-
VIDEO
I refuzoi lirimin, zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës së Lartë për ish-ministrin Lefter Koka: Vendimet e GJKKO të rregullta, nuk ka shkelje
Gjykata e Lartë ka nënvizuar gjithashtu se nuk është një gjykatë fakti dhe nuk merret me pretendimet për vlerësim të gabuar të provave. Sipas saj Koka ka paraqitur si shkaqe rekursi të njëjtat pretendime si në ankimin te Gjykata e Apelit. Sipas gjyqtarëve të lartë asnjë nga pretendimet e ngritura në rekurs nuk janë të ligjshme.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 13 prill 2022/Rriten temperaturat
Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar do të jetë në orët e para të ditës në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin, por pritet që në zonat malore të ketë kalime të pakta vranësirash. Ndërsa në ortë vijuese parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të lehta e kalimtare edhe në pjesën tjetër të vendit tonë.
-
VIDEO
Vrasja e Tauland Beqirajt në Vlorë, dënohet me 21 vite burg autori Elton Hajnaj
Dënohet me 21 vite burg autori i vrasjes së Taulant Beqirajt, Elton Hajnaj. Trupi gjykues i përbërë nga Enkel Peza dhe anëtarë Herila Çela dhe Hektor Sinani kanë vendosur që ta dënojnë me 21 vite burg të pandehurin Elton Hajnaj. 2 vite më shumë se sa kishte kërkuar prokuroria për akuzën e vrasjes me dashje dhe "mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit"
-
VIDEO
Pajtimi në PD, deputetja Açka propozon ‘platformën Curzio’: Vetëm duke u ‘vetësakrifikuar’ Berisha ka një zgjidhje! Të ngrihet Këshilli i Bashkimit në PD
Në Partinë Demokratike po synohet bashkimi por askush nuk e gjen dot ‘çelësin’. Së fundmi ka qenë deputetja e PD-së, Flutura Açka ajo që ka përgatitur disa propozime të asaj çka e cilëson si “Platforma Curzio”, ku rendit disa pika me rëndësi se si mund të bashkohen demokratët dhe të kapërcehet kriza.
-
VIDEO
U vra nga babai i bashkëjetuesit sepse nuk pranonte lidhjen e saj me të birin, përcillet për në banesën e fundit 30-vjeçarja Merushe Hazizi
Merushe Hazizi, 30-vjeçarja e cila u vra mizorisht një ditë më parë nga babai i bashkëjetuesit, do të përcillet sot për në banesën e fundit. E reja, nënë e 3 fëmijëve, do të prehet në varrezat pranë familjes së saj.
-
VIDEO
Tentoi të vriste me armë zjarri një person, vihet në pranga një 28-vjeçar
Tentoi të vriste me armë zjarri një person, vihet në pranga një 28-vjeçar. Mësohet se është arrestuar Emra Korteshi.
-
VIDEO
Gledis Nano analizon 3 mujorin e Policisë Rrugore: 12% më pak aksidente! Kryepolici kërkon përpilimin e një plani masash për ndryshimin e situatës
12% më pak aksidente u regjistruan në tre mujorin e parë të vitit 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat u bënë me dije nga kryepolici Gledis Nano, në një mbledhje analize me vartësitë e Policisë Rrugore. Nano kërkoi përpilimin e një plani masash për vijimin e ndryshimit të situatës
-
VIDEO
61-vjeçari në Roskovec vrau bashkëjetuesen e djalit e më pas u vetëvar, flet e motra: Thoshte do t'i ther të dy! Nusja rrinte mbyllur në dhomë, kishte frikë
Motra e Xhevahir Hoxhës, i cili goditi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e të birit, 30-vjeçaren Merushe Hazizi e më pas u vetëvar, ka treguar se mes tyre kishte konflikte të vazhdueshme. Ajo thotë për 'Report Tv' se 61-vjeçari nuk e donte 30-vjeçaren dhe se kishte deklaruar se do ta vriste atë bashkë me të birin.
"Vëllai i madh më mori në telefon dhe më tha që Xhevahiri ka therur nusen e Fatjonit. Më solli djali te shtëpia e tyre, nuk e dija që vëllai kishte varur veten, më thanë që ka ikur nga shtëpia. Po bënte tre vjet që Fatjoni bashkëjetonte me atë, por vëllai thoshte nuk e dua, dua nusen e parë. Më mori Fatjoni në telefon para një jave dhe më tha se punët po shkojnë keq, nuk e di si do shkojë puna. Vëllai thoshte do i ther të dy, ishte kundër lidhjes së tyre. Kishin shumë konflikte, nipi me vëllanë kanë shkuar edhe në polici. Nusja rrinte mbyllur në dhomë, nuk dilte dot se kishte frikë", ka thënë ajo.
-
VIDEO
61-vjeçari vrau bashkëjetuesen e djalit, gruaja duke larë gjakun e të resë: E acaronte, i thoshte dil nga shtëpia se është e imja
Qerime Hoxha, gruaja e Xhevahir Hoxhës, i cili vrau bashkëjetuesen e të birit, Merushe Hazizin, thotë se marrëdhënia mes tyre ishte e acaruar. Ajo tregon se 61-vjeçari deklaronte në fshat se do ta vriste nusen, por shton se vetë asaj nuk ia merrte mendja se ai do ta bënte këtë veprim të rëndë.
-
VIDEO
Ish-kryeministri maqedonas ‘non grata’, gazetarja në Report Tv: Vendim i vonuar, DASH të shtojë listën e ‘zezë’ në Maqedoninë e Veriut
Kryeredaktorja e Tv M2 Migena Gorenca, tha në Report Tv se vendimi i DASH për të shpallur “non grata” ishte kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski ishte i vonuar.
-
VIDEO
Paloka si Berisha: Alibeaj e drejton grupin me axhendën e Kongresit të PS, axhendën Basha-Rama
Deputeti Paloka në mbyllje të mbledhjes së grupit Parlamentar të PD ka akuzuar Enkelejd Alibeajn me gjuhën e Sali Berishës. Ai e ka akuzuar se po e drejton grupin me axhendën e Ramës dhe Bashës, siç e quajti ai.
-
VIDEO
KPA pranon kërkesën e Elisabeta Imeraj për të marrë në shqyrtim provat e reja, konkluzionet përfundimtare më 20 prill! Prokurorja: Pres drejtësi
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është zhvilluar seanca ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, dhe është marrë vendimi për riçelje të hetimit gjyqësor si dhe janë pranuar provat shtesa që ajo ka kërkuar ndërkohë që ende nuk ka një njoftim nëse do të kemi vendim për shkarkimin ose konfirmimin në detyrë të saj.