-
VIDEO
Plehrat e Piskovës derdhen në Vjosë, banorët: Nuk kemi kontejner, mbetjet urbane hidhen në lumë
Pirgje me mbeturina derdhen në shtratin e Vjosës, duke shënuar rekord ndotje. Pika më kritike është shënuar në Piskovës në Përmet, ku banorët thanë për Report Tv se në mungesë të kontejnerëve mbetjet urbane i hedhin pranë lumit.
-
VIDEO
Gjykata regjistroi ndryshimet e Berishës në statut, avokati Beqiri: Gjyqtari Zhukri dha vendim të pavlefshëm, SPAK duhet ta marrë të pandehur! Duhet të pezullonte çështjen
Për avokatin Idajet Beqiri, vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri për të regjistruar ndryshimet e Sali Berishës në statutin e PD-së, të bërë në kuvendin e 11 dhjetorit, janë të pavlefshme. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, avokati Idajet Beqiri tha se SPAK duhet ta marrë të pandehur, pasi është haptas në kundërshtim me ligjin dhe se ka shpërdorur detyrën. Sipas Beqirit, Zhukri si fillim duhet të kishte thirrur palën e tretë që është PD. Më tej avokati sqaroi se ai duhet të kishte pezulluar çështjen pasi duhet të prisre deri sa të përfundonte çështja në apel.
-
VIDEO
Lufta, diplomati Çejku në Report Tv: Putin po provokon NATO-në, përgjigja ndaj agresionit euroatlantike! Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, një ëndërr e realizuar
Arben Çejku, ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë tha në Report Tv se presidenti rus Vladimir Putin me agresionin e nisur 30 ditë më parë donte të tregonte fuqinë e tij ndaj NATO-s dhe se nuk kishte qëllim primar pushtimin e Ukrainës.
-
VIDEO
Pasditja do të sjellë vranësira, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë të jetë në ndikimin e motit të kthjellët gjatë orëve të paradites. Por, sipas MeteoAlb, pasditja do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe pjesërish në qendër. Edhe pse ka shtim të lagështirës në ajër reshjet nuk do të jenë prezente
-
VIDEO
Gjykata e Tiranës regjistroi statutin e Berishës, Alibeaj: Do e ankimojmë, vendim skandaloz
Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, e ka përcaktuar skandaloz vendimin e gjyqtarit Zhukri për njohjen e statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit.
"Jemi njohur për vendimin e Gjykatës së Tiranës. Njohuritë e mia juridike dhe besoj njohuritë e kujtdo që njeh nga media se si zhvillohen gjyqet, për mua është një vendim në nivelet e skandalit. Siç e dini ju edhe vetë gjyqtari ka deklaruar njohjet dhe anësinë e vet në lidhje me këtë çështje. Së dyti PD ka bërë ankim për regjistrimin e Kuvendit të datës 18 dhjetor, është i fundit që PD ka realizuar. Çështja është në apel bashkë me të gjithë dosjen, bashkë me të gjitha provat. Gjyqtari sot nuk ka pasur dosjen dhe ka marrë një vendim pa pasur prova, pa pasur dosje dhe mbi të gjitha pa pasur palë. Do të bëjmë kallëzim penal për gjyqtarin për 'Shpërdorim detyre'", tha Alibeaj.
Sipas Enkelejd Alibej vendimi i sotëm i cili nuk është zbardhur është një vendim ndaj të cilit do të ushtrohet ankim.
“Edhe kur nuk zbardhet brenda afatit 15 ditor ke te drejtë të paraqesësh ankim. Ne do të paraqesim një ankim. Një vendim gjykatë bëhet i ekzekutueshëm, ose kur nuk ankimohet, ose kur ankimohet dhe gjykata e Apelit e shqyrton. Kuvendi i datës 18 dhjetor, ne kemi paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit të presim gjykatën e Apelit. Kjo pasi ne kërkuam një bashkim të dy Kuvendeve. Ne bëmë kërkesë për të qenë palë në proces, ato krijojnë vendime që janë nul. Çdokush ka të drejtë që të ankimoj. Sot flasim për një çështje juridike. Bashkimi është një akt politik, kemi ecur me hapa konkrete. Basha ka bërë aktin e vet edhe nga pala tjetër të bëhet në mënyrë simetrike edhe nga pala tjetër. Për një vendim që nuk e kemi parë ende, kemi të drejtën që të bëjmë ankim. Kemi të drejtë për të qenë palë, na e ka mohuar gjykata”, tha ai.
-
VIDEO
Dëmtohen disa varre në Varrezat e Dëshmorëve në Korçë
Disa varre janë dëmtuar në varrezat e dëshmorëve në Korçë, në lagjen nr.1. Bëhet me dije se varret janë thyer në pjesën e sipërme, ku shkruhet emri.
‘Mëngjesin e sotëm, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Korçë, në "Varrezat e Dëshmorëve", janë konstatuar të dëmtuar disa varre. Nga ana e Policisë, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.’- njofton policia.
-
VIDEO
Krijoi konflikt për radhën në spital dhe qëlloi punonjësen në Lezhë, largohet nga vendi i ngjarjes autori
Një incident i pazakontë është regjistruar mëngjesin e sotëm në spitalin rajonal të Lezhës.
Njeri prej personave që po prisnin në radhë për t'u vizituar ka nisur një konflikt për radhën dhe për pasojë ka goditur derën recepsionistin. Si pasojë ka marrë lëndime të vogla një punonjëse e spitalit.
-
VIDEO
Gjykata e Tiranës regjistron ndryshimet e Berishës në Statut! 'Rithemelimi' drejton Partinë Demokratike! Zhbëhen strukturat e PD, miratohet shkarkimi i Bashës! Ndryshohen logo dhe vula e partisë
Gjykata e Tiranës regjistron ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës tashmë do të drejtojë Partinë Demokratike.
Në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendos referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, shkarkimi i nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesisë dhe të gjitha strukturave drejtuese.
-
VIDEO
IKMT aksion në pyllin e Sodës në Vlorë, pritet të shemben 10 objekte pa leje
VLORË- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar ndërhyrjen për prishjen e objekteve në pyllin e Sodës. Aksioni i IKMT ka vijuar në ditën e tij të dytë ndërsa në total për tu shembur janë 10 objekte. Sipas asaj që konfirmohet bëhet fjalë për lokale të vogla apo objekte të cilat janë të ndërtuara la leje apo që nuk janë kualifikuar nga procesi i legalizimit. Mësohet se aksioni i IKMT pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.
-
VIDEO
Ndryshimet në buxhet, 6 pyetjet e deputetit Erion Braçe për qeverinë
Gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë për ndryshimet në buxhet për përballimin e krizës së çmimeve, deputeti socialist Erion Braçe kishte disa pyetje për ministren Ibrahimaj.
"Sa të ardhura do të vijnë nga rritja e çmimeve? Sa do të ulen të ardhurat e familjeve nga rritja e çmimeve? Sa do të cenohen investimet publike nga rritja e çmimeve të lëndëve të para, dhe a është bërë një analizë për gepin që krijohet dhe që duhet të mbulohet nga fonde shtesë buxhetore, me rrezikun që një pjesë e investimeve mund të amortizohen dhe kërkojnë fonde të tjera shtesë? Sa cenohet rritja ekonomike për këtë vit? Për prodhimin vendas çfarë parashikon akti, se vërtet kemi paketën e rezistencës por nga ana tjetër kemi një problem që është prodhimi vendas?", pyeti Braçe.
Ministrja u shpreh se do t'i shqyrtonte pyetjet për t'i kthyer përgjigje.
-
VIDEO
Vijon që të digjet pylli në Shëngjergj, përfshihet nga flakët një magazinë, rrezikohen disa edhe banesa! Mbi 10 ha të djegura
Zjarri i rëne prej pasdites të së enjtes në masivin pyjor të fshatit Shëngjergj të Njësisë Administrative vijon të jetë aktiv. Flakët po përhapen me shpejtësi dhe aktualisht rrezikohen dhe disa banesa. Në terren ndodhen zjarrfikësit e Mirditës të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, por nga ana e tyre është e pamundur izolimi i kësaj vatre të madhe zjarri që është përhapur në disa drejtime. Deri tani janë djegur rreth 10 hektarë pyll me lis, shkurre dhe bimësi.
-
VIDEO
Zbulohen dy ‘shtëpi bari’ në Durrës, dy të arrestuar
Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se u zbuluan 2 ambiente (banesa), të cilat ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, ndërsa janë sekuestruar 17.1 kg kanabis (7.6 kg në formë çokollate), 156 fidanë kanabis, të kultivuar në vazo e kubikë, 80 llamba që përdoren për kultivim kanabisi në ambjente të mbyllura, 46 Drosela, 22 pllaka metalike te nikeluara për ndriçim të brendshëm, si dhe 2 aspiratorë