-
VIDEO
Rama takim me kompani lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE: Gati për zbatimin e planit për transformimin e Shqipërisë në eksportuese neto të energjisë
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim te Pallati i Brigatave me kompani lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE, ndërsa shprehet se ato janë gati për t'u përfshirë në planin për transformimin e Shqipërisë në eksportues neto të energjisë.
-
VIDEO
Po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm me makinë, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër
Një 29-vjeçar është vënë në pranga pasi është kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshme me makinë.
I riu N. Zh. u kap në Gjirokastër duke transportuar emigrantë në tentativë për t’i ndihmuar të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin kundrejt shpërblimit.
-
VIDEO
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Rama shtron iftar: Islami thelbi i kësaj tryezë, një dhuratë pa kushte për njerëzimin
Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama, me mbështetjen edhe të bashkëshortes së tij Linda Ramës, kanë shtruar një darkë iftari.
‘Kënaqësi e veçantë rikthimi në Tryezën e Iftarit pas dy vjetësh të paprecedentë nën sulmin e pandemisë. I lehtë dhe i pranuar agjërimi për të gjithë besimtarët.’ Më ka munguar ky takim sepse Tryeza e Iftar prej vitesh ka ushqyet tek unë një ndjesia paqeje. Faleminderit që keni ardhur dhe në emër të Lindës, gjysmës më të mirë time. Edhe në këtë rast nuk do mungojnë përqeshjet të cilat i ushqen një injorancë ulëritëse mbi islamin në veçanti. Nuk ka nevojë as të jesh mysliman që të ulesh në Tryezën e Iftarit dhe të marrësh prej saj ushqimin lehtësues.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Luftar Reçi tregon me emra ushtarët e Çapjave, vrasjet dhe autorët: Pagesat për ekzekutimet i bënte Behar Shehu, te hoteli ka fjetur Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë të PD
I penduari i SPAK-ut Luftar Reçi i rrëfen Erion Llapushit për krimet në Elbasan: Gentjan dhe Saimir Baku, Erjon Kume, Llapushi, Bledar Muça, Astrit Sinani, Arben Jaçe, Marjus Tafa dhe Armand Llaka janë ushtarë të Çapjave, kanë vrarë 6 persona pas vrasjes së Kolit
-
VIDEO
Operacion anti-drogë në Tiranë, pranga babë e bir
Operacion anti-drogë në Tiranë.
"Sami Qordja, gjatë kontrollit i është gjetur drogë në formë cokollare, 150 paketime, i është gjetur një armë gjahu pa leje, një automjet dhe 2 aparate celular. U arrestua Sami Qordja dhe djalit të tij 19-vjeç, Menjëherë pas këtij operacioni, u finalizua operacioni anti-drogë "Tujan". Ku u gjetën 312 gramë heroinë. Nga hetime, rezultoi se babë e bir. Ramazan Qordja merrej me shitjen e drogës", thuhet në njoftim.
-
VIDEO
Viti i parë i mandatit të tretë. Efektet e zgjedhjeve në Francë
Në një kohë kur të gjithë po flasin për shpërbërjen e opozitës, socialisti Blendi Klosi, e shikon të gjithën në një tjetër këndvështrim. Në studion e “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv të gazetarit Ilir Babaramo, Klosi tha se është fuqizuar Partia Socialsiste dhe kjo gjë e ka bërë të vogël opozitën përpara tyre.
-
VIDEO
Do trafikonin 55 klandestinë drejt Italisë, por u mbyt gomonia, shpallen të pafajshëm 5 detarët! 9 vite burg për skafistin, 6 vite për pronarin e hotelit ku strehoheshin sirianët
Gjykata e Vlorës ka dënuar sot me 9 vite burg Emiljano Likajn, skafistin i cili tentoi të dërgonte drejt Italisë 55 klandestinë sirianë, por u mbyt gomonia, ndërsa është dënuar me 6 vite Qazim Ismaili, pronari i hotelit ku ishin strehuar sirianët. Ismaili do të vuaj 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar
-
VIDEO
Zgjedhjet e Rithemelimit për kryetarët e degëve, tensione në Bulqizë, anëtarët shtyjnë njëri-tjetrin, njëri shkul derën! Kandidati Manjani: Për shkak të radhës, procesi vijon
Me momente tensionesh është shoqëruar procesi i zgjedhjeve të Grupit të Rithemelimit në Bulqizë për kreun e kësaj dege të PD. Anëtarët e partisë, në pritje për të votuar, janë shtyrë me njëri-tjetrin, por nuk lejohen të futen brenda. Në një moment, njëri prej tyre shkul edhe derën e kinemasë, brenda së cilës po kryhet votimi. Kandidati Shaqir Manjani ka deklaruar se procesi vijon normalisht dhe se tensioni u shkaktua për shkak të radhës.
-
VIDEO
Vlorë, konflikt me pronarin e tokës se nuk iu dha banesa! 3 gra ngujohen brenda një dyqani dhe kërcënojnë vetëvrasjen
Tre gra në lagjen ‘10 Korriku’ në Vlorë janë mbyllur brenda një dyqani dhe kërcënojnë se do të vetëflijohen. Ato kanë konflikt me pronarin e tokës pasi i prishi shtëpitë duke i thënë se do të ndërtonte pallat, por në fakt u ndërtua karburant.
-
VIDEO
Plagosja me armë zjarri e djalit të pronarit të hotel ‘Volorekës, arrestohen 5 persona, ndihmuan 2 autorët të arratiseshin! Ende në kërkim i biri i ‘të fortit’ të Pogradecit dhe miku i tij
Mësohet se kanë rënë në prangat e policisë Fatjon Bono, Kristian Kresto, Hekuran Gjona, Ledion Shkullaku dhe Rudi Shaho, të cilët akuzohen se ndihmuan dy autorët të arratiseshin. Janë ende në kërkim 2 autorët, Firdeus Berberi dhe Griseld Maxhari.
-
VIDEO
Ministria e Drejtësisë: Harta e re gjyqësore brenda javës në qeveri, ndryshon nga propozimi i parë
Harta e re gjyqësore shumë shpejt do të kalojë për miratim nga qeveria. Kështu ka deklaruar ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
-
VIDEO
Dhunuan policët pasi më parë kishin rrahur një person në ish-Bllok, shpallen në kërkim 2 djemtë e Tom Doshit
James dhe Marcos Doshi, dy djemtë e Tom Doshit, janë shpallur në kërkim sot nga Policia, të akuzuar se kanë rrahur një person dhe më pas kanë dhunuar edhe efektivët e policisë.