-
VIDEO
U shpall fajtor vetëm për shpërdorim detyre, SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë për Saimir Tahirin: Të dënohet edhe për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal
SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon dënimin e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit edhe për trafik drogë dhe grup të strukturuar kriminal. Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg vetëm për shpërdorim detyre.
-
VIDEO
Sot Kuvend, ministrja e Shëndetësisë dhe ministrja e Ekonomisë interpelancë me deputetin Zef Hila
Sot zhvillohet seanca e radhës plenare në Kuvend. Në seancën plenare pritet që të zhvillohet një interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë, kërkuar nga deputeti Zef Hila
-
VIDEO
E kishin kthyer magazinën në 'shtëpi bari', në pranga 2 persona në Krujë, në kërkim 2 të tjerë! Sekuestrohen 700 bimë kanabisi! Në pranga edhe 2 elekticistë të OSHEE
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Krujë dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi e kishin shndërruar magazinën në 'shtëpi bari'.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 14 Prill 2022
Titujt e gazetave per sot,nga nisma e qeverise se kush harxhon mbi 700 kWh energji paguan me shume te Berisha thote se vetem ai e mund Edi Ramen e deri tek Vllaznia-Laci ne finale te Kupes e Partizani ne lot.
-
VIDEO
Digjet një makinë pa targa në Vlorë, dyshohet ngjarje e qëllimshme
Një automjet është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Ngjarja dyshohet e qëllimshme, por ende nuk jepen të tjera detaje. Policia ka nisur hetimet.
-
VIDEO
Digjet Mercedezi në Tiranë, shkaku defekti teknik
Një automjet është përfshirë nga flakët në nënkalimin pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në aksin Laç-Mamurras, përplasen 2 makina, plagosen 4 persona, 1 në gjendje të rëndë te Trauma
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin e vjetër Laç-Mamurras, ku dy automjete janë përplasur pranë fshatit “Katund i Ri”.
-
VIDEO
‘MOST WANTED’, policia kërkon ndihmë për kapjen e tyre, kush janë 5 super të kërkuarit! Aktiviteti kriminal i Talo Çelës, Laert Haxhiut, Jani Aliajt, Ibrahim Licit dhe Erjon Llapushit
Policia e Shtetit kërkon ndihmë për kapjen e shumë të kërkuarve Talo Çela, Laert Haxhiu, Jani Alia, Ibrahim Lici dhe Erjon Llapushi.
Përmes një njoftimi policia kërkon informacione për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e disa prej personave më të kërkuar, për vepra të rënda penale kundër personit dhe pronës, konkretisht.
-
VIDEO
Gati 1800 karta fermerësh për subvencionimin e karburantit, prioritet prodhimi i kulturave të stinës
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, është shprehur sot se 1800 karta fermerësh që do të përfitojnë karburantin për bujqësinë. E pyetur nga gazetari i Report Tv, Ermal Qori, ajo tha se i është dhënë prioritet kultivimit të produkteve të kohës.
“Në Berlin isha në platformën e një thirrje që ministrit gjerman kishte bërë për vendet e Ballkanit Perëndimor, mbi masat që janë marrë për hapjen e tregjeve. Unë shikoj një situatë shumë të më qetë edhe në tregje rajonale. Ne e kemi mbyllur skemën kombëtare më 30 mars dhe deri më sot kemi bërë gati 1800 karta të naftës për fermerët që janë gati. Ne i kemi dhënë prioritet ato kulturave që mbillen tani. Po ecim shumë shpejt, duke prioritizuar sigurisht. Ne kemi pasur këtë vit rreth 50 mijë aplikime, një rekord. Premisa është pozitive, fermerët e besojnë skemën dhe kanë nevojë sigurisht dhe ne po bëjmë gjithçka të mundur që fondet të shkojnë sa më shpejt te ta”, tha ministrja.
-
VIDEO
Vendimi i qeverisë/ Hiqen biletat në formatin e shtypur për transportin ndërqytetas
Biletat në format të parashtypur do të hiqen nga qarkullimi. Kështu bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
'Ky pr/ligj sjell disa risi, hiqen biletat në format të parashtypura në transportin ndërqytetës. Prerja e biletave do të bëhet përmes sistemit elektronik e-transport të fiskalizuara. Prerja e biletave bëhet nga agjencitë në mjete, autobus apo kudo tjetër. Ndërkohë platforma elektronike garanton ciklin e plotë të prerjes së biletave. Shtohet elementët e faturës së fiskalizuar. Biletat në format letër do të gjenerohen nga platforma elektronike.'- tha Balluku.
Projekt vendimi i dytë i miratuar, ka të bëjë me kompensimin e naftës për transportin urban, si pjesë e paketës anti-krizë.
-
VIDEO
Katastrofë ekologjike në Kune në Shëngjin! Bregdeti mbulohet nga mbetje te ndryshme, deri tek kafshët e ngordhura
Këto janë pamjet e bregdetit te Kunës në Shëngjin, këtë të mërkure. Brezi i rërës është mbuluar nga mbetje te ndryshme te sjella nga deti pas reshjeve te fundit te shiut. Plastika, mbetje drurësh e deri tek kafshët e ngordhura, kanë dalë në breg, duke sjell një ndotje mjaft te madhe.
-
VIDEO
Momenti kur ekzekutohet Bandula, vrasësit afrohen me benzin gri dhe e qëllojnë me breshëri kallashnikovi! Foto e vendit të ngjarjes, kafja e fundit e lënë përgjysmë e viktimës
Nazim Bandula, mori 6 plumba dje në trup nga 13 që u shkrepën ndaj tij, teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal në Shkodër. Teksa qëndronte i vetëm në lokalin pranë banesës së tij në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër, 55-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një mjet në lëvizje.