-
VIDEO
Do ndalohen turistët rusë në Shqipëri? Rama: Nuk ndodh
Lufta në Ukrainë ka rritur frikën nga influenca ruse në të gjithë botën, megjithatë për kryeministrin Rama kjo nuk është arsye për t'i mbyllur dyert turistëve rusë që do t'i drejtohen vendit tonë. Përgjigjen e prerë ai e dha në konferencën për nisjen e Javëve Ndërkombëtare të Kulturës.
Pyetje: Shqipëria ka lehtësuar procedurat për hyrjen e të huajve në vend, përfshirë edhe për rusët, mendoni se duhet rishikuar sepse influence ruse është shumë prezente?
Edi Rama: Jo, nuk mendoj. Vazhdojmë me tjetrën
Qeveria ka marrë vendimin që 8 shtete do të përfitojnë lehtësira nga vizat turistike me Shqipërinë, me qëllim nxitjen e ardhjes së turistëve.
-
VIDEO
Javët e Kulturës/ Pse nuk e financojnë vendet që promovohen? Rama: Pyetje groteske, kultura e tyre është e gjithë botës
Për Kryeministrin Rama promovimi i vlerave kulturore të vendeve të tjera është investim madhor për gjithë shoqërinë tonë, pasi kultura është pasuri e përbashkët e njerëzimit.
“Këtu është fjala për të ushqyer veten, shoqërinë, komunitetin, bashkësinë, fëmijët, të rinjtë, me menynë fantastike të të gjitha kulturave. Për të bërë këtë financimi I vënë në dispozicion është tejet modest në krahasim me atë që duhet të ishte dhe në krahasim me çfarë sjell mbrapsht si vlerë e shtuar në organizimin e shoqërisë tënde. Është një pyetje groteske. Nuk e kuptoj fare se si mund të trajtohet kultura e të tjerëve si kulturë e të tjerëve. Kultura është pasuri e përbashkët e njerëzimit”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama për sezonin turistik: Jam besimplotë që do të jetë më i miri! Shqiptarët të kontribuojnë, të mos rrisin fëmijët në mjedis plehrash
Kryeministri Edi Rama ka folur për rolin e pushtetit vendor për zhvillimin e turizmit kulturor që të mos jetë kalimtar për turistët duke thënë se kanë krijuar kalendarë specifikë dhe harta për turistët. Nuk la pa përmendur edhe pastrimin e vijës bregdetare para se të nisë sezoni turistik duke thënë se duhet të angazhohen edhe familjarët në mënyrë që fëmijët të mos rriten në mjedis plehrash.
-
VIDEO
Lufta në Ukrainë, konsulli Bajraktari në Report Tv: Kievi i zhgënjyer nga Perëndimi! Në rrezik edhe Moldavia! Në Shqipëri 1 mijë ukrainas, po integrohen
Konsulli i Ukrainas në Shqipëri, Bledi Bajraktari tha në studion e Report Tv se agresioni rus rrezikon edhe Moldavinë, kjo është edhe arsyeja pse po fortifikohet.
-
VIDEO
Vonesat në ndërtimin e Teatrit Kombëtar, Rama: Shkak rritja e kostove në sektorin e ndërtimit! Do bëhet siç është projektuar
Rritja e kostove në sektorin e ndërtimit ka çuar në vonesa për fillimin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën për fillimin e Javëve Ndërkombëtare të Kulturës, ku theksoi se tërmeti, pandemia dhe së fundmi lufta në Ukrainë, kanë ndikuar në këtë rritje të çmimeve.
Ai theksoi megjithatë se Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç është projektuar, duke shtuar se jo të gjitha planet mund të zbatohen në afatet e përcaktuara kur në mes futen faktorë të tjerë.
-
VIDEO
Vali Bizhga do të propozohet për presidente? Kryeministri Rama: Thashethem! Nuk ka asnjë të vërtetë këtu
Edi Rama e ka cilësuar “thashethem” emrin e drejtoreshës e kabinetit të kryemistrit, Vali Bizhga si emrin e tij të preferuar për tu propozuar si kandidate për presidente.
“Nëse do të bënim javë kulturore për thashethemet, Shqipëria do të mbante flamurin e kryesuesit të aftësisë prodhuese por do të doja të mos e shfokusonim vëmendjen dhe na duhet mbështetja e të gjihëve ju dhe derisa të gjithë të mësojnë përmbajtjen e saj dhe pastaj me gjasë të interesohen dhe të zgjehdin dhe të përfshihen si vizitorë në të gjitha këto seri javësh që fillojnë sot dhe përfundojnë në fund të vitit me një ndërprerje në mes të pushimeve verore.
-
VIDEO
Nisin sot Javët Ndërkombëtare të Kulturës, Rama: Synojmë ta kthejmë në një traditë të përvitshme! Fillojmë me Francën, do shpalosen tradita e kultura të ndryshme
Rama tha se synimi është që kjo të kthehet në një traditë të përvitshme, teksa thekson se është mundësi për të shpalosur tradita e kultura të ndryshme. Kjo javë do të jetë e Francës, për të vijuar më pas edhe me vendet e tjera, teksa kryeministri theksoi se është një program për të gjitha grupmoshat në vend.
-
VIDEO
Përfitoi mbi 135 mijë euro duke gënjyer se do hapte call center! 30-vjeçari nga Kosova mashtroi pronaren e një hoteli në Tiranë pasi krijoi lidhje me të! Si e gënjente
Në dëshminë e saj para hetuesve ajo ka treguar se paratë i mbante në bankë, të ardhura nga shitja e një banese. Ajo ka deklaruar se i ka kërkuar paratë të riut, por Krasniqi përherë nxirrte justifikime.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 25 PRILL 2022, rriten temperaturat
Ditën e sotme, moti do të jetë i kthjellët me pak vranësira në pjesën e parë të ditës. Ndërkohë kthjellimet më të dukshme do të jenë në bregdet dhe zonën e ulët. Pjesa e dytë e ditës i thekson gradualisht vranësirat në vend duke krijuar mundësi për momente me reshje shiu në skajin verior dhe në juglindje të Shqipërisë, ku dhe vranësirat do të jenë më të fokusuara.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.
-
VIDEO
Po transportonin 9 kg kanabis me makinë, arrestohet 50-vjeçari, arratiset bashkëpunëtori i tij
Është arrestuar Albert Çeka dhe është shpallur në kërkim Ded Prendi, i cili mundi të arratisej. Ata u arrestuan pas një hetimi disajavor nga policia, ndërsa në makinë iu gjetën 9 kilogramë kanabis.
-
VIDEO
43-vjeçari plagos me thikë dy vëllezër të mitur në Sarandë, përfundojnë të plagosur në spital! Shpallet në kërkim autori me precedent penal
Dy vëllezër të mitur, kanë mbetur të plagosur dhe kanë përfunduar në spital, pasi janë goditur me thikë nga 43-vjeçari Ibrahim Duda, i cili është shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 në Sarandë.
-
VIDEO
Shpërthim me eksploziv në katin e parë të hotel 'Dea' në Sarandë
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë në zonën e Kanalit të Çukës. Shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të hotel 'Dea', i cili ndodhet në lagjen nr.1, Sarandë.