-
VIDEO
Rama tregon projektin tjetër: Brenda vitit të ardhshëm do të keni asistentin digjital me zë, i ngjashëm me 'Siri-n'
Kryeministri Edi Rama tha se qytetari do të marrë përgjigje online për pyetjet që ka rreth shërbimeve të ndryshme. Brenda vitit të ardhshëm, në e-albania do të jetë asistenti digjital (shërbimi me zë) i ngjashëm me Siri-n, një shërbim që ofrohet në telefona celularë për të bërë kërkime në internet apo për shërbime të tjera.
-
VIDEO
'Prej dixhitalizimit gjermanët na njohën patentat', Rama tregon historinë: U shokuan kur panë transformimin
Për të treguar ndryshimet që sjellë në administratë dixhitalizimi dhe kalimi i të gjitha shërbimeve online, Rama solli si shembull transformimet e kryera në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit. Kryeministri përmendi njohjen e patentave shqiptare në Gjermani, ku u shpreh se inspektorët gjermanë dhanë dakordësinë dhe u 'shokuan' kur panë transformimin.
-
VIDEO
Peticioni kundër Kim, PS: Sulm i turpshëm i Berishës! Me asnjë prej ambasadorëve të SHBA në Tiranë s’ka pasur marrëdhënie të mira! Po nxit anti amerikanizmin
Nga Fieri, ku ka marrë pjesë në një aktivitet atje, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka quajtur të turpshëm peticionin online, që është firmosur nga mijëra qytetarë kundër ambasadores amerikane Yuri Kim.
-
VIDEO
Kriza energjetike, Rama përmënd Trump: I parapriu rrezikshmërisë së varësisë nga gazi rus
Kryeministri Edi Rama, teksa po fliste rreth krizës energjetike përmëndi ish-presidentin e SHBA, Donald Trump, i cili sipas tij e kishte parashikuar rrezikshmërinë e varësisë ndaj gazit rus.
“Dua të kujtoj këtu, ish Presidentin e SHBA, Donald Trump gjatë një takimi që patëm në NATO. Ai mbajti një fjalim se sa e rrezikshme ishte të mbështetesh te gazi rus, dhe të gjenim më të mirin, më të pastrin, gazin e lëngët amerikan”, tha Rama.
-
VIDEO
Vlorë, konflikt me pronarin e tokës se nuk iu dha banesa! 3 gra prej 2 ditë të ngujuara brenda një dyqani! Futen në grevë urie
Tre gra në lagjen ‘10 Korriku’ në Vlorë janë mbyllur brenda një dyqani prej 2 ditësh tashmë dhe kërcënojnë se do të vetëflijohen. Ato kanë konflikt me pronarin e tokës pasi i prishi shtëpitë duke i thënë se do të ndërtonte pallat, por në fakt u ndërtua karburant. Brenda dyqanit ku janë mbyllur kanë një bombol gazi me të cilën fillimisht paralajmëruan se se do i vënë flakën.
-
VIDEO
Tjetërsuan pronat në Lezhë, Policia ndalon dy persona që Apeli i GJKKO u rëndoi dënimin me burg
Që prej mbrëmjes së kaluar, policia ka nisur një operacion në qytetin e Lezhës. Burime bëjnë me dije se po ekzekutohen vendimet e apelit të GJKKO për personat e dënuar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin. Deri tani janë ndaluar të paktën dy persona, të cilët janë identifikuar si Zef Lazri dhe Vlash Gaxulli.
-
VIDEO
Nga 1 maji të gjitha shërbimet kalojnë online, mbyllen sportelet, Rama: Stacion historik i Revolucionit Digjital!
Nga 1 maji, çdo shërbim publik do të ofrohet online, ndërsa nuk do të ketë më sportele. Për kryeministrin Edi Rama kjo është një epokë e re dhe një stacion historik i Revolucionit Digjital që i jep fund radhëve, zvarritjeve dhe bakshisheve.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 27 prill 2022, rriten temperaturat
Ditën e sotme, deri në orët e mesditës parashikohet që moti i kthjellët të jetë mbizotërues në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas Meteoalb, në orët e pasdites parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të pakta e kalimtare në të gjithë territorin. Orët e mbrëmjes dhe natës sërish do t'i bëjnë kthjellimet më të dukshme në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 28°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 - 2 ballë.
-
VIDEO
Projektet dhe investimet madhore/ Rama: Para disa vitesh trashëguam një sistem të falimentuar energjetik, sot synojmë pavarësinë totale
Kryeministri Rama në fjalën e tij në konferencën e sotme me përfaqësues të kompanive të mëdha të energjisë në botë, tha se me projektet që ka në vazhdim Shqipëria synon të bëhet një vendi eksportues dhe i pavarur energjitikisht.
“Si lojtari më i vogël në këtë sallë, edhe pse më i gjati, ju falënderoj për pjesëmarrjen. Jam i lumtur që ky takim kaq i fuqishëm mbahet në Tiranë. Ju falënderoj që dëshmoni interesin tuaj që së bashku të realizojmë programin e ndryshimit për Shqipërinë, programin e ndryshimit për rajonin.
Disa ditë më parë vizitova Presidentin Alijev dhe me kënaqësi ndjeva interesin e lartë që ka për tu përfshirë në tubacionin joniano-adriatik, që mund të jetë një fuqi e madhe energjie për Evropën që sa më shumë të fitojë një pavarësi nga gazi rus. Me shumë kënaqësi shikoj punën për shndërrimin e TEC-it të Vlorës në një impiant përpunim energjie.
Shumë punë po kryhet për energjinë e erës. Por edhe ëndrra e gjatë e hidrocentralit të Skavicës, që do të na japë neve një shtytje të madhe të pavarësisë energjetike.
Të gjitha këto tregojnë një potencial konkret për ta shndërruar Shqipërinë Brenda kësaj dekade në eksportuese energjie. Para disa vitesh na është dashur të marrin në dorë një sistem të falimentuar. Borxhi i OSHEE shkonte në 5% të PBB tonë si shtet. Por të ardhmen e shohim me buzëqeshje”, tha Rama.
-
VIDEO
Ministrja e Energjisë: Projekt për lidhjen e TAP me portin e lundrueshëm LNG nëpërmjet tubacionit Fier -Vlorë! Kthejë Shqipërinë në qendër të furnizimit me gaz në rajon
Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku zbuloi sot projektin për lidhjen e gazsjellësit TAP me portin e lundrueshëm LNG në Vlorë nëpërmjet tubacionit Fier-Vlorë. Duke folur në konferencën ndërkombëtare për Energjinë që u zhvillua në Pallatin e Brigadave, Balluku u shpreh se Shqipëria do të shndërrohet në qendër të furnizimit me gaz në rajon.
-
VIDEO
Drejtonte 'Audi-n' luksoz nën efektin e drogës dhe kaloi semaforin me të kuqe, arrestohet shoferi në Tiranë! Kundërshtoi me dhunë efektivët
Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit. Ai kundërshtoi me dhunë efektivët dhe tentoi të largohej por u vu në pranga.
-
VIDEO
Yuri Kim: Pushtimi rus i Ukrainës ka treguar nevojën për diversifikimin e burimeve të energjisë! Koha për të vepruar
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e pranishme në konferencën ndërkombëtare për energjinë, u shpreh se pushtimi rusi i Ukrainës ka bërë të qartë nevojën e diversifikimit të burimeve të energjisë. Ajo theksoi se tashmë është koha për të vepruar.