-
VIDEO
Digjen 6 makina që jepeshin me qira në një servis në Pogradec, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
6 makina janë djegur në një servis në Pogradec dhe dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme. Servisi 'Mercedes 2006', është në pronësi të Geri Pengut, ndërsa makinat jepeshin me qira
-
VIDEO
PD pas ikjes së Bashës, vjen rikthimi i Berishës?
Dorëheqja e Luzlim Bashës nga drejtimi i PD duket se ende nuk po e zgjidh krizën. Në një kohë kur të dyja palët bëjnë deklarata për bashkim, asnjëra nuk ka hedhur një hap të qartë se si kjo do të ndodh, por vijojnë me kërcënime me njëra-tjetrën. Megjithatë demokratë të Bashës apo të Berishës të gjithë janë në një mendje, që PD duhet të bashkohet.
-
VIDEO
Dhanë certifikata pronësie për toka në bregdet e legalizuan objekte pa leje! Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës Sarandë, në kërkim ish-drejtoresha! 2 zyrtarë të tjerë në pranga (VIDEO)
Katër zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës janë arrestuar nga policia e Sarandës pasi kanë pajisur me certifikatë pronësie disa persona për tokat në bregdet. Zyrtarët legalizuan edhe dy objekte pa leje në Sarandë për të cilat Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte kërkuar shembjen.U denoncuan nga Ministria e Drejtësisë.
-
VIDEO
Aksident në aksin Lezhë-Laç, audi luksoz përplaset me murin rrethues të një shtëpie, lëndohen dy persona
Një aksident është regjistruar në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç, pranë fshatit Zejmen.
-
VIDEO
Report Tv në Rrethkalë të Dibrës, fshati ku ngordhën 580 pula nga gripi i shpendëve dhe s'ka karantinë! Fermeri: I kisha të vaksinuara, por ilaçet mund të ishin të skaduara
Në fshatin Rrethkalë të Dibrës, autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për karantinën pas shfaqjes së gripit të shpendëve. Report Tv arriti të bisedojë me fermerin që humbi rreth 600 krerë në vetëm 3-4 ditë, edhe pse të gjitha pulat i kishte të vaksinuara. I kthyer nga emigrimi për të investuar në vendin e tij, Gazmir Mani ka pak besim tek institucionet.
-
VIDEO
https://shqiptarja.com/lajm/report-tv-ne-rrethkale-te-dibres-fshati-ku-ngordhen-580-pula-nga-gripi-i-shpendeve-dhe-ska-karantine-fermeri-i-kisha-te-vaksinuara-por-ilacet-mund-te-ishin-te-skaduara#:~:text=Report%20Tv%20n%C3%AB%20Rrethkal%C3%AB%20t%C3%AB%20Dibr%C3%ABs%2C%20fshati%20ku%20ngordh%C3%ABn%20580%20pula%20nga%20gripi%20i%20shpend%C3%ABve%20dhe%20s%27ka%20karantin%C3%AB!%20Fermeri%3A%20I%20kisha%20t%C3%AB%20vaksinuara%2C%20por%20ila%C3%A7et%20mund%20t%C3%AB%20ishin%20t%C3%AB%20skaduara
Në fshatin Rrethkalë të Dibrës, autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për karantinën pas shfaqjes së gripit të shpendëve. Report Tv arriti të bisedojë me fermerin që humbi rreth 600 krerë në vetëm 3-4 ditë, edhe pse të gjitha pulat i kishte të vaksinuara. I kthyer nga emigrimi për të investuar në vendin e tij, Gazmir Mani ka pak besim tek institucionet.
-
VIDEO
Ministri i Drejtësisë denoncoi legalizimin e dy objekteve në Sarandë, arrestohet ish-drejtori i Kadastrës dhe tre zyrtarë
Katër zyrtarë janë shoqëruar në Sarandë pas denoncimit të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja se lejuan legalizimin e dy objekteve pa leje.
-
VIDEO
Kryemadhi: Më kanë nisur video nga Dubai të Ramës me ministrat, s'dukeshin fare të shqetësuar për luftën po rritjen e çmimeve
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit tha se 40% e popullsisë shqiptare jeton nën minimumin jetik, ndërsa sipas saj paketa e rezistencës së ndërmarrë është tallje, ose kapitullim i plotë i qytetarëve.
"Një nga kolegët përmendi çështjen e pandemisë, tërmetit, por nga ajo që po kuptojmë është se të dyja jo vetëm që nuk ka pasur asnjë efekt të qytetar, por i kanë kthyer në skllevër të lëmoshës, po në një pastrim parash të grupeve kriminale, shiko kontraktorët dhe nënkontratorët e rindërtimit, të kuptosh se çfarë është paketa e rezistencës sociale, apo cimet e naftës, atë që shohim në lajme, se kush janë partnerët strategjik për turizmin, edhe sot që ne flasim për rezistencë, nuk është gjë tjetër veçse kapitullimi i plotë i tyre, më erdhi një video nga Dubai, për EXPO me vizitën e famshme, ku nuk pashë një fytyrë që vuante luftën e Ukrainë, apo cimet, po një ekzaltim të jashtëzakonshëm, është me rëndësi që të paktën edhe për moral politik, do ishte më e ndershme të mos tallemi me qytetarët, më mirë t'iu themi që paratë kanë shkuar të inceneratorët, të koncesionet, e kështu me radhë, nganjëherë qytetarët e kuptojnë shumë më mirë kur i themi bëmë gabim na falni", tha Kryemadhi.
-
VIDEO
Kamzë, gruaja deklaroi se ra nga ballkoni, arrestohet 62-vjeçari, e dhunoi dhe e hodhi nga kati i 3-të
Denoncimi në polici i një gruaje se kishte rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banon, nuk i ka bindur efektivët e policisë, të cilët pas hetimeve zbuluan në fakt se ajo ishte dhunuar nga bashkëjetuesi i saj që më tej e kishte hedhur nga ballkoni.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 mars në Kamëz. Të dy, gruaja dhe burri 62 vjeçar Dilaver Idrizi, e raportuan ngjarjen në polici si aksidentale, ndërsa gruaja mori dëmtime të shumta.
-
VIDEO
Gripi i Shpendëve/ Ministria e Bujqësisë: Mbi 382 mijë shpendë të ngordhur, ndalohet shitja dhe transporti në 3 qarqet e prekura! Produktet të sigurta
382.672 janë shpendët e ngordhura nga gripi i shpendëve në Shqipëri deri më tani, ndërkohë që lajmi i mirë është se sipas Ministrisë së Bujqësisë asnjë vatër e re nuk është konstatuar.
Përmes një deklarate të posaçme, zv. ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeçi tha se janë marrë të gjitha masat.
"Në lidhje me situatën e gripit të shpendëve në Shqipëri, gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur asnjë rast të dyshimtë të konstatuar në kontrollet tona apo raportuar në numrin e gjelbër. Aktualisht: po respektohen procedurat e shuarjes së vatrës, po kryhet tamponimi i zonës sipas niveleve të rrezes, po komunikohet risku për fermerët dhe veterinerët e zonës, është siguruar baza materiale e ajo mbrojtëse për veterinerët. Në të gjithë territorin e vendit deri mbrëmë në darkë kemi 382, 672 shpendë të ngordhur. Vazhdon procesi për eliminimin dhe asgjësimin e kafshëve që po ngordhin. Veterinerët zyrtarë të AKVMB kanë kryer vizita e kontrolle në të gjithë 63 stabilimentet shpendërritëse dhe deri tani nuk ka raste të dyshuara. Nga kontrollet zyrtare në komplekset intensive të mbarështimit të shpendëve me drejtim për prodhimtarinë e mishit, rezultatet tregojnë se janë të pastra", tha ajo.
Zv. ministrja u shpreh se është e rëndësishme për tregtarët dhe publikun që të dihet se është në fuqi Urdhri për marrjen e masave kufizuese për parandalimin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla. Ky urdhër do të zbatohet në tre qarqet ku është konfirmuar vatra e sëmundjes: Durrës, Dibër Korçë.
"Urdhri ndalon shitjen dhe tregtimin e shpendëve të gjalla në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në këto qarqe si dhe lëvizjen e shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla. Policia e shtetit, prefektët dhe kryetarët e këtyre 3 bashkive por dhe të gjithë territorit të Shqipërisë janë në bashkëpunim të ngushtë me ne për të ndaluar çdo tentativë të shkeljes së ligjit. Nga kontrollet e ushtruara nga AKU në të gjithë territorin e vendit deri tani nuk janë evituar shkelje', vijoi Gjeci.
Në fund ajo garantoi se nuk ka asnjë rrezik nga mishi dhe vezët në treg për të gjithë konsumatorët.
"Më lejoni të shfrytëzoj ekranet tuaja dhe këtë komunikim për t'ju drejtuar konsumatorëve se nuk ka asnjë rrezik si për mishin ashtu dhe për vezët të cilat i blini nga operatorët e licencuar dhe produktet janë të kontrolluara. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius si është dhe procedura normale e gatimit. Në faqet e ministrisë së bujqësisë, autoritetit kombëtar të ushqimit si dhe të autoritetit kombëtar të veterinarisë mund të gjeni informacionin e nevojshëm në ueb-faqet tona zyrtare', përfundoi deklaratën për mediat zv. ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi.
Një ditë më parë, ministria e Bujqësisë, njoftoi se pas Durrësit dhe Korçës, prezenca e gripit të shpendëve është zbuluar edhe në Dibër. Këto vatra janë futur në karantinë në një rreze prej 10 km, siç parashikohet edhe në protokoll.
-
VIDEO
Simbol i tërheqjes për bashkim, PD bëhet gati për të hequr dyert e blinduara! Nisin përgatitjet për tu realizuar ditën e sotme
Ishte deputeti Tomorr Alizoti ai që e parashtroi në mbledhjen e djeshme të Kryesisë, por edhe të tjerë deputetë e kanë shprehur se një prej simbolikave drejt bashkimit të PD-së do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Dhe duket se kjo do të bëhet realitet sot. Report Tv ka mësuar se në Selinë blu po bëhen gati për t'i hequr dyert e blinduara.
-
VIDEO
Sali Berisha uron Kryemadhin për ditëlindjen e Metës
Në oborrin e Kuvendit, ku ishte si shoqëruar edhe nga deputeti Flamur Noka, deputeti Sali Berisha ka takuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në takimin e shkurtër ndërmjet tyre, Berisha ka uruar, nëpërmjet Kryemadhit, presidenti Ilir Meta për rastin e ditëlindjes.