-
VIDEO
Plan për t'u arratisur, i riu që ndërroi jetë e Dilaver Idrizi i vunë zjarrin komisariatit në Kamzë! 2 policë në pranga, 3 të tjerë nën hetim, i lejuan në qeli me çakmak
Në pranga kanë rënë Inspektorët Fatmir Isufi dhe Hajredin Boja, i cili mbeti i plagosur. Po hetohen në gjendje të lirë inspektorët Lutfi Muça, Mark Marashi dhe Komisari Ylli Çollaku. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se viktima, Arben Mici dhe i shoqëruari tjetër, Dilaver Idrizi shkaktuan zjarrin me qëllimin për t'u arratisur. Dilaver Idrizi ka deklaruar se ka qenë Arben Mici që i ka vënë flakën ambientit. Mici më parë ka bërë një tentativë vetëvrasje.
-
VIDEO
Dalin pamjet, ja dhoma e izolimit në Komisariatin e Kamzës që iu vu zjarri nga dy të arrestuarit
Report Tv ka siguruar VIDEO të dhomës së izolimit në Komisariatin e Kamzës, nga ku nisi zjarri që i mor jetën të arrestuarit për dhunë në familje, Arben Mici, ndërsa morën plagë Dilaver Idrizi, i cili u arrestua pasi hodhi gruan nga ballkoni dhe polici Hajredin Boja. Ishin Mici dhe Boja ata që i vunë flakën me çakmak qelisë, me qëllimin për t'u arratisur.
-
VIDEO
Dhunoi dy vajza me grushte në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka dhunuar me grushte dy vajza në rrugën e Bogdaneve. Denis Telo goditi Albina Rukon, 26-vjeç dhe Mirela Rukon, 29-vjeçe, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e dhunës së shkaktuar nga i riu
-
VIDEO
Zjarri në komisariatin e Kamzës, ndërron jetë një prej personave të ndaluar
Një prej personave të ndaluar ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit në komisariatin e Kamzës.
“Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B. Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital. Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
-
VIDEO
Hodhi gruan nga ballkoni, asfiksohet nga zjarri në Komisariatin e policisë! I lënduari tjetër në Kamëz është Dilaver Idrizi
I lënduari tjetër në zjarrin e rënë mbrëmjen e sotme në Komisariatin e Policisë në Kamëz është Dilaver Idrizi, të cilin gjykata e la sot në burg për tentativën e vrasjes së gruas së tij, pasi e hodhi nga ballkoni.
62-vjeçari Dilaver Idrizi do të mbetet ne qeli për dhunimin barbar të bashkëjetueses së tij dhe më pas hedhjen e saj nga ballkoni i katit të trete duke e paraqitur si aksidentale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 11 mars, ndërsa Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg.
Fillimisht kjo ngjarje u raportua si aksidentale por hetimi zbuloi se 62-vjeçari Dilaver Idrizi kishte ushtruar dhunë barbare ndaj bashkëjetueses dhe e kishte hedhur nga ballkoni. Ka qenë vajza e gruas së dhunuar që ndihmoi hetuesit e Policisë së Tiranës për të zbardhur ngjarjen duke dëshmuar dhunën që 62-vjeçari ushtronte vazhdimisht ndaj nënës së saj.
Gruaja e cila u dhunuar dhe u hodh nga ballkoni kishte thyerje të legenit si dhe dëmtime te tjera trupore. Dhuna mes dy bashkëjetuesve ka qenë e pranishme që në fillim të lidhjes për shkak të xhelozisë por ishte munduar ta mbante lidhjen për shkak të fëmijëve, pavarësisht se ata kanë qenë prezent në disa raste dhune.
-
VIDEO
Në orët e pasdites pritet një shtim i vranësirave, njihuni me parashikimin e motit për sot
Vendi ynë do të ndikohet nga mot me kthjellime dhe alternime vranësirash në pjesën e dytë të ditës.
Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat mbeten më të dukshme në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë territorin Shqiptar.
-
VIDEO
Berisha fiton betejën, rikthehet në PD
-
VIDEO
Zjarr në Komisariatin e Policisë në Kamëz, nisi në dhomën e personave të ndaluar, ndërron jetë njëri prej tyre! I lënduar edhe një tjetër si dhe një punonjës policie
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Komisariatin nr. 5 në Kamëz, ku si pasojë e një zjarri të rënë në ambientet e dhomave të personave të ndaluar njëri prej këtyre personave ka ndërruar jetë ndërsa një tjetër si dhe një punonjës policie janë dërguar në spital.
-
VIDEO
N’kohë -Në Shëngjergj me Albana Nanaj
-
VIDEO
“Paqe për Ukrainën”, qirinj dhe homazhe në sheshin ‘Skënderbej’ për jetët e humbura në luftë
Qindra qytetarë janë mbledhur sotme në sheshin “Skënderbej”, në shenjë solidariteti për paqe në planetin Tokë në këtë periudhë të vështirë. I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj ndërsa të rinjtë krijuan në shesh flamurin e Ukrainës me mbi 60 qirinj dhe me mbishkrimin, “Paqe për Ukrainën” (Peace for Ukraine).
-
VIDEO
Mbyllet votimi, Fatmir Braka rizgjidhet kreu i Dhomës së Avokatisë Tiranë
Fatmir Braka është rizgjedhur sërish në krye të Dhomës së Avokatisë Tiranë. Votimi për kryetarin e Dhomës së Avokatisë nisi që prej orës 08:00 të mëngjesit në ambientet e Muzeut Kombëtar, ndërsa votimi u mbyll në 18:00.
-
VIDEO
Rritja e çmimeve/ Fëmijët shpenzojnë më shumë lekë gjatë pushimit në shkollë, sociologia: Prindërit t’i mësojnë që të marrësh bukë me vete nuk s’është turp
Rritja e çmimeve ka shqetësuar edhe fëmijët e shkollave të cilët tregojnë se po shpenzojnë më shumë për ushqim kohën e pushimit të gjatë. Sociologia Entela Binjaku në javën globale të parasë thotë që edukimi duhet të nisë që në tekstet mësimore dhe se prindërit duhet t’u mësojnë fëmijëve se të marrësh bukë me vete nuk është turp.