-
VIDEO
Kolegji turk u mbyll nga kërkesa e Erdogan? Rama: S’kishte respektuar ligjin! Mua nuk më bën dot presion asnjë, më kanë votuar shqiptarët
Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’ ka qenë sërish në qendër të vëmendjes. Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish akuzave se kolegji u mbyll me kërkesë të presidentit turk Erdgoan. Rama theksoi sërish se kolegji nuk kishte respektuar ligjin duke shitur godinën ku kishte leje për të zhvilluar aktivitetin, dhe e kishte zhvendosur në godinë tjetër pa marrë leje.
-
VIDEO
Berisha udhëzim për primare në PD, Zhupa: Duhet të dalim me kandidat të përbashkët me Metën, e vetmja rrugë për të fituar në zgjedhjet vendore
Sali Berisha prezantoi rregullat për primaret brenda partisë për kandidatët për kryebashkiak në zgjedhjet vendore, mirëpo deputetja Ina Zhupa është “kundër”, pasi thotë PD-ja dhe Partia e Lirisë duhet të dalin me një emër të përbashkët. Në një intervistë në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Zhupa shtoi se nëse do dilet me 2 kandidatë të ndryshëm atëherë humbja do të ishte e garantuar, pasi përballë kanë pushtetin qendror dhe vendor të përqendruar në duart e një partie.
-
VIDEO
U arrestua në Kolumbi, ‘Gucci’ shqiptar dyshohet se ka gisht në zhdukjen e këngëtarit nga Elbasani! Çfarë zbuloi 'Pa Gjurmë' dhe rrëfimi i nënës
Deniz Klironomi, trafikanti i shumëkërkuar që u arrestua në Kolumbi njihej edhe me identitete të tjera si Deniz Xhija dhe Deniz Floriu. Gjithashtu mbante nofkën “Gucci”. Përveç lidhjes me trafikun e drogës dhe vrasje e mbetur në tentativë, dyshohet se ka gisht në zhdukjen e këngëtarit nga Elbasani, rreth 8 vite më parë.
-
VIDEO
Afera e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, Genc Ruli del nga SPAK dhe pritet me britma nga qytetari: Je koka e krimit të Sali Berishës! Janë thirrur sot edhe Imami e Gjunkshi
TIRANË- SPAK po vijon marrjen në pyetje të ish-zyrtarëve të lartë të qeverisjes së Sali Berishës, në kuadër të hetimit për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Ditën e sotme para organit të akuzës është paraqitur ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave Genc Ruli, si person që ka dijeni në lidhje me aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani. Ndërkohë sot janë thirrur për t'u marrë në pyetje edhe ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami si dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi.
-
VIDEO
Ditë pune ekstra, dhënie amnistie, vlerësim fiktiv sjelljeje, të gjitha akuzat ndaj 18 punonjës burgjesh në Fier e Tiranë! Report Tv siguron dosjen, gjithsej 55 shkelje
Gjithsej 55 shkelje duke përfshirë favorizime për dhënie amnistie, dhënie ditë pune plus, vlerësim sjellje fiktive etj, janë disa prej akuzave ndaj 18 punonjësve të burgjeve që u dha dje masa e ‘arrestit në shtëpi’, kërkuar nga prokurori Bledar Valikaj.
-
VIDEO
I lidhur me grupe kriminale në Tiranë dhe i përfshirë në trafikun e kokainës, prokuroria kërkon sekuestrimin e 6 pronave të Altin Gegës
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e 6 pasurive të paluajtshme të Altin Gegës, i cili u arrestua më 27 korrik të vitit 2021 për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Altin Gega u vu në pranga së bashku me 4 të tjerë pasi shpërndanin kokainë duke e fshehur në kuti picash, aktivitet që e zhvillonin në biznesin e Gentian Kores, në rrugën “Kujtim Laro”.
-
VIDEO
Moti i keq në vend, dëmtohen urat dhe ujësjellësat në disa fshatra të Pukës! Bllokohet aksi
Rruga rurale Rrëshen-Bukmirë 16 km në Mirditë është shkatërruar plotësisht si pasojë e rrëshqitjeve të dherave. Siç shihet në pamje ka dëmtime të shumta në gjithë trasenë
-
VIDEO
Bilanci i sezonit turistik, Rama: Kontribut deri në 17% në ekonomi, më parë ishte vetëm 4%! Ministrja: 30% e plazheve do jenë publike në vitin 2023
Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama bëri bilancin e sezonit turistik veror, të cilin e cilësoi si më i mbari ndonjëherë, jo vetëm nga flukset e të ardhurave në ekonomi dhe të turistëve të huaja, por edhe sa i takon pastërtisë e shërbimeve publike. Në një takim ku ishin të pranishëm, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, si dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit Emirjana Sako, kreu i qeverisë bëri me dije se tashmë ka filluar puna përgatitore për sezonin e ardhshëm, me ambicien për më shumë e më mirë.
-
VIDEO
Makina përplasi për vdekje 54-vjeçarin, motra kërkon drejtësi: Policia të gjejë autorin e ngjarjes
Aksidenti fatal që i mori jetën tre ditë më parë një 54 vjeçareje nga Shkodra aksin Laç-Fushë Krujë ende ka mbetur pa autor. E motra e viktimës Leonora Deda, i kërkon policisë të zbulojë autorin që u largua pas aksidentit, që minimalisht duhet t’i kërkojë ndjesë.
-
VIDEO
Reshjet e shiut në Pukë, prurjet e përrenjve dëmtojnë urat që lidhin fshatrat! Kryebashkiaku: Situata është e vështirë
Reshjet e orëve te fundit kanë shkaktuar probleme në disa fshatra të Pukës. Urat lidhëse të disa fshatrave janë dëmtuar si pasojë e prurjeve të përrenjve, ndërkohë që ka pasur probleme edhe me ujësjellësat të cilat në disa zona kanë dalë jashtë funksionit.
-
VIDEO
Mbylleee, mbyllee…, ‘incidenti’ nga SPAK në transmetimin e Report Tv
-
VIDEO
Afera e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, SPAK merr në pyetje ish-ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli! Janë thirrur sot edhe Imami e Gjunkshi
SPAK po vijon marrjen në pyetje të ish-zyrtarëve të lartë të qeverisjes së Sali Berishës, në kuadër të hetimit për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Ditën e sotme para organit të akuzës është paraqitur ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave Genc Ruli, si person që ka dijeni në lidhje me aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani