-
VIDEO
Roskovec/ 61-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen e të birit dhe më pas vetëvaret në pemë! Kundërshtonte lidhjen e djalit me 30-vjeçaren sepse kishte qenë e martuar më parë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Vidhishtë në Roskovec të Fierit, ku 61-vjeçari Xhevair Hoxha ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e të birit, Merushe Hazizi, dhe më pas ka vrarë edhe veten.
-
VIDEO
Njohja reciproke e patentave, zv.ministri gjerman i Transportit: Një tjetër hap i Shqipërisë drejt BE
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të patentave zv.ministri gjerman i Transportit Oliver Luksic tha se ky është një hap tjetër i Shqipërisë drejt BE.
“Është kënaqësi të jem këtu për të nënshkruar marrëveshjen e rëndësishme. Që prej dy vitesh kemi iniciuar këtë proces. Do të jetë një kontribut i rëndësishëm në afrimin e vendeve tonë, është edhe një sinjal i rëndësishëm i shqiptarëve që jetojnë në Gjermani. Kjo është një marrëveshje që ka të bëjë me një raport “win-win”. Do të përmirësojë edhe problemet dhe të emigracionit. Është një sinjal i përafrimit edhe me BE për Shqipërinë. Është një hap i vogël në drejtim të BE. Një pjesë e politikën evropiane e Gjermanisë përkundrejt Ballkanit Perëndimor. Faleminderit që kjo marrëveshje është bërë në një kohë të shkurtër, kjo do të hapë edhe aspekte të tjera të bashkëpunimit.”, tha ai.
-
VIDEO
Vrasja e Nazim Bandulës, 55-vjeçari u qëllua 13 herë, 6 plumba e kapën në trup! Asnjë gëzhojë në vendin e ngjarjes, autorët u larguan me 'Benz'
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin sot në Shkodër të 55-vjeçarin Nazim Bandulës. Bëhet me dije se autorët kanë përdorur një automjet tip Mercedez Benz me ngjyrë të bardhë me xhama të zinj, ndërsa të gjitha gëzhojat kanë mbajtur në makinë pasi hetuesit nuk kanë gjetur asnjë në vendin e ngjarjes. Në drejtim të viktimës është qëlluar 13 herë, ku 6 plumba e kanë prekur në pjesën e sipërme të trupit, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Skena është filmuar nga një kamera sigurie në distancë, e cila nuk ka ndihmuar shumë hetuesit.
-
VIDEO
Tropojanët mbjellin kanabis në pyll, parcelën e ruajnë me granata e kamera
Kishin instaluar kamera dhe granata gati për shpërthim, në parcelën ku kishin kultivuar bimë narkotike. Parcela ndodhej në pyllin e fshatit Kovaç të Tropojës.
Ndërkohë që dje bazuar në provat e siguruara, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për dy kultivuesit. Njëri prej tyre i arrestuar ndërsa tjetri është ende në kërkim.
"Bazuar në provat e siguruara, rezulton se këta shtetas, më datë 28.09.2021, në pyllin e fshatit Kovaç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike, përreth të cilave kishin lidhur me fill sintetik 2 granata ofensive, si dhe kishin vendosur kamera, për të monitoruar zonën' informoi sot policia.
-
VIDEO
Zgjedhjet për krerët e degëve, deputetja Pampuri: Procesi nuk e bashkon PD-në! Berisha kryetar? Qëndrimet e SHBA-ve duhet të jenë prioritet! Rama tregoi frikë në qëndrimin për SPAK
Procesi i zgjedhjeve që po organizohet nga Komisioni i Rithemelimit në degët e Partisë Demokratike nuk është gjithëpërfshirës dhe nuk bashkon partinë. Ky është qëndrimi i deputetes së PD-së, Oriola Pampuri, në një intervistë në ‘Sot live në Shqipëri’ në Report Tv.
Pampuri ka deklaruar se më 6 mars të dyja pjesët e PD humbën dhe kjo pasi demokratët nuk ishin të bashkuar.
-
VIDEO
Mbollën 262 kg kanabis në një serë në Vlorë, arrestohet një trafikantët, në kërkim dy të tjerët! Më herët u arrestuan kryeplaku i fshatit dhe elektricisti i OSHEE
Një vit pasi ishte shpallur në kërkim dhe iu shkatërruar sera më kanabis që kishte mbjellë në Vlorë është arrestuar një nga trafikantët, ndërsa vijojnë të jenë ende në kërkim dy të tjerë.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 12 prill 2022/Dielli do mbizotëroj ditën e sotme
Zhvillimi i një qendre të presionit të lart atmosferik në Mesdhe do të diktoj kushtet e motit dhe ne vendin tonë, duke bërë që të kemi dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit në pothuajse gjithë ditën. Sipas MeteoAlb herë pas here parashikohet që të ketë dhe kalime të lehta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore dhe nuk do të mund të sjellin reshje në këto zona.
-
VIDEO
IKMT aksion në Golem për shembjen e kabinave të vjetra të pushimit, të ndërtuara në kohën e komunizmit, Bashkia e Kavajës: Janë të dëmtuara nga tërmeti
Sipas Bashkisë së Kavajës, këto godina po shemben për arsye sigurie, për shkak se kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Godinat janë në vijë të parë bregdetare, vetëm 50 metra larg detit, ndërsa nuk ka një numër ekzakt të atyre që do të shemben.
-
VIDEO
Gjirokastër, transportonte 64 emigrantë me furgon dhe nuk i ndaloi policisë, në pranga 24-vjeçari nga Kosova, në kërkim 2 shokët e tij
Është arrestuar Egzon Isufi, i cili i kishte marrë emigrantëve 3400 euro për t'i kaluar në mënyrë të jashtëligjshme në kufi. Atij iu bë shenjë nga policia për të ndaluar në afërsi të fshatit Dervician, por 24-vjeçari nuk u bind, duke u larguar me vrap dhe duke braktisur furgonin.
-
VIDEO
Fico: BE të hap negociatat me Shqipërinë, me situatën sot është çështje strategjike zgjerimi i saj në Ballkan
Kryetari i Dhomës Italiane, Roberto Fico gjatë takimit me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, tha se BE duhet të hap tashmë negociatat me Shqipërinë. Duke parë situatën e luftës në Ukrainë, Fico tha se tashmë zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor është çështje strategjike.
-
VIDEO
Prostitucion dhe vrasje, ja e shkuara e Nazim Bandulës që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Shkodër
Nazim Bandula i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm pranë banesës së tij dyshohet si se ishte një trafikant i vajzash me qëllim prostitucionin. Sipas informacioneve të siguruara ai dyshohet se është përfshirë më parë në ngjaje të tjera kriminale, si vrasje.
-
VIDEO
Ngrihet Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Tiranë, presidenti i Dhomës Italiane, Fico: Ky investim do shpëtojë jo vetëm jetë, por do parandalojë dhe katastrofa
U përurua sot Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Ajo u bë e mundur falë grantit prej 1 milion euro, të vënë në dispozicion nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim.