-
VIDEO
Akuzë për trafik droge, ish-truprojës së Saimir Tahirit i pranohet gjykimi i shkurtuar
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Hekuran Markut për gjykim të shkurtuar. Në seancën paraprake, kur dosja kaloi për gjykim, ish-truproja i Saimir Tahirit kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila u pranua këtë të hënë nga GJKKO.
-
VIDEO
Nxënëset sfidojnë shiun, lënë çadrat në protestën para kryeministrisë: Po presim përgjigje
Nxënëset e kolegjit turk kanë sfiduar shiun duke lënë çadrat në tokë teksa protestojnë para kryeministrisë për mbylljen e shkollës ‘Mehmet Akif’.
-
VIDEO
U dogj dje në Tiranë, magazina me rroba te ‘Qytet Studenti’ e bërë shkrumb
Magazina në pronësi të Vladimir Hodos mori flakë pasditen e djeshme në Tiranë ku si shkak gazetari Sokol Dema raportoi se ishte për një shkëndijë elektrike. Në pamjet e siguruara nga Report Tv magazina me rroba në Tiranë është bërë shkrumb. Fatmirësisht, nga ngjarja e djeshme nuk pati të lënduar por dëmet materiale ishin të mëdha.
-
VIDEO
Nxënësja e shkollës 'Mehmet Akif' lë medaljen para kryeministrisë: E meriton për shkatërrimin e ëndrrave tona
Një nxënëse e shkollës ‘Mehmet Akif’ i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke i thënë se institucioni arsimor që u mbyll me vendim qeverie sepse nuk plotësonte kriteret ligjore. Ajo zgjodhi që një nga medaljet që ka fituar në kompeticionet e shkollës t’ia japë kryeministrit.
-
VIDEO
Nxënësit e kolegjit ‘Mehmet Akif’ në protestë: Anuloni mbylljen e shkollës! Rama: Po protestojnë kundër pronarëve të shkollës që shitën godinën
Nxënësit e kolegjit privat ‘Mehemt Akif’, i cili u mbyll pak ditë më parë me vendim qeveri për shkak se nuk plotësonte kushtet ligjore, po protestojnë para ambienteve të Ministrisë së Arsimit. Nxënësit kërkojnë shfuqizimin e vendimit për mbylljen e shkollës
-
VIDEO
Foshnja ngec brenda në banesë në zonën e ‘Freskut’ në Tiranë, të ëmës i bllokohet dera! Nxirret pa probleme nga zjarrfikësit
Një foshnjë 2-muajshe ka ngecur brenda një banese në zonën e Freskut mëngjesin e kësaj të hënë në Tiranë. Të ëmës së foshnjës i është bllokuar dera nga jashtë duke bërë të pamundur të futej sërish brenda.
-
VIDEO
Video ekskluzive, ja momenti kur autori i vë flakën furgonit në Korçë
Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive nga kamerat e sigurisë, të momentit, kur autori i vë flakën furgonit të Renato Torollarit në Korçë. Siç shihet nga pamjet autori afrohet qetësisht me një bidon në dorë dhe e spërkat pjesën e jashtme të furgonit me benzin e më pas i vë flakën.
-
VIDEO
Digjet një makinë në Korçë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Një makinë tip furgon është djegur në Korçës, në pronësi të Renato Torollarit. Makina ishte parkuar para banesës në lagjen nr 17, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
-
VIDEO
Aksident në Vorë, makina kthehet përmbys në mes të rrugës
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vorë, në aksin rrugor Durrës-Tiranë.
-
VIDEO
Në flakë një magazinë me rroba te ‘Qytet Studenti’ në Tiranë, biznesi s'kishte marrë masa kundër zjarrit! 30 zjarrfikës në vendngjarje, shumë dëme materiale
Një magazinë me rroba është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në zonën e ‘Qytet Studentit’ në Tiranë, duke shkaktuar flakë të mëdha, duke rrezikuar pallatin 6 katësh ku ra zjarri por edhe ndërtesa të tjera rrotull. Për disa orë 30 forca zjarrfikëse me 7 mjete luftuan me flakët, duke u vënë në kontroll. Gazetarja e Report Tv, Ledina Jakimi, raporton se magazina me rroba i përket Vladimir Hodos ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. Ndërkohë që u shkëput energjia elektrike për të mos rrezikuar përhapjen e flakëve.
-
VIDEO
Zjarri në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Biznesi nuk ka respektuar masat, e vështirë fikja e flakëve
Drejtori i zjarrfikësve, Shkëlqim Goxhaj, kritikoi biznesin në të cilin ka rënë zjarri sot në Qytet Studenti në Tiranë për mosmarrjen e masave kundër zjarrit. Ai tha se kjo e bën shumë të rrezikshme punën.
“Zjarri ka qenë i vështirë për shkak të materialeve. Pronari nuk ka vepruar mirë për ruajtjen nga zjarri. Bëj thirrje për bizneset që katet nën tokë mos të bëhet destinacion, sepse fikja e zjarrit bëhet e rrezikshme. Pavarësisht boteve të shumta tq ujit ende nuk është fikur zjarrin", tha Goxhaj.
-
VIDEO
Berisha mban fjalimin në dasmën e Shkëlzenit, zbulon arritjen e tij më të madhe
Me një gotë në dorë, Sali Berisha mbajti një fjalim në dasmën e të djalit të tij.
“Shkëlzeni i rritur nën kujdesin e familjes e meritoi atë dhe punoi me përkushtimi për formonin e tij në familjen ton, ai ka më të zhvilluar e të tjerë dimensionin e humorit, kjo është e vërtetë , por merita e tij m madhe është që arriti të pushtoi zemrën e Arminës”, dëgjohet të thotë Berisha.