-
VIDEO
Bashkitë në vështirësi financiare, me administrator! Vora e Kavaja, bashkitë e para që mund t’i kalojnë shtetit
26 bashki në vend kanë probleme financiare për shkak të borxheve të krijuara ndër vite. Për këtë arsye qeveria po bëhet gati të marrë në administrim disa bashki, dhe ka shpallur konkursin për administratorët e që do menaxhojnë financat e tyre. Vora dhe Kavaja janë dy bashkitë që pritet të kalojnë të parat nën administrimin e shtetit, pasi janë në vështirësi tw mwdha financiare.
-
VIDEO
Zjarr në Shtiqën të Kukësit, rrezikohen 4 banesa! Banorët ndihmojnë zjarrfikësit të shuajnë flakët
Në fshatin Shtiqën të Kukës zjarri kërcënon të djeg katër banesa.
Flakët po përhapen me shpejtësi pranë oborreve të shtëpive. Banorët po mundohen të shuajnë flakët së bashku me punonjësit e zjarrfikësen e Bashkisë Kukës.
Një automjet i zjarrfikëses po mundohet të vërë flakët në kontroll.
-
VIDEO
6 vatra zjarri aktive, 16 të tjera u shuan gjatë 24 orët e fundit! Flakët rrezikojnë 4 banesa në Shtiqën të Kukësit
Situata e zjarreve në vend paraqitet e qëndrueshme pavarësisht se në disa zona të vendit vijon të ketë vatra zjarrit aktive, ku po punohet për shuarjen e tyre.
-
VIDEO
Dy viktima nga aksidenti tragjik në Rrogozhinë! 'Benzi' përfundoi nën rrotat e kamionit! Trupat e pajetë ende të bllokuar në makinë
Dy viktima është bilanci i aksidentit tragjik në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit" në aksin rrugor Rrogozhinë-Elbasan. Report Tv sjell pamjet pak minuta pas aksidentit tragjik të automjetit tip 'Mercedes Benz C Class' që është bërë copash dhe ka përfunduar nën rrotat e kamionit. Për pasojë, dy viktimat, shoferi dhe pasagjeri, të cilët nuk janë identifikuar ende janë bllokuar brenda makinës. Shkak i aksidentit dyshohet se ishte parakalimi i gabuar i Benzit.
-
VIDEO
Berisha vizitë ngushëllimi në familjen Avdia: Krimi horror u krye nga një njeri i qeverisë
Sali Berisha, mëngjesin e sotëm ka kryer një vizitë ngushëllimi në familjen e Avdia, e cila humbi vajzën 7-vjeçare, pasi u godit për vdekje nga një gomone me drejtues Arjan Tasen, teksa po lahej në plazhin e Potamit në Himarë. Sali Berisha tha se ky akt u krye nga një njeri i qeverisë.
‘Unë erdha për të shpreh ngushëllimet më të ndjera të mia të PD-së erdha si qytetar. Për familjen e Jonadës e cila humbi jetën në një krim horror dhe ka tronditur thellë çdo shqiptar çdo njeri, si ngjarje si krim i shëmtuar, duhet të ishe vetëm një individ si ai që e kreu se kurrë nuk mund ndodhte një akt i tillë. Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit po të kryhej nga një njeri i thjeshtë. Ky akt u krye nga një njëri i qeverisë, me një mjet monstruoz krimin. Ky akt u krye në distancën më të afër me rërën, në prani që qindra fëmijëve. Krimi është një dëshmi e një shteti të mbushur me xhelatë. Nuk është rasti për t’i numëruar me radhë vdekjet në stacionet e policisë, nuk është rastësi, ky xhelat skafist, nuk bëri gjë tjetër veçse imitoi ministrin e tij me skaf. Edi Rama është një vampir politik.’- u shpreh Berisha.
-
VIDEO
Nano vizitë ngushëllimi në familjen Avdia: S'dua që vizita ime të keqkuptohet! Erdha si prind e si qytetar
“Nuk dua të keqinterpretohet, kam marrë pjesë për t’i shprehur me shumë hidhërim nga shpirti ngushëllimet e mia për humbjen tragjike të fëmijës, kam ardhur si prind e si qytetar dhe falënderoj familjen Avdia e cila i mirëpriti ngushëllimet e mia dhe përveç përgjegjësive se çfarë ka ndodhur, i mirëkuptoj dhe i falënderoj që ngjyrime të caktuara i kanë lënë mënjane dhe janë duke vuajtur të gjithë atë se çfarë ndodhi”, tha Nano.
-
VIDEO
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen 5 shoferë në Durrës! Pezullohen 58 leje drejtimi
5 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia e Durrësit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore, ndërsa janë hequr 58 lejë drejtimi, përgjatë kontrollit të një jave.
-
VIDEO
Durrës/ 80 mijë litra naftë kontrabandë me peshkarexhë, arrestohen kapiteni dhe mekaniku i anijes
Kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës, të identifikuar si Flamur Aliu dhe Nuri xheka janë arrestuar sepse përshtatën anijen për të mbajtur 80 mijë litra naftë të kontrabanduar.
-
VIDEO
Kontrolle në plazhet e Darzezës dhe Divjakës për lirimin e hapësirave publik, sekuestrohen 169 çadra dhe 338 shezlongë
169 çadra dhe 33 shezlongë janë sekuestruar si rezultat i kontrolleve të kryera në plazhet e Darzezës dhe Divjakës më qëllim lirimin e hapësirave publike.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 4 gusht 2022
Titujt e gazetave për sot, nga përcillet 7-vjeçarja e masakruar nga gomonia e shefit të Policisë te si i shpëtoi drejtësisë Arjan Tase e deri te Meta dhe të metat tona.
-
VIDEO
'Shqipëria turistike'/ Kisha 400 vjeçare ortodokse e Leusës në Përmet dhe bujtina 'kri-kri'
Kisha 400 vjeçare e Shën Mërisë, monument kulture i kategorisë së parë ka ngjallur interesin e vizitorëve e sidomos të huajve. Objekti i kultit në fshatin Leusë të Përmetit i ngjan një tempulli, mes gjelbërimit dhe 3 përrenjve që burojnë nga malet e derdhen në Vjosë
-
VIDEO
'Tragjedia e Himarës ishte e paralajmëruar', Deputetja e Partisë së Lirisë: Rama në vend që ta bëjë këtë vend, vazhdon me propagandë
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka publikuar një video në rrjete sociale ku është duken disa jet ski pranë bregdetit të Himarës. Në video duken dy ministret Mirela Kumbaro dhe Ogerta Manastirliu.