-
VIDEO
Zjarr në Bajkaj të Sarandës, flakët rrezikojnë të përhapjen në ullishte dhe vreshta
Një zjarr është duke djegur një ullishte në Bajkaj, shumë pranë rrugës Sarandë – Kardhiq.
Zjarri rrezikon të përhapet edhe në ullishte dhe vreshta të tjera përreth.
-
VIDEO
Përplasi për vdekje 7-vjeçaren, lihet në burg Arjan Tase! Dëshmia në gjykatë: Nëse do rrotulloja skafin në anën tjetër, do vrisja familjen time
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish shefin e Komisariatit Arjan Tasen, i akuzuar për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia teksa drejtonte gomonen në plazhin e Potamit në Himarë. Në seancën gjyqësore, Tase nuk ka kundërshtuar masën e sigurisë dhe i ka kërkuar falje familjes së të miturës dhe policisë së Shtetit. “Ngushëllime familjarëve, falje policisë së shtetit”, ka thënë Tase. Gjithashtu në dëshminë e tij ka thënë se nuk donte të ndodhte, por nëse do të rrotullonte skafin në anën e kundërt, mund të kishte vrarë familjen e tij pasi në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët.
-
VIDEO
Bashkitë në vështirësi financiare me administrator, eksperti Haxhimali në Report Tv: Kundra, i cenohet autonomia! Qeveria duhet t’i kishte marrë përsipër borxhet
Bashkitë të cilat gjenden në vështirësi financiare shumë shpejt mund të kalojnë nën menaxhimin e pushtetit qendror, dhe kryebashkiakët të humbasin administrimin e tyre, por eksperti i pushtetit vendor Agron Haxhimali tha në Report Tv se pavarësisht faktit se administratori mund te jetë vërtet i nevojshëm dhe i aftë në ndihmën që do të japë për menaxhimin e situatës, sipas tij cenohet autonomia e pushtetit vendor në bazë të asaj që parashikohet në Kushtetutë.
-
VIDEO
Zaptoi hapësirën publike të plazhit, vihet nën hetim pronari i subjektit në Sarandë, i sekuestrohen 132 çadrat dhe shezlongët
Pronari i një subjekti, 36-vjeçari me iniciale A.L është vënë nën hetim pasi kishte zaptuar hapësirën publike të plazhit në vendin e quajtur “4 ishujt” në Ksamil duke vendosur 132 çadra dhe shezlongë pa pasur lejen përkatëse.
-
VIDEO
3 ditë zero metadon, të varurit nga droga apelojnë për ndihmë: Po humbim vendet e punës, kemi probleme! ‘Shëndetësia’: Mungesë në kompanitë e prodhimit
Rreth 900 persona në të gjithë Shqipërinë, përdorues të lëndëve narkotike, për tre ditë nuk kanë marrë metadonin, ilaçin që i ndihmon për të lënë drogën. Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur interesimit të Report Tv se shkak është bërë mungesa e këtij ilaçi, pasi kompania e prodhimit në Hungari nuk ka pasur gjendje në magazina.
-
VIDEO
Prej 1 viti në Itali, kush është i riu që vdiq në aksidentin në Rrogozhinë! Askush s’e dinte udhëtimin surprizë, nuk e takoi dot familjen! U kthye për 2 dasma në fis
Udhëtimi surprizë për familjarët u kthye në tragjedi. Festim Meçja është i riu 27 vjeç që u nda nga jeta ditën e djeshme vetëm pak kilometra larg banesës së tij në Sinaballaj të Rrogozhinës, ku mezi priste të takonte familjarët që do t’u shfaqej surprizë. Por parakalimi i gabuar dhe humbja e kontrollit të mjetit i automjetit tip ‘Benz’ që drejtonte të përfundonte i shndërruar në hekurishte, poshtë rrotave të kamionit.
-
VIDEO
Përplasi për vdekje me gomone 7-vjeçaren, Arjan Tase mbërrin në gjykatën e Vlorës! Do njihet me masën e sigurisë për 'vrasje me dashje'
Ish shefi i Komisariatit, Arjan Tase ka mbërritur në gjykatën e Vlorës pasi pritet të njihet me masën e sigurisë pasi goditi për vdekje 7-vjecaren Jonada Avdia teksa drejtonte gomonen në plazhin e Potamit në Himarë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 5 gusht 2022
Titujt e gazetave për sot, nga "Drejtësi për Jonadën" protestuesit ultimatum 72-orësh Ramës për të shkarkuar ministrat përgjegjës te që gjëma të mos përsëritet e deri tek revolucionarët Berisha-Meta që duan të vijnë në pushtet përmes dhunës.
-
VIDEO
Emocionuese, qytetarët ndezin qiri për të voglën Jonada e cila nuk arriti të festonte datëlindjen e 8-të
-
VIDEO
Homazhe me qirinj e lule në Elbasan për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë
Edhe në qytetin e Elbasanit qytetarët u mblodhën për të kryer homazhe për 7-vjeçaren Jonada Avdia që humbi jetën pasi u përplas nga një gomone ndërsa po bënte plazh në bregun e plazhit të Potamit, në Himarë.
-
VIDEO
Gomonia goditi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë, protestuesit ndezin qirinj në shkallët e Kryeministrisë
Protestuesit e kanë zhvendosur protestën nga Ministria e Brendshme përballë Kryeministrisë. Ata kanë ndezur në shkallët e ministrisë qirinj për të kujtuar vdekjen tragjike të 7-vjeçares Jonada Avdia.
-
VIDEO
Tensione në protestë, qytetarët përplasen me policinë, përpiqen të shkojnë në oborrin e ministrisë së brendshme
Tensione mes protestuesve dhe policisë. Qytetarët e pranishëm në protestë po përpiqen të zhvendosen nga pedonalja Murat Toptani përpara oborrit të Ministrisë së Brendshme. Kjo solli edhe përplasjen e policisë me protestuesit.