-
VIDEO
Integrimi në BE/ Kryenegociatori Mazi: Reforma në drejtësi riktheu besimin e shqiptarëve! Manja: Përafrim legjislacionit me BE-në
Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është duke u diskutuar në një tryezë të nivelit të lartë që po zhvillohet sot në Tiranë në Tiranë. Në takim me pjesëmarrjen e krerëve të disa institucioneve përgjegjëse për kriterin politik për procesin e anëtarësimit në BE.
-
VIDEO
Arrestohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër, i fuste të dënuarve në qeli sende të ndaluara! Vodhi karburant duke firmosur kartela fiktive
Mesnatën e djeshme në Shkodër është vënë në pranga Ervis Zika, drejtori i komanduar në burgun e Reçit. Zika dyshohet se ka hyrë në regjim pa kaluar në skaner dhe ka futur sende të ndaluara. Po ashtu ai ka lejuar futjen e sendeve pa kontroll brenda ambienteve të burgut.
-
VIDEO
Parashikimi i motit për sot, rriten temperaturat! Pas mesditës priten vranësira
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.
-
VIDEO
Nisin me Francën javët ndërkombëtare të Kulturës, Rama: Është vetëm fillimi i një hapësire ndërveprimi e dialogu midis kultuarve të çdo vendi
Ka nisur sot me Francën, cikli i parë i vjetor i javëve ndërkombëtare të kulturës në vendin tonë në sheshin 'Skënderbej' . Një nismë kjo e qeverisë e cila do të krijojë çdo vit hapësira të reja njohjeje e komunikimi me vendet e me kulturat e tjera, e natyrisht do të rrisë konsiderueshëm kalendarin e aktiviteteve kulturore dhe argëtuese në vend
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Letra sekrete e të penduarit Luftar Reçi: Kam mik për jetë Agron Kuliçajn, më shpëtoi nga burgu i përjetshëm! Erjon Llapushi të lajmërojë Çapjat se janë në rrezik
I penduari i SPAK-ut Luftar Reçi i ka dërguar një letër mikut të tij të burgut Erjon Llapushi, ku rrëfen për lidhjen që ka me Agron Kuliçajn dhe ndërhyrjen e tij për t’i hequr akuza për krime të rënda. Tregon lidhjet mes botës krimit dhe policisë dhe pse po goditen Çapjat. Erjon Llapushi, në kërkim për vrasjen e kryekamerierit Gazment Kurmaku, zbulohet si pjesë e Çapjave. Luftar Reçi rrëfeu krimet e bujshme të 2005 duke goditur Lul Berishën, Shullazin dhe rrethin e tyre.
-
VIDEO
Një vit pas zgjedhjeve të 25 Prillit / Vangjeli: Në katin e dytë të selisë blu u hapën shishe shampanje! Do të kemi një PD përtej Bashës dhe Berishës
Një vit pas zgjedhjeve që i dhanë Edi Ramës mandatin e tretë, analisti Lorenc Vangjeli solli detaje në emisionin “Kontrast” në Report TV.
Në panel me gazetarin Denis Minga dhe të ftuarin Edmond Spaho, Vangjeli tha se sot Partia Demokratike është në pikën e saj më të dobët dhe se prej saj pritet ringritja.
Sipas tij, shqiptarët do të kenë një PD pa Lulzim Bashën, por edhe pa Sali Berishën.
-
VIDEO
Bomba me telekomandë në Vlorë, bëhet shpërthim i kontrolluar
Bomba me telekomandë në Vlorë, bëhet shpërthim i kontrolluar.
-
VIDEO
Atentat në Pogradec, qëllohet drejt djalit të pronarit të hotel ‘Volorekës’! Shkon në vetë në spital: Më qëlluan dy persona! Shpallen në kërkim dy autorët
Johan Muçllari ka rënë pre e një atentati ditën e sotme. Muçollari është djali i Jetmir Muçollarit, pronarit të hotel Volorekës në Pogradec. Ngjara dyshohet se lidhet me një konflikt të hershëm, ku në 12 gusht 2020 u qëllua drejt hotel Volorekës.
-
VIDEO
Pako e dyshimtë në mes të rrugës në Vlorë, dyshohet për lëndë plasëse që ka rënë nga një makinë
VLORË- Në plazhin e vjetër në Vlorë gjendet një pako e dyshimtë në mesin e rrugës.
Dyshohet për lëndë plasëse që mund të ketë rënë nga një makinë.
-
VIDEO
Veliaj në shkollën e re 'Bashkim Fino': 40 shkollat e reja të Tiranës janë histori suksesi, i japim fund mësimit me dy turne pas 30 vitesh
Shkolla 9-vjeçare “Bashkim Fino”, që po ndërtohet pranë Qytetit Studenti, do të zgjidhë përfundimisht problemin e mësimit me dy turne në Njësinë 2. Kjo shkollë është pjesë e paketës së 40 shkollave të reja që i janë shtuar ose po i shtohen Tiranës, të cilat do të hapin dyert në nisje të vitit të ri shkollor në shtator.
-
VIDEO
Lezhë/ Ambulanca me të sëmurin brenda përplaset nga një fuoristradë
Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në rrugën Shkodër-Lezhë, ku një ambulancë, e cila po transportonte në spital një person të sëmurë, është goditur pas nga një makinë tip "fuoristradë".
-
VIDEO
‘Bomba kimike’ Bonzai, eksperti në Report Tv: Efektet të paimagjinueshme, laborator prodhimi edhe në Shqipëri! Kanabisi mjekësor? Qytetarët të pyeten me referendum
“Fillimisht është përdorur në Turqi, pas viteve 2000. Tregtarët në ato kohë e quanin “jamaica”. Ajo ishte marihuanë e pastër e përzier me elementë kimikë që i japin shijen. Turqit e kanë importuar nga Belgjika dhe Holanda. Pas zbulimit të laboratorëve që tregtarëve të vegjël në Turqi, u çmontuan. Pas kësaj u fut një avancim i kësaj droge aritificiale që mori emrin Bonsai. Përdoren gjethe të thata të përziera me elementë kimikë. Kjo e bënë edhe agresive, i jep të gjitha elementet negative. Bonzai është shumë i rrezikshme ka efekte të paimagjinueshme nga konsumi.”, tha ai.
Sipas tij kjo drogë prodhohet përmes laboratorëve edhe në Shqipëri, pasi është e thjesht dhe nuk ka kosto.
“Droga prodhohet në laborator, të tillë ka edhe në Shqipëri. Ka plot njerëz që merren me drogë dhe kanë aftësi ekonomike. Formula e saj është mjaft e thjesht dhe e lirë, ndaj preferohet.”, tha ai.