-
VIDEO
Veliaj: Saliu dhe Meta thonë se në Shqipëri nuk jetohet, po si nuk ikën asnjëri nga të dy nga Gjiri i Lalëzit?
Kreu i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi me drejtuesit e rinj të PS, ka ironizuar Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët në deklaratat e fundit janë shprehur për ikjen e shqiptarëve. Veliaj bëri një pyetje të thjeshtë, se si ka mundësi që të dy këta nuk lëvizin nga vilat e tyre në Gjirin e Lalzit?
“Unë jam një nga ata që kanë ikur nga Shqipëria dhe jam kthyer t’i shërbej vendit tim. Gjithmonë do të ketë interes për të shkuar në universitete më të mira në një Europë që po plaket. Por, pyetja që kam unë është kjo: Si nuk ikën asnjëri nga Gjiri i Lalëzit? Keni parë njeri nga opozita të ikë nga Shqipëria? Pse nuk ikën Saliu nga Shqipëria? Saliu, në fakt, nuk ikën dot se është “non grata”, po as nga Gjiri i Lalzit nuk ikën njeri se jetohet shumë mirë aty. Po Lulin e keni parë të ikë nga vilat në Roling Hills? E keni parë Ilir Metën të ikë nga Lalzi? Përkundrazi, rri më shumë atje se sa kudo tjetër në Shqipëri. Pra, Shqipëria është më e mirë të jetosh kur je drejtues i opozitës”, deklaroi Veliaj.
-
VIDEO
Nga ish zyra e Bashës, Berisha bisedë ‘online’ me qytetarët: Greva për rrëzimin e Ramës, vijon projektet e Enverit! Mesazhi për ribashkimin e PD
Për herë të parë që prej marrjes së selisë blu, Sali Berisha u shfaq publikisht nga zyra e ish kryetarit Lulzim Basha... Nga premtimet publike, tek akuzat për kundërshtarët politikë, ish kryeministri nisi dhe mbylli komunikimin online me qytetarët me thirrje për protesta.
-
VIDEO
2 vite më parë tentoi të vriste një person brenda lokalit në Gjermani, arrestohet 33-vjeçari në Korçë (Emri)
Një 33-vjeçar i identifikuar si Daniel Hajro është arrestuar nga policia e Korçës. Ai ka qenë në kërkim për vrasje me paramendim, për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe plagosje të rëndë me dashje.
-
VIDEO
Nga pajisja grirëse 276 mijë lekë te frigoriferi 108 mijë lekë, si abuzohej me çmimet tek Universiteti Bujqësor i Kamzës
Detaje të reja kanë dalë nga abuzimi me tendera në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Nga dosja hetimore rezultojnë shkeljet që janë bërë në pajisjet e blera mbi vlerën e çmimit në treg, çka ka sjellë dhe arrestimin e 4 punonjësve Ali Rasha, Ahmet Mejdani, Tahir Ballgjini dhe Rushit Suna, pasi Prokuroria i akuzon për abuzim me një tender që shkon në vlerën 10.5 milionë lekë.
-
VIDEO
Aksident në Lezhë, makina përfundon në arën me jonxhë
Një aksident rrugor është shënuar ditë e sotme në Lezhë. Një automjet ka dalë nga rruga në autostradën Lezhë - Shkodër në afërsi te Dajcit ku sipas burimeve paraprake drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të lehta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 24 shtator 2022
-
VIDEO
Fier/ Po mblidhte kanaçe, makina përplas për vdekje një grua në afërsi të fshatit ‘Portëz’! Drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në aksin rrugor Fier-Patos. Mësohet se një grua rreth 50-vjeçe ishte duke mbledhur kanace kur u përplas nga një automjet.
-
VIDEO
Aksident me 4 të plagosur në rrugën Lezhë-Laç, njëri në gjendje të rëndë! Mes të lënduarve një grua e një fëmijë
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në rrugën Lezhë-Laç, nga mbeten të plagosur 4 persona. Dy automjete dy po vinin përballë njëra tjetrit janë përplasur, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, 1 prej te cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Mes të plagosurve një grua dhe një fëmijë i vogël.
-
VIDEO
Sanksione Iranit pas sulmeve kibernetike në Shqipëri, ‘Shtëpia e Bardhë’: Strategji për t’i parandaluar! NATO, bashkë dhe më e ndërgjegjësuar
Zëvendës Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Teknologjinë Kibernetike dhe atë në Zhvillim, Anne Neuberger i tha në një intervistë Zërit të Amerikës se kjo strategji përfshin zgjerimin e koalicionit që mban ata që kryejnë sulme të tilla përgjegjës dhe një kundërpërgjigje të shpejtë me pasoja
-
VIDEO
Abuzuan me tenderin për plehrat kimike, arrestohen 4 punonjës të Universitetit Bujqësor i Tiranës! Magazinonin mallra me fatura fiktive
Në Universitetin Bujqësor të Tiranës, 4 punonjës ranë në pranga pasi shpërdoruan detyrën duke bërë fatura fiktive për sasinë e plehrave kimikë dhe inputeve bujqësore që magazinoheshin për tu përdorur në praktika mësimore.
-
VIDEO
Përfundon takimi i pedagogëve me Ministren e Arsimit: Nuk ramë dakord për rritjen e pagave
Ka përfunduar takimi i pedagogëve me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Pedagogët njoftuan se nuk është rënë dakord për rritjen e pagave, por disa prej kërkesave të tyre do të shqyrtohen.
“Në momentin që di kuptohet që synimi i kërkesave tona është synimi për një arsim të lartë cilësor, që studentët të studiojnë në Shqipëri. Ne në kërkesat tona kamë qenë minimaliste, megjithëse ministria pre. Jemi në pritje të një feedback për kërkesat që ramë dakord me ministrinë. Nuk mbettë gjë tjetër veçse të vazhdojmë protestat, protesta e 5 tetorit nuk anulohet. Për rritjen e pagës nuk është arritur një dakordësi. 180 euro ministrisë i duket hataje, ne 200 euro na duket tallje.
Ramë dakord në lidhje me transparencën te U-transprenca të shpenzimeve të universiteteve. Premtoi që do u kërkojë universiteteve me shkresë që qytetarët të kenë njohuri sesi shpenzohen paratë publike. Për pikën në lidhje me doktoraturat, me kushte për të marrë titullin profesor. Mund të rregullohet se është një non sens. Ramë dakord për një rikonceptim të orës mësimore. U ra dakord që do analizohet në tërësi që të mund të vihet një koeficient. 23% që i është vënë për tatim. Ministrja tha se do rakordohej me rektoratet”, tha një pedagog.
-
VIDEO
Aksident masiv në Fier, përplasen 8 automjete dhe 1 motor
FIER- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se 8 makina dhe një motor picash janë përfshirë në aksident. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.