-
VIDEO
Banorët e vaut të dejës në protestë: Të pastrohet përroi, u përmbytëm para dy javësh dhe rrezikohemi sërish
Dy javë pas përmbytjeve, banorët e Vau Dejës protestuan kundër bashkisë. Ata thanë se jo vetëm s'janë dëmshpërblyer por nuk është marrë asnjë masë për shmangien e situatave të ngjashme gjatë dimrit.
-
VIDEO
Kontrolle për makina me xhama të zinj e persona me armë, Policia e Vlorës dhe FNSH e Fierit shtojnë vigjilencën gjatë fundjavës
Policia e Vlorës dhe FNSH e Fierit kanë shtuar masat dhe kontrollet, për shkak të fluksit të shtuar të mjeteve gjatë fundjavës.
-
VIDEO
‘Moto Fest’, Festivali me 500 motoristë 'Harley Davidson' dhe muzikë rock zbukuron mbrëmjen në Durrës
Mbrëmjen e sotme “MOTO FEST 2022” mbajtur në qyteti e Durrësit, priti mbi 500 motoristë nga vendi dhe rajoni në shetitoren Taulantia zhvillohet.
-
VIDEO
Rama nga Asambleja e OKB-së: Dokumenti i Dick Marty, dështim ndërkombëtar! Pranoni kërkesën tonë për një raport të ri
Në një fjalim të rëndësishëm, kryeministri Edi Rama ka ngritur lart zërin për interesin kombëtar, e ku është ndalur me një kërkesë të drejtpërdrejtë drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ashtu sikurse e kishte bërë me dije dhe më herët, Rama sot i kërkoi kësaj organizate, që të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të paraqitur një raport të ri, që kundërshton me prova dhe me fakte raportin e Dick Marty, që sipas tij ka nxirë qëllimisht UÇK-ja, por edhe vetë historinë e Kosovës. Rama tha se ky raport është një trillim dhe fantazi, por e cilësoi si edhe më të rëndë faktin që mbi atë se çfarë politikani zviceran shkruante në 2011, sot mbahen padrejtësisht në burg drejtuesit e UÇK-së.
-
VIDEO
Vodhi rreth 2 milionë lekë nga një biznes dhe u largua, arrestohet 28-vjeçari në Fier
Një 28-vjeçar është arrestuar në Fier pasi vodhi para nga një biznes e u largua. Ngjarja ndodhi në lagjen “15 tetori”, ku 28-vjeçari V.D., banues në Patos, vodhi para nga një biznes dhe u largua, por policia bëri të mundur gjetjen dhe arrestimin e tij.
-
VIDEO
Rama për ‘Open Balkan’ në Asamblenë e OKB-së: Në të ardhmen mund të përfshihen edhe Turqia e Greqia
Kryeministri Edi Rama foli në Asamblenë e OKB-së për Ballkanin e Hapur, ku tha se do të forcojnë bashkëpunimin në rajon, ndërsa tha se mund të përfshihen jo vetëm Serbia, Maqedonia e Veriut por edhe vende të Ballkanit si Turqia dhe Greqia.
“Në rajonin e Ballkanit Perëndimor bashkëpunojmë së bashku me një sipërmarrje të përbashkët me interesat tona specifike, kjo na bëri bashkë me RMV në dhe Serbinë për të krijuar një platformë të hapur edhe për vendet e tjera të Ballkanit por edhe më tej. Mesazhi i Ballkanit të Hapur është që nuk është e nevojshme të biesh dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët e për të parë drejt së ardhmes. Duke forcuar marrëdhëniet me Serbinë për të nxitur bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria nuk do të lëvizë në njohjen e Kosovës. Është Koha që Serbia dhe Kosova të punojnë për një marrëveshje të mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-ja. Dialogu është mënyra e vetme dhe jam i bindur se Ballkani i Hapur do e ndihmojë këtë proces”, u shpreh Rama.
-
VIDEO
Rama në Asamblenë e OKB: Dokumenti i Dick Marty, dështim në nivel ndërkombëtar! Pranoni kërkesën tonë për të pasur një raport të ri!
Kryeministri Edi Rama flet për raportin e Dick Martyn në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Sa pëmendet fjala Ballkan, vijnë imazhet e njollosura të krimeve njerëzore, të gjendecidit në Srebrenicë dhe spastrimin njerëzor në Kosovë, llogaridhënia duhet të vazhdojë, por kjo kërkon angazhim dhe vendosmëri ndaj idealeve të drejtësisë dhe bashkëpunimit mes palëve, drejtësia shërbehet me fakte, prova dhe me të dhëna, nuk mund të mos ndaj një shembull të tmerrshëm që duhet të jetë një mësim për botën. Në 2011, u soll raporti i Dick Marty ku akuzohej ushtria e kosovës për trafikimin e organeve, duhet të ishte paguar si tregimtar, por jo si raportues i Këshillit të Europës. Jo vetëm që shumë i besuan, po u shndërruan në faktorë kyç për ngritjen e dhomave të specializuara dhe u bë një nga rastet më të rënda të manifesti kundër pavarësisë së Kosovës. Asnjë grimë prove apo treguesi nuk u gjet askund në Ksoovë dhe asnjë vend tjetër, e megjithatë, dhomat e specializuara kanë arrestuar pa padi Hashim Thacin, ai priti një vit në burgim deri sa u akuzua zyrtarisht, imagjinojeni njëherë, presidenti juaj, që merret nga zyra çohet në një vend të tretë që mbahet i ndaluar për nëj vit të tërë pa asnjë akuzë zyrtare, as edhe një fjalë e vetme e aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës, për krimin e pretenduar të trafikimit, një fantazi e tërë, dështim monumental në nivel ndërkombëtar, njollosje e një vendi. Ne mendojmë që Asambleja do të nevojë të vërtetën dhe do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë enjë organizatë kaq të rëndësishme”, tha Rama.
-
VIDEO
Edi Rama i bën thirrje Asamblesë së OKB-së për sigurinë kibernetike: Të përqendrohemi për parandalimin e sulmeve
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje asamblesë që të përqendrojë vëmendjen te siguria kibernetike për të parandaluar sulmet, ndërsa përmendi edhe rastin e sulmit nga Irani ndaj Shqipërisë në korrik.
“Në një kohë kur një mori krizash e kanë zhytur botën në trazira do të doja ti kërkoja asamblesë të përqendronte vëmendjen te siguria kibernetike. Bota sot është e pandarë me teknologjinë. Shqipëria pësoi një sulm me qellim vjedhjen e të dhënave dhe paralizim të sistemeve në korrik. Një hetim i kryer me ekspertizën më të mirë ka konfirmuar se sulmi ishte një agresion i orkestruar nga Irani. Qeveria shqiptare nuk pati zgjedhje por ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ne i bëjmë thirrje OKB-së të përqendrohet më seriozisht për sigurinë kibernetike për të ndihmuar në parandalim”.
-
VIDEO
Rama mban fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara: Lufya në Ukrainë është dhe e jona, Rusia, sulm të drejtës ndërkombëtare
Kryeministri Edi Rama mban fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara
-
VIDEO
S’ka magazina, në fshatrat e Fierit fermerët e thajnë misrin rrugëve
Në fshatrat e Fierit nuk ka magazina për depozitimin e misrit. Fermerët e thajnë në rrugë dhe detyrohen ta shesin me çmim të lirë tek grumbulluesit. Tregtia zhvillohet në të zezë dhe në shumë raste pa fitime për kultivuesit e drithërave
-
VIDEO
Përgatitjet për zgjedhjet/ Veliaj me kryetarët e rinj të PS në Tiranë: Krenar për punët që kemi bërë! Si Kalaja e Rozafës, ne ndërtojmë ditën, opozita shkatërron natën
Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj dhe Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi, zhvilluan një takim organizues me drejtuesit e rinj të PS-së në kryeqytet, për të diskutuar mbi zgjedhjet e ardhshme lokale. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj e vuri theksin te fakti se përgatitjet duhet të nisin që tani, kur na ndajnë pak më shumë se 200 ditë nga zgjedhjet, ndërsa shtoi se për secilin prej tyre është një privilegj që drejtojnë një degë të PS.
-
VIDEO
Drejtonin makinën nën efektin e alkoolit, 5 në pranga e 34 patenta të pezulluara brenda një dite në Tiranë
Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, policia ka arrestuar për shkelje 5 drejtues automjetesh, si edhe ka pezulluar 34 leje drejtimi.