-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 20 gusht 2022
-
VIDEO
Atentati me dy viktima dje në autostradën Fier-Vlorë, Gledis Nano shkon në komisariatin e Vlorës
Një ditë pas atentatit me dy të vrarë në aksin Fier-Vlorë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka mbërritur sot ne Vlorë
-
VIDEO
Veliaj në Ukrainë, pritet nga Zelenksy: Nënshkruam memorandum për mbështetjen e rindërtimit të qyteteve të Ukrainës
Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka qenë në një vizitë në Ukrainë të premten. Lajmin e ka dhënë vetë presidenti i Ukrainës, i cili ka falënderuar delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane, që do të mbështesin punën për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga lufta ruse.
-
VIDEO
Ekzekutohet në Itali për hakmarrje Elson Kalaveri, i arrestuar në 2014 se qëlloi me plumb në kokë brenda në komisariatin e Mamurrasit fqinjin
Shqiptari i vrarë ditën e djeshme në rajonin e Pisa, Itali është Elson Kalaveri, një emër i njohur i policisë në Shqipëri, ndërsa sipas mediave italiane kishte precedent penal pasi është akuzuar më parë për shfrytëzim prostitucioni. Kalaveri, i arrestuar në Shqipëri për plagosje në Mamurras. Policia Italiane dhe ajo shqiptare, ngritur grup të përbashkët hetimor
-
VIDEO
Shpërndanin lëndë narkotike, 3 të shoqëruar në Durrës! Video nga momenti i arrestimit, policia i shtrin në tokë dhe i merr me forcë
3 persona janë shoqëruar nga policia e Durrësit pasditen e sotme. Në videot e siguruar nga Report Tv shihet ndërhyrja me forcë e policisë për të shoqëruar 3 personat, ndërsa dëgjohen edhe ulërimat e të njohurve të tyre të cilët kundërshtojnë blutë e Durrësit
-
VIDEO
Rrezikuan sigurinë e pushuesve, bllokohen mjetet lundruese në Ksamil, Qeparo dhe Jalë
Tre mjete lundruese të cilat rrezikuan sigurinë e pushuesve në zonat e plazhit janë bllokuar nga policia dhe janë gjobitur pronarët e tyre.
-
VIDEO
‘Na uli n’gjunjë’, zjarri shkatërron fermerët e Bukmirës! Prenga: Më ka dëmtuar rreth 13 dynym ullinj e vreshta
Me dhjetëra hektarë të mbjella me ullinj, pemë frutore dhe vreshta rrushi, janë shkrumbuar nga zjarri që përfshiu zonën e Bukmirës në Mirditë në fillim të gushtit. Fermerët thonë se dëmi është i pallogaritshëm, dhe se zjarri ishte i qëllimshëm nga ata që duan të bëjnë biznes duke marrë tokat e djegura me qira.
-
VIDEO
Atentati me dy të vrarë, eksperti Softa: Janë krime të mirëorganizuara! I kryejnë vrasjet në mbikalime apo nënkalime që të arratisen
Atentati me 2 të vrarë një ditë më parë në autostradën Vlorë-Fier është i mirëorganizuar dhe i ngjashëm erdhe me krimet e mëparshme të ndodhur në vend, të cilat ende nuk kanë një autor. Kështu u shpreh i ftuar në Report Tv, eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa, i cili tha se këto krime janë të frikshme, pasi aksionet e grupeve kriminale janë të qeta dhe të mirëorganizuara
-
VIDEO
Rama: Pogradeci destinacion special për turizëm! Turisti: Holanda nuk ka zona natyrore kaq të bukura
Pogradeci është një tjetër destinacion turistik ku turistë vendas por edhe ata të huaj mund të kalojnë pushimet verore. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga liqeni i Pogradecit, i mbushur me turistë, teksa shkruan se kjo është një destinacion special që duhet vizituar me patjetër nga të gjithë.
-
VIDEO
‘Mua më ndal veç plumbi’, reagon sërish nënkomisarja e Elbasanit pasi u pezullua nga detyra
Pas pezullimit nga detyra dhe nisjes së një hetimit të thelluar nga ana e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, nënkomisarja Anisa Kostani ka reaguar sërish në rrjetet sociale.
Kostanit duket se nuk i bën përshtypje masa e marrë ndaj saj, ndërsa ka hedhur një postim në Instagram, me këngën e reperit “Unikkatil” në sfond. Policja e bërë e famshme për bashkëjetesën me gjarprin, ka publikuar një pjesë të këngës kur dëgjohet se reperi të këndojë frazën se e ‘ndal veç plumbi’.
‘Un jom ma i mallkumi; ma i paparashikumi; ai shqipja i përgjakshëm që mun me e nal veç plumi’.- thuhet ndër të tjera në këngën që ka publikuar Anisa Kostani.
-
VIDEO
Aksidentohen makinat në Korçë, 2 të lënduar dërgohen në spital
Një aksident automobilistik me dy të lënduar ndodhi sot në Korçë. Dy makina u përplasën mesditën e të premtes në lagjen nr. 10 të qytetit.
-
VIDEO
Shtetësi shqiptare investitorëve të huaj? Delegacioni i BE, rezerva për projektin, opozita akuzon Qeverinë! Berisha: Thirrje për kriminelët
Në një vendim të marrë më 29 korrik, Qeveria shqiptare i dha jetë një projekti për t’i dhënë shtetësi shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri.