-
VIDEO
Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, Ministri i Mbrojtjes: S'mund të kalojë si një incident i zakonshëm, ishin në vëzhgim! Kemi të drejtë të dyshojmë për spiunazh
Një ditë pas sulmit të dy ushtarëve në Uzinën e Armëve në Gramsh, nga 2 rusë dhe një ukrainas, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se ato ishin pikasur dhe mbajtur nën vëzhgim. Duke u ndalur tek situata gjeopolitikë në rajon dhe në botë, ministri i Mbrojtjes tha për gazetarët se incidenti nuk mund të trajtohet si një rast i zakonshëm dhe se autoritet në Shqipëri po e trajtojnë me shumë vëmendje, pasi ato kanë reaguar dhunshëm ndaj ushtarëve. 'Kemi të drejtë të dyshojmë për spiunazh, pasi janë futur me dhunë në një zonë të ndaluar ushtarake dhe nuk mund të themi ende nëse ishin blogerë apo jo', u shpreh ministri Peleshi, ndërsa bëri thirrje që të pritet të zbardhet ngjarja.
-
VIDEO
Po transportonin me makinë 84 pako kanabis çokollatë në Lezhë, në pranga 3 shtetas
Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e Izmir Hebovija, në pjesën e bagazhit, është gjetur një çantë, brenda së cilës kishte 84 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e përpunuar si çokollatë, të cilat pas peshimit rezultuan rreth 11 kilogramë
-
VIDEO
Ministria e Shëndetësisë: Ushtarëve iu hodh gaz irritues, janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se dy ushtarakët e lënduar në Uzinën e Gramshit janë në gjendje të stabilizuar në Pavionin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ekipet e specializuara të Toksikologjisë, Djegie-Plastikës dhe ORL kanë kryer konsultat dhe ekzaminimet e plota për dy ushtarakët, të cilët thotë se ishin të ekspozuar ndaj gazit irritues dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme, pa probleme akute të helmimit.
-
VIDEO
2 agjentët sekret rusë dhe 1 ukrainas tentojnë të futen me forcë në uzinën e armëve në Gramsh! Sulmojnë me sprajt kimik në fytyrë 2 ushtarët që i ndalën! Arrestohen të 3
Dy ushtarë janë sulmuar në ish-Uzinën e Armëve në Gramsh nga 2 rus dhe 1 ukainase, të moshës 30-35 vjeç, të cilët janë arrestuar nga policia. Dy prej tyre po qëndronin në automjet, ndërsa njëri që mbante aparat fotografik në dorë i është afruar perimetrit të uzinës. Sapo është konstatuar nga ushtarët, i hodhi sprajt kimik në fytyrë, i goditi dhe u largua me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune, rreth orës 19:30.
-
VIDEO
Rreth 2 orë pas incidentit, reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja si është gjendja shëndetësore e ushtarëve
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Më shumë se 2 orë pas ngjarjes ka reaguar Ministria e Mbrojtjes.
“Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
-
VIDEO
Drejtori i uzinës për Report Tv : Po merrem me çështjen
Drejtori i Uzinës së armëve në Gramsh Lorenc Zani tha për Report Tv se aktualisht është duke punuar lidhur me sulmin e ndodhur mbrëmjen sotme në uzinë ndaj ushtarëve.
-
VIDEO
Arrestohen 2 rusët dhe ukrainasja që sulmuan ushtarët në Uzinën e armëve në Gramsh! Dyshohet se janë agjentë të shërbimeve sekrete
Dy rusë dhe 1 ukrainase janë arrestuar nga policia pas sumit ndaj ushtarëve në Uzinën e armëve të Gramshit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy kanë qëndruar në automjet dhe 1 është afruar në perimetrin e uzinës për të bërë fotografi. Ushtarët i janë afruar për të parë se përse ishte në bazën ushtarake. Ai i ka hedhur sprajt në fytyrë dhe është larguar me vrap. Shërbimet e policisë që ishin pranë vendit të ngjarjes i kanë arrestuar menjëherë.
-
VIDEO
Ushtarët në uzinën e armëve në Gramsh u gjetën në tokë pa ndjenja, dyshohet se kanë humbur shikimin
Tre personat që kanë tentuar të hyjnë në perimetrin e uzinës së armëve në Gramsh kanë goditur ushtarët, të cilët janë gjetur në tokë nga kolegët por pa ndjenja. Ata ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës ndërsa mësohet se kanë humbur shikimin.
-
VIDEO
Gramsh, helmohen 2 ushtarë në Uzinën e armëve! Transportohen me helikopter te ‘Trauma’! Sulmi nga 2 rus dhe 1 ukrainas
Dy ushtarë janë helmuar në Uzinën e Armëve në Gramsh. Ata janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor pasi kanë humbur shkimin. Report Tv është interesuar pranë Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka konfirmuar se ushtarët janë lënduar ndërsa një grup ekspertësh janë nisur nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme drejt Uzinës Mekanike.
-
VIDEO
Gramsh, helmohen 2 ushtarë në Uzinën e armëve! Transportohen me helikopter te ‘Trauma’! Sulmi nga 2 rus dhe 1 ukrainas
Dy ushtarë janë helmuar në Uzinën e Armëve në Gramsh. Ata janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor pasi kanë humbur shkimin. Report Tv është interesuar pranë Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka konfirmuar se ushtarët janë lënduar ndërsa një grup ekspertësh janë nisur nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme drejt Uzinës Mekanike.
-
VIDEO
Aksident në Fushë-Milot, përplasen dy mjete, plagosen 2 të mitur
Një aksident rrugor ka ndodhur në Fushë- Milot ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë kanë marrë lëndime 2 fëmijë të mitur.
-
VIDEO
Faktet/ Ilir Meta firmosi largimin e spiunëve nga drejtësia! Pse nuk pranon të njëjtin standard për Parlamentin dhe politikën?
Një nismë ligjore e mazhorancës për ndalimin e ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, për t'u zgjedhur në poste publike dhe për të krijuar parti politike, ka alarmuar Ilir Metën dhe Sali Berishën, të cilët shpërthyen dje në kërcënime dhe me një fjalor banal. Sipas Berishës dhe Metës, nisma ligjore është kundër Metës, duke konfirmuar kësisoj pretendimin e Autoriteteve të Dosjeve se Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit.