-
VIDEO
Zjarr në kodrën e Mimiasit në Berat, në flakë pylli me pisha! Terreni i vështirë, zjarrfikësit në zonë me mjete rrethanore! Zjarri I dytë i qëllimshëm në këtë zonë brenda 1-jave
Një zjarr i madh është shfaqur mbrëmjen e sotme në kodrat e fshatin Mimias, pikërisht në pyllin me pisha të kësaj zone. Zjarri është pikasur nga banorët që kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit, të trembur se mos zjarri përhapet drejt Bllokut të Fiqve dhe vreshtave, që ndodhen shumë pranë pyllit me pisha.
-
VIDEO
Nis heqja e dyerve të blinduara në selinë e PD-së
Pas heqjes së adezivëve në xhama, në selinë e Partisë Demokratike ka nisur puna për heqjen e dyerve të blinduar të vendosura nga Lulzim Basha, për të zmbrapsur militantët e Berishës më 8 janar.
-
VIDEO
Berisha nis ‘pastrimin’ e selisë blu
Komisioni i Rithemelimit ka nisur pastrimin e selisë blu. Report Tv sjell pamjet ku duket se në seli ka filluar të hiqet letra adeziv nga dyert dhe xhamat, e cila ishte vendosur nga Lulzim Basha përpara protestës së dhunshme të 8 janarit të thirrur nga Sali Berisha.
-
VIDEO
COVID-19/ Skënder Brataj: Vera do jetë e qetë, të shqetësohemi për fundvitin
Numri i të infektuarve me COVID-19, është më i lartë se ai që raportohet nga Ministria e Shëndetësisë. Kreu i Urgjencës Skënder Brataj nga Vlora zbulon se ky është rezultat i testimeve të pakëta.
“Situata është e qetë janë 30 pacientë të shtruar, numrat e të infektuarve janë të ulur por në këtë moment nuk bëhen edhe shumë testime për të parë nëse ka apo jo. Sigurisht që numri i të infektuarve është i lartë se ai që është realisht i regjistruar”, tha Brataj.
-
VIDEO
Gripi i shpendëve, fermerët në Berat ankohen për mungesën e blerësve: Pulat janë të vaksinuara
Tregtia e shpendëve të gjallë vijon në tregjet e Beratit, pavarësisht urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë për të pezulluar shitjen, për shkak të përhapjes së influencës aviare H5N8.
Fermerët shprehen se shpendët e oborrit janë të shëndetshme dhe kanë kryer vaksinimin çdo tre muaj. Disa prej tyre disponojnë dhe certifikatën e lëshuar nga veterineri.
-
VIDEO
Zjarri përfshin materiale skrapi në Gjirokastër, 7 zjarrfikëse dhe policia në operacion
Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në ish NSHN në Gjirokastër tek materialet e Skrapit, në pronësi të Adi Shehut. Report Tv mëson se shkak i flakëve është bërë një shkëndijë në vendin ku punohej.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse. Në operacion marrin pjesë 7 forca zjarrfikëse. Të pranishëm janë edhe forca policie.
-
VIDEO
Nga serat e Fierit në tregjet e Tiranës çmimi i luleshtrydhes gati trefishohet! Prodhuesit e shesin 110 lek/kg, qytetarët e kryeqytetit e blejnë me 300 lek/kgv
Në serat e Fierit mund të blesh një kilogram luleshtrydhe me 110 lek, ndërsa në tregjet e Tiranës çmimi trefishohet, duke kapur vlerën 300 lek për kilogram. Report Tv kreu një vëzhgim në fshatin Adë të Fierit, që njihet për kultivimin e luleshtrydhes, si edhe në tregun e pakicës pranë stacionit të trenit në Tiranë.
-
VIDEO
Gripi i shpendëve/ Ministria ndalon shitjen e pulave në treg të hapur të paautorizuar, tregtarët në Sukth vijojnë të dalin: Kështu do falimentojmë, s’kemi pula të infektuar
Pas rasteve me gripin e shpendëve Ministria e Bujqësisë ndaloi shitjen e pulave në tregjet vendase, por pavarësisht kësaj, fermerët e pulave vazhdojnë tregtimin e pulave dhe deklarojnë se në fermat e tyre me 8000 pula, nuk kanë rastisur asnjë rast të pulave të infektuara. Megjithatë edhe pse nuk kanë pula të infektuara, tregtarët e Sukthit deklarojnë se situata e pularive ka ndikuar për keq dhe tek shitja e pulave të tyre, gjë e cila po i çon drejt falimentit
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 26 mars / Temperatura deri në 21 gradë
Sipas MeteoAlb, gjatë paradites parashikohet të ketë në territor kthjellime në ultësirën perëndimore, ndërsa kthjellime dhe vranësira do të këtë në zonat malore. Por në pasdite dhe në orët vijuese vranësirat gradualisht do të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku në zona të izoluara në veri të Shqipërisë do të jenë më të shumta.
-
VIDEO
Kamera kap ‘mat’ shoferin e rrezikshëm! Kryente manovra të frikshme në rrugë, gjobitet me 82 mijë lekë (VIDEO)
Një nga rastet më të çmendura dhe të rrezikshme është siguruar nga Report Tv, që ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Në video dallohet qartë se drejtuesi i makinës jo vetëm që ka bërë një parakalim të rrezikshëm në anë të kundër. Drejtuesi u gjobit me 83 mijë lekë nga policia rrugore.
-
VIDEO
Përshtati magazinën për të krijuar Bitcoin duke vjedhur energjinë, arrestohet 60-vjeçari në Malësinë e Madhe
Një 60-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se kishte përshtatur një magazinë në banesën e tij për të prodhuar kripotomonedhën Bitcoin. Ngjarja u zbulua në Malësinë e Madhe, ku zbulimi u bë përmes gjurmimit të vjedhjes së energjisë dhe informacioneve të marra nga policia e Shkodrës.
-
VIDEO
Uzurpuan korsinë e biçikletave, ndëshkohen 150 motoristë
150 motoristë janë ndëshkuar me gjobë pasi kanë kaluar në korsinë e biçikletës duke uzurpuar atë në kundërshtim me ligjin