEO
Kapiteni i anijes ‘Amerigo Vespucci’ për Report Tv: Ndalesa në Durrës, demonstron miqësinë Shqipëri-Itali
Dita e sotme në anijen “Amerigo Vespucci”, është e dedikuar për miqtë e përzgjedhur, ambasadorë, deputet, ministra dhe gazetarë, kapiteni Luigi Romagnoli na shpjegon rregullat në bord, ku çdo duket e organizuar në detaje për të pritur miqtë e veçantë. Ai nuk e fsheh krenarinë për këtë xhevahir të marinës italiane që është pagëzuar si anija më e bukur në botë.
-
VIDEO
Report Tv brenda anijes më të bukur në botë të ankoruar në Durrës! Ambasadori Bucci: I privilegjuar që njoh shqiptarët me një xhevahir të marinës italiane
Anija krenari e Italisë e quajtur si më e bukura në Botë “Amerigo Vespucci”, preku brigjet e Shqipërisë pas 82 vitesh nga hera e fundit. Çdo gjë përreth ka ndryshuar, ka ndryshuar peisazhi, njerëzit, por e njëjtë mbetet anija dhe deti.
-
VIDEO
Rama për inceneratorin e Elbasanit: Është një impiant ultra modern, ndër punët më të mira që janë bërë! Vjedhjen e heton prokuroria
Kryeministri Edi Rama nga Elbasani e ka cilësuar inceneratorin e Elbasanit si një nga veprat më të mira që është bërë. Duke u ndalur tek akuzat për korrupsion dhe vjedhje, Rama tha se kjo është një çështje të cilën e heton prokuroria.
‘Po shkon Edi Rama në vendin e krimit. Pse për Inceneratorët? Pse cili është krimi? Që hoqëm malin e plehrave, që në këtë orë pengonim që të shohim mirë atë diell. Dhe i dhamë Elbasanit mundësinë që mbetjet tim mbledhë dhe ti përpunojë në një impiant ultra modern. Nuk ndihem se kam bërë një punë të keqe, pro përkundrazi mendoj se është një nga punët më të mira që kam bërë për Elbasani. Ka filluar punë dhe do të fillojë që të prodhojë energji. Ai impiant është bërë që të krijohet një kompanie publike të përbashkët të qarkut, për t’i mbledhur të gjitha mbetjet dhe është ide shumë e mirë që ta shfrytëzojë.
Për atë janë shpenzuar paratë, që do të thotë që pjesa që ka të bëjë më korrupsion dhe vjedhje është një segment i gjithë kësaj pune të madhe për të cilin heton prokuroria dhe ndëshkon gjykata. Kush ka shfrytëzuar rastin që të bëjë një rrugë dhe dy punë të shkoj aty dhe të shkoj ku e kanë vendin ato që ndjekin rrugën e djallit.’- tha Rama.
-
VIDEO
Vlorë/ Gjendet një peshkaqen i ngordhur në Plazhin e Vjetër
Një peshkaqen i ngordhur ka dalë në breg në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Mësohet se peshkaqeni ka qenë i ngordhur në momentin që është vërejtur nga kalimtarët e rastit.