-
VIDEO
Sulmi në Uzinën e Gramshit, ja çfarë u gjet në makinën e rusëve, nga droni te aparatet fotografikë
Report Tv mëson se në makinën me tagra ukrainase, që po përdorej nga rusët dhe ukrainasi gjatë qëndrimit në Shqipëri janë gjetur 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparatë fotografikë, të cilat janë sekuestruar nga policia.
-
VIDEO
Po luante me bombolën e oksigjenit, humb jetën fëmija 2 vjeç në Fier
Një fëmijë dy vjeç ka humbur jetën në Fier të dielën, pasi është goditur nga një bombol oksigjeni që ishte jashtë përdorimit. Fëmija është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku mjekët e patën të pamundur t’i shpëtojnë jetën.
-
VIDEO
Flet ushtari i sulmuar në Gramsh! Ja si ndodhi ngjarja
Njëri nga dy nga ushtarët e sulmuar nga rusët dhe ukrainasi mbrëmjen e djeshme, ka treguar detaje se si ndodhi ngjarja. Ai tha se në fytyrë kishin shumë djegie gjë që bëri t’u ikë shikimi, po pastaj e kapën sulmuesin edhe e mbajtën në vend derisa njoftuan policinë.
“Edhe nga fytyra kishim djegie. Shikimi për momentin na iku. Për momentin po. E kapëm të dy dhe e po mbanim poshtë, derisa njoftuam patrullat”, tha ai.
-
VIDEO
Pas Gramshit, arrestohen 4 çekë edhe në Poliçan, po filmonin në tunelin. 'Jemi turistë'
Pas sulmit në Gramsh, ushtria shqiptare është vënë në alert për sa u përket vëzhgimit të bazave ushtarake. 4 shtetas nga Çekia, të cilët po filmonin fabrikën e fishekëve dhe tunele në Poliçan janë arrestuar nga policia mesditën e sotme. Polica ushtarake ka konstatuar 2 makina me targa të huaja dhe ka njoftuar policinë e rendit
-
VIDEO
Sulmuan ushtarët në uzinën e Gramshit, Report Tv mëson ekskluzivisht emrin e ukrainasit të arrestuar
Report Tv ka mësuar ekskluzivisht emrin e ukrainasit që është arrestuar një ditë më parë bashkë me dy shtetasit rus pas ngjarjes në uzinën e Gramshit. Emri i ukrainasit të arrestuar është Fiodor Mihailoviç. Ndërkohë në pranga kanë rënë edhe Svetlana Timofoeva e Mikhail Zorin
-
VIDEO
FOTO EKSKLUZIVE/ Pas Gramshit, arrestohen 4 çekë edhe në Poliçan, po filmonin në uzinën e fishekëve! Hynë duke shqyer derën në tunelin që mbante makineri për kundraajrorin
Pas sulmit në Gramsh, ushtria shqiptare është vënë në alert për sa u përket vëzhgimit të bazave ushtarake. 4 shtetas nga Çekia, të cilët po filmonin fabrikën e fishekëve dhe tunele në Poliçan janë arrestuar nga policia mesditën e sotme. Polica ushtarake ka konstatuar 2 makina me targa të huaja dhe ka njoftuar policinë e rendit
-
VIDEO
Po pastronte pistoletën pa leje që mbante në banesë, burri vret aksidentalisht gruan në Mirditë! Shoqërohet në polici
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mirditës. Paulin Pacuku 61-vjeç, duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, Vitore Pacuku, 54 vjeçe, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën
-
VIDEO
Summer wine - Jacopo Tomassini, “ kirurgu “ që qep kafka dhe zemra. Iva, nëna e një djali dhe njerka e një derri! Lori Çollaku, disa këshilla estetike dhe “ dallavere “ industriale
Pershendetje miq! Edhe kete jave, sic ju kemi premtuar ne fillim te rrugetimit tone veror, do t’iu ftoj te me bashkoheni per te takuar disa personazhe tejet interesant. Kete jave nuk do te largohemi nga Tirana pasi personazhet e rradhes jetojne dhe ushtrojne aktivitetin e tyre pikerisht ketu, nen hunden time. Une, se bashku me operatorin tone, Deanin, do te nisemi menjehere drejt nje ambienti te hapur rishtas prane Sheshit ‘Shqiponja’. Ky lokal i perket dy miqve te mi te mire, Jacopos dhe Ives, njekohesisht mjeshtra te efekteve speciale dhe make up-it profesional. Ketu, ndodhet studio e Jacopo Tomassini. Kjo studio ku ky artist realizon punimet e tij, i perngjan nje dhome nga ndonje film i zhanerit thriller apo horror. Kjo, pasi cdo punim i tij duket kaq i vertete! Vetem ketu do mund te kisha mundesine te mbaja zemren ne dore, jo ne sensin figurativ ama… Jacopo eshte nje artist i rralle ne llojin e tij ne vendin tone dhe jo vetem. Ju ftoj te ndiqni c’ka per te thene ai per jeten dhe punen e tij ne Shqiperi… Pas intervistes ose me mire te them, bisedes teper komode qe pata me artistet dhe miqte e mi, Jacopon dhe Iven, do te marr rrugen per nje tjeter destinacion. Ne fakt per te qene i sinqerte, intervista qe pason ka disa motive alternative… Une do te shkoja gjithesesi ne kliniken Biotech per te bere disa trajtime por mendova, pse te mos iu marr edhe juve me vete e te informohemi se bashku per rendesine e nje kujdesi te mire dermatologjik dhe jo vetem? Per kete do te takojme doktoreshen Lori Collaku e cila do te na shpjegoje me shume. E sic iu thashe, kam ardhur ketu per te bere trajtimet e mia sepse me duhet te fsheh te qenit i mocem e i mencur nga cehrja ime! Ju falenderoj qe qendruat me ne ne kete seri te ‘Summer Wine’ dhe ju pres ne serine e ardhshme ku une do te jem me i bukur!
-
VIDEO
Sulmuan ushtarët shqiptarë në uzinën e Gramshit, zbardhet dëshmia e rusëve: Jemi fotografë! Ukrainasi kishte vizituar bazën e Pashalimanit një vit më parë
25-vjeçari ukrainas F.A i cili u arrestua nga policia një ditë më parë, pasi bashkë me dy shtetas rus sulmuan me sprajt kimik ushtarët shqiptarë në Uzinën e Armëve në Gramsh, ka vizituar edhe më parë vendin tonë.
Në postimet e tij në rrjetet sociale ai ka treguar se ka udhëtuar më të njëjtën makinë ‘Chevrolet Camaro' me targa ukrainase dhe ka vizituar disa vende në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij, 25-vjeçari ka vizituar edhe bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë. Madje në postimin e fundit, 25-vjeçari nga Ukraina pa publikuar foto me makinën e tij, nga vizita në vendin tonë, pak orë para incidentit me ushtarët në Gramsh.
-
VIDEO
Sulmuan me spray ushtarët në uzinën në Gramsh, ja momenti kur rusët tentojnë të largohen
Pamjet që shihni tregojnë momentin pak pas sulmit në uzinën e armëve në Çekin të Gramshit, ku 3 rusë, që dyshohet se kanë qenë pjesë e një celule spiunazhi, tentojnë të largohen
-
VIDEO
Incidenti në uzinën e armëve në Gramsh, kryeartikull në mediat botërore! Moscoë Times: Shqipëria, anëtare e NATO-s që në 2009
Incidenti i Gramshit, ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat ndërkombëtare, të cilat flasin për spiunazh. Edhe Moscow Times e ka pasqyruar lajmin duke theksuar se Shqipëria është anëtare e NATO-s që në vitin 2009
-
VIDEO
'Një shëtitje në plazhet e Vlorës përmes mbresave të pushuesve', Kryeministri Rama poston videon me turistët e huaj
Kryeministri Edi Rama përmes një videoje në Facebook tregon disa të intervistuar të huaj që japin mbresat e tyre pozitive për plazhin e Vlorës.