• VIDEO

    Grekët acarohen me Ramën: Iu drejtove kryeministrit grek ‘qirje’ me qëllim për t’a ofenduar, do marrësh përgjigjen që meriton

    Bashkimi Demokratik i Minoritetit Kombëtar Grek, OMONIA ka reaguar pas një video të bërë nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë në Devoll që do ia dërgonte homologut të tij grek Kyriakos Mitsotakis. Në video, Rama me nota humori i drejtohet kryeministrit grek ‘qirje Kyriakos’, që në greqisht do të thotë zoti Kyriakos.

  • VIDEO

    Gjiknuri: Të flasë PD për temën e energjisë është si të flasë varrmihësi për shëndetin e kufomës

    Sekretari i Përgjithshëm i  PS Damian Gjiknuri deklaroi se qeveria shqiptare po bën çdo gjë për të mbrojtur buxhetet familjare nga kriza e çmimeve që ka prekur gjithë botën. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Gjiknuri theksoi se pavarësisht situatës botërore si pasojë e luftës në Ukrainë, buxheti i shtetit është ai që kompenson të gjithë efektet e çmimit të energjisë.

    Gjiknuri tha se ishte pikërisht qeverisja demokratike ajo që falimentoi sektorin energjetik shqiptar. 

  • VIDEO

    Muzhaqi motivon studentët: Mos lejoni asgjë t'iu pengojë në realizimin e ëndrrës tuaj! Së shpejti certifikata dhe medalje për të rinjtë ekselentë në kodim e sport

    Ministrja për Rininë dhe Fëmijë, Bora Muzhaqi, në ceremoninë e dhënies së medaljeve të arta për nxënësit ekselentë ka bërë me dije se së shpejti do të jepen certifikata dhe medalje edhe për të rinjtë ekselentë në fusha të tjera, siç janë kodimi, sporti.

    Muzhaqi pati edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë, e cila i motivoi ata që të mos dorëzohen në rrugëtimin e vështirë që kanë përpara, por të luftojnë fort për të arritur ëndrrat e tyre dhe mos të lejojnë asgjë dhe askënd që t’i pengojë.  

    “Të jesh ekselentë është shumë e vështirë, jo të jesh ekselent vetëm me nota, por një pjesë shumë e madhe prej jush jeni ekselentë në shumë fusha, sporte, art, në të qenurit qytetarë dhembi të gjitha kjo mbetet detyra juaj kryesore. Nëse do ju jepja vetëm një këshillë Fakti që sot keni mbaruar gjimnazin dhe jeni duke ndjekur ëndrrën duhet ta mbani patjetër atë xixëllimën ndezur dhe shpresën gjallë. Çdo rrugëtimin ka vështirësitë e veta, ndonjëherë edhe do pengoheni do rrëzoheni, por e rëndësishme për ju është që të jeni gjatë gjithë kohës të motivuar për të mos lejuar asgjë që t’u pengojë sfidën dhe rrugëtimin drejt ëndrrës tuaj. Nëse arrini të bëni këtë, gjithmonë do mund të jeni më të dalluarit më të talentuarit. E kemi parë që të rinjtë shqiptarë edhe ata që janë në Shqipëri edhe ata jashtë, rastis që janë të parët, nuk është koincidencë është punë, përgatitje. Është nga të paktat raste kur emocionet më kaplojnë kur flas, është kënaqësi të kemi një sallë të mbushur tej për tej me maturantë ekselentë. Ku japim këto certifikata dhe medalje është nga ditët më të bukura, por jam e lumtur që tani e tutje s’do japim certifikata vetëm për maturantët e dalluar, por sëshpejti do kemi certifikata dhe medalje për të rinjtë sportisë të dalluar, ata që marrin pjesë në ekipe sportive, të rinjtë kodues”, tha Muzhaqi.

  • VIDEO

    Ministrja e Arsimit: Këtë vit është rritur numri i ekselentëve që po studiojnë në Shqipëri

    Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në ceremoninë e dhënieve të medaljeve të arta për nxënësit ekselentë, ka thënë se këtë vit numri i ekselentëve që kanë qëndruar për studime në Shqipëri është më i lartë se krahasuar me një vit me parë.

    “87% e studentëve ekselentëve janë këtu, krahasuar me 80% që ishin një vit më parë. Tregon që politikat tona po i japin rezultatet e tyre. Po punojmë për ndërkombëtarizmin, programe mësimi të përbashkëta. Për ti dhënë vlerë diplomës tuaj, që prindërit të mos harxhojnë shumë para për shkollim tuaj, por mbi të gjitha Shqipëria të mos rrezikojë që t’iu ketë larg.

    123 të rinj e të reja, fitues të medaljeve të arta dyfish me vitin e kaluar. Këtë vit kemi ndryshuar kriteret për ata që fitojnë medaljen e artë. Këtë vit kemi vendosur që jo vetëm provimi me zgjedhje të jetë 10, por një nga katër provimet. Qëllimi është se ju nuk jeni thjesht krenari për ne, ju jeni model frymëzimi për të shokët, të rinjtë, të vegjlit që duan të bëhen si ju.

    Të dashura vajza edhe këtë vit e keni treguar pozicionin tuaj, nga 123 të rinj e të reja, sot kemi 88 vajza të shkëlqyera dhe 35 djem. Kjo e shpjegon faktin pse ka 75% gra dhe vajza, kjo falë vullnetit të kryeministrit, por edhe punës që bëjnë vajzat.

    Më rezulton që 58 studiojnë mjekësi e përgjithshëm. Jam e kënaqur që po përshtaten me tendencat që ka tregu i punës, 30 të rinj që studiojnë për inxhinieri e informatike, kemi art dinajz, financave, drejtësi marketing”, tha Kushi.

  • VIDEO

    Shehaj akuza qeverisë: Më keni mbyllur biznesin! Hakmarrje politike e Ramës për të më intimiduar dhe mbyllur gojën

    Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj në fjalën e tij në Kuvend ka akuzuar qeverinë se i ka mbyllur biznesin dhe kjo për shkak të hakmarrjes politike të Edi Ramës. Shehaj tha se qeveria i ka dërguar policinë në ambientet e biznesit të tij dhe kjo është bërë vetëm për t'i mbyllur gojën.

  • VIDEO

    Rama: S’ka më financim për studime jashtë vendit, studentët ekselentë ‘pagë minimale’! Për 3 vite nuk e do marrin diplomën, do punojnë në Shqipëri

    Qeveria nuk do të financojë më studentët ekselentë për të studiuar jashtë vendit. Në një takim me maturantët me mesatare 10 absolute, të cilët morën sot medalje ari, Rama u ka bërë me dije që mbështetje do u japin vetëm ekselenëtve që do të vazhdojnë shkollimin në Shqipëri.

    • VIDEO

      Sensibilizimi për të drejtat e grave, universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ mirëpret instalacionin “Këpucët e kuqe”

      Ditën e sotme Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës mirëpriti instalacionin “Këpucët e kuqe” ndërthurur me instalacionin “Wind of change” të artistit durrsak Ivo Mojo

    • VIDEO

      Vdekja e të riut, Policia dhe APM: S’ka shenja dhune! Iu gjet në stomak një qese 5x5 cm me drogë! Efektivi s’ka bërë veprime të kundërligjshme

      Prokuroria dhe AMP kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për media, ku bëjnë me dije se në trupin e të riu Lear Kurti, nuk janë evidentuar shenja dhune. Në reagimin e tyre, ato bëjnë me dije se itinerari i të riut pasqyrohet në pamjet filmike të 5 kamerave duke theksuar se nuk ka pasur sjellje të kundërligjshme nga ana e efektivëve.

    • VIDEO

      Humbi jetën në duart e policisë, Berisha ngushëllon familjen e Laer Kurtit

      Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e policisë mbrëmjen e djeshme. Berisha ka shkruar sërish për të riun duke akuzuar qeverinë se e ka vrarë dhe se është vepruar njëlloj si me Klodian Rashën. .

    • VIDEO

      30-vjetori i krijimit të ‘Kushtetuese’, Tusha: Politika ka paragjykuar vendimet e drejtësisë! Rama: Ngrehinë me dritë dhe hije! Begaj: Gur themeli për shtetin e së drejtës

      Në kuadër të krijimit të 30-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, janë përcjellë mesazhe të forta nga politike por edhe nga faktori ndërkombëtar. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha mbajti fjalën përshëndetëse gjatë konferencës dhe vlerësoi punën e kësaj gjykatë përgjatë këtyre viteve, ndërsa shtoi se ajo është promotorë e shtetit të së drejtës.

      • VIDEO

        Berisha debat me Ballën: O i pafytyrë s’mund të ndërhysh në fjalën time

        Një debat ka pasur në Kuvend mes Sali Berishës dhe Taulant Ballës. Ky i fundit i ka ndërhyrë në fjalën e tij, teksa Berisha i foli ashpër, madje e quajti edhe “i pafytyrë”.

        “Nëse ti i pafytyrë do ndërhysh në fjalën time, kjo s’bëhet kështu. Të kanë zgjedhë kryetare parlamenti, të të respektojnë kështu, ai bëhet kryetar parlamenti, nëse se bën dot ti detyrën të të shkarkojnë, po sa je aty të të respektojnë”, tha Berisha.

      • VIDEO

        Diskutimet për krizën energjitike, Berisha: Rama ka frikë të vijë në Parlament, eja mos u fshi pas Ballukut!

        Në një kohë kur në Kuvend po diskutohet për krizën energjetike, Sali Berisha ka kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama. Berisha, është shprehur se Rama në fakt “ka frikë” të jetë prezent pasi ai, teksa tha se fshihet pas Ballukut.

        “Mungesa e kreut të qeverisë i cili ka shndërruar energjinë në një mjet të tmerrshëm dhune financiare, psikologjike dhe të gjithanshme ndaj qytetarëve, ka shndërruar në një gropë të zezë vjedhjeje nga qeveritarët, e bën këtë debat për një çështje kaq jetike, ai ka frikë të jetë këtu, por nuk mund të fshihet pas Ballukut, nuk mund të fshihet pas zonjave ministre. Të vijë këtu, të jap llogari para shqiptarëve për vjedhjet monstruoze që po ndodhin në këtë sektor. Ai është arkitekti kryesor i kësaj grope të madhe. Ju po toleroni gjëra të pa tolerueshme. Debati është thirrur me kryeministrin dhe ai duhet të jetë këtu. Nuk mund të fshihet pas zonjës Balluku”, tha Berisha.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv