-
VIDEO
Genc Ruli lë dyert e SPAK, qytetari shpërthen në ulërima: Je ‘koka e krimit’ të Sali Berishës
Pas marrjes në pyetje nga SPAK, si person që ka dijeni për aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani, Genc Ruli është përballur me një situatë të paprecedentë. Një qytetar ka shpërthyer një fyerje ndaj tij duke e akuzuar, si ‘koka’ e krimit të Sali Berishës.
-
VIDEO
Krenari dhe pengje, Italia ‘ringjallet’ në Ligën e Kombeve, fiton grupin A3! Barazim i ‘çmendur ‘ në Angli-Gjermani
Policia kufitare e Morinës ka vënë në pranga një 42-vjeçar pasi është kapur duke futur drejt Shqipërisë 5.1 kg heroinë
-
VIDEO
U arrestua në Kolumbi, ‘Gucci’ shqiptar dyshohet se ka gisht në zhdukjen e këngëtarit nga Elbasani! Çfarë zbuloi 'Pa Gjurmë' dhe rrëfimi i nënës
Deniz Klironomi, shqiptari që u arrestua në Kolumbi mbante nofkën "Gucci" dhe dyshohet se ka gisht në zhdukjen e këngëtarit nga Elbasani, rreth 8 vite më parë. Në shkurt të vitit 2020, emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv ka zbuluar detaje nga zhdukja e tij.
-
VIDEO
Bllokohet aksi Rrëshen-Bukmirë, rruga dëmtohet për shkak të rrëshqitjes së tokës
Reshjet e shiut të rëna që prej pasdites së djeshme kanë sjellë jo pak probleme. Aksi Rrëshen-Bukmirë ka pasura rrëshqitje në disa pjesë të tij si pasojë e vërshimit të ujërave si dhe inertet e kanë bërë të pa kalueshëm lëvizjen e automjeteve të vogla.
-
VIDEO
Ish-i burgosuri politik rrëfen torturat në burgun e Burrelit: Hanim ushqim të krimbur, trajtoheshim si kavje! Ndregjoni: Të hapen dosjet, të dënohet veprimi kriminal
Demir Pojani, ishte vetëm 23 vjeç kur regjimi komunist e burgosi dhe e dërgoi nga Elbasani, në burgun e Burrelit me motivacionin se donte të arratisej jashtë vendit. Pas hekurave qëndroi nga viti 1971, deri në shembjen e diktaturës. Në moshë të thyer tashmë, ai thotë se edhe nëse do të kthehej pas, të njëjtën jetë do të zgjidhte, pasi vuajtjet e bënë më të forte. Në mendje i kanë mbetur torturat, që ka përjetuar gjatë 21 viteve më të bukura të jetës.
-
VIDEO
Reforma territoriale, Denaj në ‘Kontrast’: PS nuk është dakord me shtimin e bashkive! Vangjeli: Shqipëria e vogël për t’u ndarë në principata
Partia Socialiste është e qartë në qëndrimin e saj sa i përket reformës territoriale. Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Territoriale, Anila Denaj tha në emisionin Kontrast në Report Tv se nuk janë për shtim të numrit të bashkive dhe kjo sipas saj ka dalë në pah edhe gjatë dëgjesave me ekspertët. Në një intervistë për gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, denaj shprehet se vetë ajo është për të ulur numrin e bashkive.
-
VIDEO
Felaj: Kush do kandidojë në zgjedhje, detyrim certifikatë nga Autoriteti i Dosjeve! Ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit s’do kenë më mbrojtje! Dudushi: Nismë jo e sinqertë nga PS
Hapja e dosjeve të së kaluarës ka qenë e sotmja në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj tha se më anë të propozimit, socialistët synojnë që të zhdukin mburojën e certifikatave Bezhani- Mezini, por të lejojë Autoritetin e Dosjeve që të verifikojë bazën e informacioneve që ka për të bërë transparencë se kush ka qenë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
-
VIDEO
Moti i keq në Shkodër, prurjet e lumenjve dëmtojnë urën që lidh 2 fshatrat
Reshjet e orëve të fundit dhe moti i keq ka shkaktuar probleme ne zonën e Dukagjinit në Shkodër. Si pasojë e prurjeve të përrenjve në zonë për shkak të reshjeve të shumta është dëmtuar ura që lidh fshatin Theth me fshatin e Ndërlysaj.
Shkak për këtë situatë është bërë fryrja e lumit të Thethit, i cili ka shkatërruar edhe urën që shërbente për lidhjen e dy zonave. Aktualisht është i pamundur aksesi i banorëve nga Thethi ne Ndërlyse.
-
VIDEO
Afera e privatizimit të ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon para SPAK Vladimir Qirjazi, zyrtari që doli kundër Sali Berishës: Më kërkuan të firmosja
Ish-gjenerali Vladimir Qirjazi, është paraqitur ditën e sotme në SPAK për aferën e ish-klubit ‘Partizani’. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se Qirjazi u pyet si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet e tij. Në një prononcim për mediat, ish-gjenerali tha se ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa i ka kërkuar të firmosë shkresa për privatizimin e ish-klubit Partizani.
-
VIDEO
Balluku dhe Kim vizitojnë TEC-et lundruese në Vlorë! Ambasadorja: Do mbështesim Shqipërinë që të ketë energjinë e nevojshme në këtë kohë krizë
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka sëbashku me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, TEC-et lundruese në Vlorë për prodhimin e energjisë. Balluku tha se anijet lundruese janë shumë të rëndësihme për vendin tonë, duke pasur parasysh sfidën energjetike në të cilën ndodhemi. Balluku i shpjegoi ambasadores se këto anije nëpërmjet sasisë që do të prodhohet nga këto anije pritet të mbulohen 15% e nevojave të konsumit vendas. Zv.kryeministrja theksoi se prodhimi i energjisë elektrike nga anijet do të fillojë në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit 2023.
-
VIDEO
Gjirokastër, po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona, shpallet në kërkim 1 tjetër (EMRAT)
Dy operacione janë zhvilluar brenda dy orëve sa i përket kalimit të paligjshëm jahstë kufirit të emigrantëve
-
VIDEO
Kriza energjetike, debati në Report Tv/ Bejtja: Qytetarët mund të jetojnë me më pak energji! Elezaj: Po vidhet barbarisht, Qeveria keqmenaxhon me dashje
Zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja dhe eksperti Eduart Elezaj patën përplasje mendimesh për vendimin e fashës për faturim me 42 lekë me TVSH për çdo kilovat që kalon mbi 800 KW/muaj duke qenë se e gjithë bota po përballet me krizë energjetike.